“Nëse familjes time i preket një qime floku…”/ Deklarata e Marjana Koçekut në rrjete sociale, Safet dhe Behar Bajri denoncojnë në SPAK Neomalësoren E ndërtuar jo më larg se 4 vite më parë, lulishtja në qendër të qytetit të Elbasanit po shkon drejt shkatërrimit të plotë.
Me një vandalizëm të jashtëzakonshëm janë shkatërruar stola, koshat e mbetjeve dhe këndet e lojërave për fëmijë. Vetë qytetarët shprehen të revoltuar.
Bashkia e Elbasanit bën apel për rritje të ndërgjegjësimit qytetar në mbrojtjen e ambienteve të përbashkëta. Madje në rast të konstatimit të mëtejshëm do të aplikohen edhe gjoba.
Një situatë e tillë nuk flet aspak për qytetari ku investimet qindra milionëshe me paratë e taksapaguesve shqiptarë shkatërrohen për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit apo dashakeqësisë.
Top Channel