Halloween duket se është një trend që prej vitesh ka pushtuar Tiranën. Ne do t’i përshtatemi gjithë kësaj atmosfere. Fillimisht do të veshim një kostum e më pas do të dalim nëpër clubet e natës për të parë se si e festonjnë të rinjtë Halloween në kryeqytet.

“Me aksesorët e kokës, ose një rrip, një tyl, apo një tantellë në formën e rrjetës së merimangës bën gjithë diferencën tek pjesa e veshjes”, ka thënë Anisa Mzllazmeri, kostumografe.

“Këtë vit duke qenë se filmat më të njohur janë Joker dhe Maleficent, janë jo vetëm më të parë, por edhe filma që kërkohen si personazhe”, Elona Zaimi.

Le të zbulojmë sëbashku se çfarë kanë zgjedhur shumica në kryeqytet për të përqafuar si kostumin e tyre përgjatë natës së frikshme të Halloween-it.

“Ky face painting është një meksikan i vdekur, i cili shkon shumë me fytyrën time.

Jokeri. Pse? Sepse është bërë i famshëm këto kohët e fundit.

Unë jam një zombie. Klloun. Ku keni jetuar? Në Azi.

Rrugët janë plot. Sot kam gjithë ditë që i shikoj me vëmendje.

Të pëlqen më shumë të jesh e frikshme apo sexy gjatë kësaj feste? E frikshme.

Është nata kur tremben të këqijat. Kur tremben fanazmat e këqija.

Unë mendoj se Halloween është dita kur zgjohen të vdekurit.

Unë kam karakter pozitiv dhe për festën e Halloween dua të jem e kundërta.

Të pëlqen më shumë të jesh e frikshme apo sexy gjatë kësaj feste? Sexy.

Unë jam një klloun. Nga jeni? Nga Belgjika.

Ne e duam Top Channel. Të gjithë këtu e duan Top Channel-in. Kështu që bëni qejf!”, shprehen disa festues.

Jetona Kocibelli

Top Channel