Në Open në Top Channel u zhvilluan debate të shumta teksa po flitet për ndikimin rus.

Andi Bushati tha se propaganda bëhet për dy qëllime, të brendshme dhe të jashtme. Ndërkohë ka ndërhyrë Peza duke hedhur akuza për lidhje mes Partisë Demokratike dhe Rusisë.

Sa herë që kemi pasur protesta të dhunshme, Russia Today dhe media të tjera kanë bërë transmetim live- tha Peza duke aluduar qëPD-është e lidhur me Rusisë dhe së Rusia është e interesuar për destabilitet në vendin tonë.

Ndërkohë në lidhje direkte në Skype, eskperti i Sigurisë Kombëtare Adrian Shtuni tha se rreziku i ndikimit rus është prezent dhe se projekt rezoluta duhet të ishte më e gjerë, duke përfshirë edhe vende të tjera.

Shtuni tha se problem është tek ajo që sjell Rusia dhe Turqia, që është totalitaizmi dhe jo demokracia që është e përhapur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rusia shfrytëzon destabilitetin e Shipërisë dhe për ndikimin e saj bashkëpunon me parti të ndryshme që sjellin kaos. Vendet e Ballakanit janë vende të vogla, Shqipëria është vend i vogël prandaj Shqipëria është e rrezikuar.

Top Channel