E premte, 05 Prill 2019
13:46
Lamtumirë futbollit në mënyrë spektakolare dhe…“kriminale” (Video)

Ignazio Barbagallo e kishte menduar shumë herë në karrierën e tij lamtumirën nga futbolli, por dëshira për të luajtur sa më gjatë e kishte shtyrë dhe e kishte zhvendosur deri në Kategorinë e tretë siçiliane.

13:36
Allegri nuk ikën nga Torino: Dua të jem “Fergusoni” i Juventusit

Massimiliano Allegri u përfol verën që lamë pas, si një prej trajnerëve të lodhur nga sukseset me Juventusin, e në kërkim të një aventure të re në futbollin europian.

13:32
Bayern-Dortmund, sfida e titullit nën risitë teknologjike

Bayern Munchen-Borussia Dortmund është ndeshja që asnjë tifoz nuk mund ta humbasë këtë fundjavë, një përplasje që me shumë gjasë do të vendosë edhe rrugën e titullit kampion në Bundesligën gjermane.

13:27
Haradinaj, në SHBA me ftesë të Komunitetit Katolik shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj udhëtoi sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Komunitetit Katolik shqiptar “Shën Pali” në Detroit, për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

13:07
Veliaj: Samiti Dixhital i Ballkanit Perëndimor, vitin tjetër në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në Samitin Dixhital të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Beograd, ngjarja më e madhe e teknologjisë digjitale në rajon, e cila bëri bashkë përfaqësues të qeverive, bizneseve, organizatave rajonale, komunitetit akademik dhe të rinj.

13:00
PD: 1.7 miliardë euro janë keqpërdorur qëllimisht nga qeveria

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku denoncoi sot raporton e KLSH-së, duke thënë se ky institucion konfirmon korrupsionin e rëndë në qeverinë “Rama”. Në raport thuhet se vitin e kaluar, 1.7 miliardë euro janë keqpërdorur me qëllim nga qeveria.

12:53
Gara për prokuror në SPAK, skualifikohen tre kandidatë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka skualifikuar nga gara për SPAK, 3 kandidatë për prokurorë. Ata janë Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino. Skualifikimi i 3 kandidatëve për SPAK u bë sepse nuk janë pjesë e sistemit të drejtësisë.

12:45
Riviera – Episodi 6

Familja Klios merret në pyetje nga policia në lidhje me ngjarjet që ndodhën te festa. Delormes zbulon detaje te rrënojat e jahtit, të cilat mund të ndryshojnë gjithçka.

12:30
Shkelën zonën ‘Shengen’, riatdhesohen 50 shqiptarë nga Franca

Gjatë 24 orëve të fundit janë riatdhesuar në aeroportin “Nënë Tereza”, rreth 50 shtetas shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e lëvizjes në zonën ‘Shengen’ apo u është refuzuar kërkesa për azil në Francë.

12:26
Dubrovniku “lodhet” nga dyndja e turistëve të “Fronit të Shpatave”

“Game of Thrones” (Froni i Shpatave) mund t’i ketë sjellë Dubrovnikut famë e të ardhura, por banorët e qytetit të bukur kroat janë të lodhur nga seriali që çmendi botën.

12:26
Incident diplomatik në Tiranë, Serbia refuzon të ulet në një tryezë me Kosovën

Konferenca  mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor”, që pritej  të zhvillohej në orën 10:00 në Tiranë, është anuluar për shkak të incidenti mes delegacionit serb dhe atij kosovar.

12:18
Uji i ndotur në Berat, banorët e Otllakut: S’e përdorim as për të larë

Të paktën 300 familje në Otllak të Beratit e kanë ujin të ndotur në çezma.

12:17
Ndotet laguna në Lezhë, banorët: Shkak, ujërat e zeza

Derdhja e ujërave të zeza në lagunën e Kunës ka krijuar një situatë mjaft alarmante sa i takon ndotjes. E gjithë sipërfaqja e lagunës është mbuluar nga algat.

12:15
Banorët e Dropullit protestojnë për transportin: Duam linjën e vjetër

Mënyra sesi po funksionon transporti publik, për disa dhjetëra fshatra të Dropullit të Sipërm dhe të Poshtëm, nuk duket se po përmbush nevojat e banorëve.

12:13
Elbasan, rikonstruktohet shkolla “Ali Agjah”

Kushte të mjerueshme kanë qenë ato të shkollës “Ali Agjah” në Elbasan, vetëm një vit më parë.

12:12
100-vjetori i “Bauhaus”, hapet muzeu i artit dhe dizajnit në Weimar (Foto)

Shkolla e dizajnit “Bauhaus”, e cila ka ndryshuar mënyrën sesi arkitektë e dizajnerë në mbarë botën jetojnë, punojnë e ëndërrojnë për të ardhmen, e shënoi këtë javë 100-vjetorin e saj me prezantimin e muzeut të ri, ngarkuar politikisht.

12:09
Kafja ka super influencë tek ne

Kafja ndikon në mënyrën tonë të perceptimit të kohës dhe të të menduarit dhe, për t’i marrë këto efekte, ju nuk keni nevojë ta pini por vetëm duhet ta imagjinoni.

12:01
Emigrantët dynden në kufi, kërkojnë të kalojnë në Maqedoninë e Veriut

Qindra emigrantë nga pjesë të ndryshme të Greqisë janë mbledhur prane një kampi në Selanik, e kanë në plan të kalojnë kufirin me Maqedoninë e Veriut, nga ku përmes rajonit të Ballkanit të shkojnë në vendet e Europës Perëndimore, ku duan të kërkojnë azil.

11:44
As fejesë, as martesë, por “nënë” e 4 fëmijëve të tij: Me CR7 ishte dashuri me shikim të parë

Georgina Rodriguez nuk është supermodele, edhe pse ndan ngjashmëri të caktuara me yjet e pasarelave. Ishte pikërisht puna e saj, si një asistente dyqani, ajo që mundësoi takimin e parë me Cristiano Ronaldon.

11:41
Ne shtëpinë tonë/ Teknologu: Kujdes kur blini bulmet, rrezik për shumë sëmundje

Sot “Në shtëpinë tonë” do të njihemi me përzgjedhjen në treg të bulmetit, kujdesi që duhet të tregojmë, ruajtja në kushtet e shtëpisë dhe sasia ditore e lejuar e konsumimit të produkteve të ndryshme si qumështi, djathi, gjalpi etj.

11:41
Zgjohet me dhimbje barku dhe lind, nuk e dinte që ishte shtatzënë

Ajo u zgjua me dhimbje barku dhe 45 minuta më vonë lindi në parkingun e spitalit në Glasgow, Skoci. Është histori e pabesueshme që ka si protagoniste një vajze 19-vjeçare, Emmalouise Leggate, e cila u bë nënë pa e ditur se ishte shtatzënë.

11:24
Kur flitet për Gigi Hadid, Malik ka vetëm një mesazh (Foto)

Një ditë më parë nisi të lëshonte një furi mesazhesh kritikuese në “Twitter”, e kaq mjaftoi që të shtoheshin thashethemet se me kë e kishte Zayn Malik, ish-këngëtar i grupit “One Direction”.

11:20
U kapen me mina me telekomandë, shpërthejnë në lot para gjykatës. Flet babai

U kapën duke transportuar mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës jep vendimin për shtetasit Armand Lukani dhe motrën e tij Amelda Elezi. Në momentet që dy të rinjtë kanë hyrë në sallën e gjyqit, shpërthyen në lot. Ndërkohë, babai i njërit prej të arrestuarve tha se jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

11:02
Provokuesja Rihanna prezanton linjën e saj të intimeve (Foto)

Nuk po shfaqet më fuqishëm në botën e muzikës “pop”, si më parë, por mjafton një set fotografik për një markë të shquar veshjesh intime, që Rihanna të marrë të gjithë fokusin e medieve rozë dhe rrjeteve sociale.

11:02
 Vranë italianin, Gjykata nuk ka mëshirë për shqiptarët

Gjykata e Kasacionit mbështeti vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me vrasjen e Marco Montruccolime katërmbëdhjetë thika, më 2 shkurt 2015 në Forche di Puianello të Italisë, në shtëpinë ku jetonte vëllai i tij Matteo.

10:44
“Brexit”, May kërkon 30 qershorin, por BE-ja pritet ta refuzojë

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ishte shprehur se një ofertë “elastike” 12-mujore do të ishte “e vetmja rrugëzgjidhje e arsyeshme” për krizën e “Brexit”-it, duke kërkuar madje nga udhëheqësit e 27 vendeve të tjera të Bashkimit Europian që ta mbështesnin në idenë e tij gjatë ditës së sotme.

10:41
Prokuroria kërkon t’i konfiskojë pasurinë marramendëse “Eskobarit të Ballkanit”

Prokuroria për Krime të Rënda në përfundim të hetimit të procedimi pasuror, ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Klement Balilit.

10:31
1.5 milionë euro drogë në makinë, në pranga korrieri shqiptar

Një shqiptar është arrestuar me 6 kg kokainë në Livorno të Italisë. Mediet fqinje raportojnë se shqiptari po e transportonte lëndën narkotike, me një vlerë prej 1.5 milionë euro me traget. Shqiptari ishte duke udhëtuar së bashku me partneren e tij dhe vajzën 5 vjeçe.

10:30
25 vjet nga vdekja e Kurt Cobain (foto)

Njëzet e pesë vjet më parë zëri i Gjenerimit X, engjëlli i bardhë dhe i mallkuar, u shua. Më 5 prill 1994, ylli i muzikës rock Kurt Cobain, solist i grupit “Nirvana” kryen vetëvrasje.

10:28
SHBA i revokon vizën prokurores së Gjykatës së Hagës

Adriatik Llalla nuk është i pari prokuror, që në cilësinë e ish-kryeprokurorit të Republikës së Shqipërisë iu revokua viza apo mundësia për të shkelur në Amerikë. Shtetet e Bashkuara i kanë revokuar vizën edhe prokurores së Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), me seli në Hagë, Fatou Bensouda.

09:53
Hiqeshin si juristë dhe mashtronin qytetarët, dy të arrestuar në Tiranë

Premtonin dhënie leje zhvillimore e licencë për ushtrim aktiviteti mësimdhënieje, duke u prezantuar si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues shqiptar, por kanë përfunduar në pranga nga specialistë të seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar të Tiranës.

09:39
Izrael, marijuana bëhet “çështje” gjatë fushatës zgjedhore

Era mbytëse e marijuanës ndihet thuajse rregullisht gjatë shëtitjeve buzë kafeneve të Tel Avivit, ndërkohë që dilema nëse përdorimi i saj për qëllime rekreative duhet legalizuar apo jo, është kthyer tashmë në një problematikë të papritur përpara zgjedhjeve të 9 prillit.

09:06
Përkeqësohet moti, tragetet nisen me vonesë në Vlorë

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë rajonin e Vlorës ka sjellë edhe vonesa në trafikun detar.

08:56
NATO, samit për unitetin. Mbyllet takimi për 70-vjetorin e aleancës në Uashington

Takimin e tyre dyditor në Uashington, eventi që shënoi edhe 70-vjetorin e krijimit të NATO-s, ministrat e Jashtëm të saj e mbyllën me një deklaratë ku përcillej unitet, rikonfirmohej roli i saj si aleanca më e fortë në histori dhe renditeshin sfidat e sigurisë, përfshirë rrezikun nga Rusia apo terrorizmi.

08:47
“Brexit elastik”, oferta më e fundit nga shefi i Këshillit, Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk thuhet se i ka propozuar një ofertë të re Britanisë së Madhe, për një shtyrje “elastike” 12-mujore të datës së “Brexit”-it, sipas një burimi të rëndësishëm në BE.

08:31
Stërvitja e NATO-s shqetëson Serbinë. KFOR: Shqiptarët në veri të Kosovës, si aleatë

Prania e 4 ushtarëve shqiptarë në kuadër të KFOR-it, në veri të Kosovës, alarmoi të enjten “Listën Serbe”.

08:26
Divorc “i çmendur”, në shifra rekord, i njeriut më të pasur në botë

Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, dhe bashkëshortja e tij MacKenzie kanë rënë dakord për një marrëveshje rekord divorci që kap shifrat e të paktën 35 miliardë dollarëve.

07:42
Tre klube monitorojnë situatën e De Geas te Manchester United

Portieri spanjoll David De Gea mund të largohet këtë verë nga Manchester United, ndërsa të paktën 3 klube, si Juventusi, Reali i Madridit dhe PSG-ja, po monitorojnë situatën e tij.

07:09
Fulham bie nga kategoria, Schurrle pritet të rikthehet te Dortmundi

Aventura e sulmuesit gjerman, Andre Schurrle, te anglezët e Fulhamit, ku është i huazuar, duket se do të përfundojë në fund të këtij sezoni.

06:28
Arsenali kërkon drejtues teknik, zbulohen dy kandidatët kryesorë

Arsenali po kërkon me ngulm një person, që t’i besojë detyrën e Drejtorit Teknik të skuadrës, ndërsa ka nisur edhe intervistat me disa prej kandidatëve.

05:48
Cavushoglu: Blerja e sistemit raketor rus, nuk mund të anulohet

Blerja e sistemeve të mbrojtjes nga raketat S-400 të Rusisë, e cila ka ngritur tensionet me Uashingtonin, është një “marrëveshje e bërë” dhe nuk mund të anulohet, tha Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu të enjten.

05:01
Kërcënimi i Brexit-it pa marrëveshje, BBC përgatitet për lëvizjen në Holandë

BBC është gati të lëvizë një numër të kanaleve të saj komerciale në Holandë, nëse rezultati i bisedimeve aktuale të Brexit e bën të nevojshme.

04:25
Seriali satirik “Qualunquemente” rikthehet me kapitullin e tretë

Antonio Albanese dhe Cetto La Qualunque rikthehen në kinema me një film të ri, i treti në të cilën aktori komik do të interpretojë politikanin cinik dhe mashtrues kalabrez që prej vitesh merr vota dhe spektatorë me moton “Më shumë për të gjithë”.

03:43
Ndryshimet klimaterike, kërcënojnë edhe koralet

Brezi koralor më jugor i globit është prekur nga zbardhja këtë verë, thonë shkencëtarët australianë, ndërsa paralajmërojnë se rritja e temperaturës së detit si pasojë e ndryshimeve klimaterike, po prek edhe ekosistemet më të izoluara.

02:14
Tsipras: Nuk i kuptoj makinacionet e Britanisë me Brexitin

Kryeministri i Greqisë tha të enjten se po përpiqej të kuptonte makinacionet e Britanisë në lidhje me Brexit-in dhe se ishte i habitur që sistemi i tij politik nuk mund të gjente një rrugëdalje nga kriza.

01:48
PSG dhe Manchester United ngulmojnë për mbrojtësin e Realit

Paris Saint Germain dhe Manchester United janë dy klubet që kanë shfaqur interes shumë të fortë për mbrojtësin francez të Realit të Madridit, Raphael Varane.

01:29
“YouTube” heq dorë nga projekti televiziv, rrugë e lirë për Apple

“YouTube” hoqi dorë nga prodhimet televizive me buxhet të lartë, duke i lënë kështu fushë të lirë “Apple”, që sapo prezantoi shërbimin e ri streaming.

00:56
Koreja e Jugut, vendi i parë në botë që lancon rrjetin 5G

Koreja e Jugut është bërë vendi i parë në botë që lancon rrjetin kombëtar 5G, dy ditë më herët nga sa ishte parashikuar, duke u dhënë një numri personash të përzgjedhur mundësinë për të qenë përdoruesit e parë të teknologjisë wireless super të shpejtë.

00:23
Samiti i NATO-s në Washington, kërcënimi rus në krye të agjendës

Nga Washingtoni, ku janë mbledhur për të kremtuar 701-vjetorin e themelimit të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Jens Stoltenberg po i mëshon fort kërcënimit që vjen nga Rusia.

E enjte, 04 Prill 2019
23:59
Artistja suedeze titullon këngën e saj “Dua Lipa” (Video)

22-vjeçarja suedeze, Amanda Winberg e njohur me emrin e artit AMWIN, ka prezantuar së fundmi albumin e saj “AMWIN In Wonderland” dhe ajo që tërheq më shumë vëmendjen, është fakti se një prej këngëve titullohet si emri i këngëtares shqiptare, Dua Lipa.

22:59
Atalanta rekord, spektakël që kishte 87 vite pa u parë

Atalanta fitoi 4-1 ndaj Bolonjës në ndeshjen e radhës në Serinë A, duke iu afruar Milanit të vendit të katërt vetëm 1 pikë larg.

22:52
Asia Gianese feston suksesin e Interit

Interi rigjeti qetësinë mbrëmjen e djeshme, pasi Mauro Icardi u rikthye të luajë pas 53 ditësh dhe të shënojë gol, ndërsa zikaltrit fituan me rezultatin e thellë 0-4 ndaj Genoas.

22:48
Peza: Ndërkombëtarët inkurajojnë zgjedhje me apo pa opozitën

Alfred Peza deklaroi në Open me Eni Vasilin se ndërkombëtarët inkurajojnë që zgjedhjet locale të këtij viti të zhvillohen normalisht.

22:18
Open/ Mentor Nazarko: Opozita po i jep aksione Edi Ramës

Analisti Mentor Nazarko deklaroi në “Open” se Shqipëria nuk ka një pjekuri politike siç ka edhe Maqedonia, që bëri referendum apo edhe arriti që të nxjerrë mandate arresti për ish-kryeministrin.

22:13
Sekreti që William dhe Kate po i fshehin princit George

Princi George i Britanisë, djali i parë i princit William dhe gruas së tij, Kate Middleton, është ndryshe nga të gjithë 5 vjeçarët që njihni në shumë mënyra. Përveç faktit se nuk lejohet të luajë ndoshta si gjithë fëmijët e tjerë, ai gjithashtu do të jetë një ditë mbreti i Anglisë.

22:00
Open/ Peza: Ja pse do të vijë Palmer në Tiranë

Alfred Peza deklaroi në Open me Eni Vasilin se zyrtari i lartë amerikan Mattheë Palmer do të vijë në Tiranë për t’i përsëritur opozitës ato që i ka thënë në telefon Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit përpara se udhëheqësit opozitarë të linin mandatet.

21:46
Open/ Buzhala: Ky është shtet mafioz që vjedh zgjedhjet!

Berat Buzhala deklaroi në emisionin Open me Eni Vasilin se në Shqipëri kemi të bëjmë me një shtet mafioz.

21:35
“Open”/ Çili: Opozita, ajo e 25 qershorit/ Spiropali: Po pajtohesh me bolshevikët

Në emisionin “Open” ka pasur debat midis analistit Henri Çili dhe ministres Elisa Spiropal. Çili i ka kujtuar asaj se opozita e ligjshme është ajo që u votua me votë më 25 qershor dhe jo ata deputetë që kanë pranuar t’i zëvendësojnë në Kuvend.

21:17
Open/ Spiropali: Më mirë engledisje me Rudina Hajdarin sesa bojatisje me Bashën

Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, deklaroi në emisionin Open me Eni Vasilin se debati me “opozitën e re” në Parlament është më i mirë se ai me opozitën e Lulzim Bashës.

20:44
Fiks Fare/ Rektori i Universitetit të Tiranës fut në kolaps Institucionin/ Dekanët: Nuk ka transparencë!

Rektori i Tiranës, Mynyr Koni është vënë jo pak herë në qendër të akuzave për arrogancë, mostransparencë, shkelje të ligjit, shkelje të të drejtave të njeriut dhe mosbashkëpunim me dekanët e fakulteteve lidhur me vendimmarrjen apo mbarëvajtjen e procesit të drejtimit të një institucioni.

20:25
Taksa, Serbia do të padisë Kosovën në Arbitrazh

Kosova dhe Serbia do të përballen shumë shpejt në Arbitrazh për taksën mbi mallrat serbe.

20:09
Ekspozitë me dallëndyshe

Frymëzimi i parë për një ekspozitë kushtuar dallëndysheve nga Eljan Tanini vjen me dy poezitë e Filip Shirokës, “Shko Dallëndyshe” dhe “Dallëndyshe Eja”.

20:01
PD nxjerr videon: Si makina hyn me shpejtësi mes protestuesve të “Unazës së Re”

Partia Demokratike ka njoftuar se një person ka sulmuar mbrëmjen e sotme banorët e zonës së Unazës së Re,me automjetin e tij, ndërsa po zhvillonin protestën e tyre të përditshme kundër shembjes së ndërtesave.

19:57
Studentët që përfituan tarifat. Ekselentët marrin edhe bursë

Në masterin Shkencor Financë në Fakultetin e Ekonomisë, Zhdanova dallon për rezultate të larta.

19:46
Në burgje, 980 të dënuar për drogë. Shumica e të burgosurve, kultivues të hashashit

“Jetoj me toka dhe bagëti. Kam dy muaj që kam dalë, kam edhe 5 muaj me kusht. E provova një herë me hashash dhe nuk më eci”.

19:32
Goditi vajzën e saj dy-muajshe për vdekje, 33-vjeçarja dënohet me mbi 13 vjet burg

Një nënë beqare, e cila vrau foshnjën e saj dy muajshe, ndërsa përpiqej të pushonte të qarat e saj, u burgos për më shumë se 13 vjet.

Abigail Palmer, 33 vjeç, goditi vajzën e saj Teri-Rae, me aq shumë forcë sa i theu brinjët të porsalindurës.

19:19
Studimi: Skleroza mund të prekë dyfishin e njerëzve që mendohej

Doktor Clifford Jack, një studiues në klinikën Mayo në Minesota, thotë se të prekurit nga kjo sëmundje kanë shenja të hershme. Këta pacientë shfaqin shenja të çrregullimit mendor, humbje të kujtesës. Në një studim të kryer zbuluan se skleroza mund të prekë dyfishin e njerëzve që mendohej.

18:45
“Ai e njeh botën e striptizmit shumë mirë”/ Jennifer Lopez habit me deklaratën për të fejuarin e saj

Ajo do të luajë rolin e një striptisteje në dramën e ardhshme, Hustlers.

18:22
Gruaja me belin më të hollë kthehet në formë disa javë pas lindjes (Foto)

Sophia Vegas thonte se është femra me belin më të hollë në botë përpara se të merrte vesh se priste fëmijë. Që kur është bërë nënë, ajo po punon fort për t’u kthyer në formën e mëparshme.

17:47
Gaz Paja përgjigjet njëherë e mirë për angazhimin e tij në politikë

Aktori i njohur i “Portokalli”, Gaz Paja, ishte i ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, në Top Channel.

17:38
Policia e Shtetit, ndryshojnë shefat e komisariateve (EMRAT)

Me qëllim dhënien e një impulsi të ri punës së Policisë në parandalimin dhe goditjen e krimit, si dhe me qëllim promovimin e punonjësve të shpallur fitues në procesin e ngritjes në gradë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur një sërë ndryshimesh në radhët e shefave të Komisariateve në rrethe.

17:33
A do të rikthehet opozita në Parlament? Basha i sigurt: Kemi mbështetjen e partnerëve gjermanë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për DW, u pyet nëse opozita do të rikthehet në Parlament.

17:22
Rama, bisedë telefonike me Aleksis Tipras

Kryeministri Edi Rama, sipas shtypit grek, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun grek, Aleksis Tipras.

17:20
Lulzim Basha për “Deutsche Welle”: Në Europë nuk shkohet me gënjeshtra dhe shtetin e kapur nga krimi

“Në Europë nuk shkohet me gënjeshtra, me hilera dhe me një shtet të kapur nga krimi. Në Europë shkohet me vlera, të vërteta, me një Parlament të zgjedhur nga vota e qytetarëve shqiptarë”.

17:03
Një nga modelet më të paguara në botë ngre temperaturat (Foto)

Është një nga modelet më të paguara të momentit, pasi fiton rreth 5 milionë dollarë në vit dhe duke parë fotot më të fundit të saj me bikini mund të thuhet me plot gojën se i meriton këto para’.

16:59
Dashuri dhe sakrificë – Episodi 40

Augusta dhe Madalena marrin lajmin për zhdukjen e Tomasos. Pas rrebelimit, Brandoni, Korradoja dhe të tjerët, transferohen në burg dhe akuzon për tradhti të lartë. Monkada do të marrë tokat që baroni i dhuroi Anës, dhe e kërcënon atë me jetën e Teas. Për të shpëtuar Korradon, Albertoja i tregon kontit Farnezi për lidhjen e Brandonit me Silvian.

16:56
Denaj: Rritja e pagave do të aplikohet nga data 1 prill

Pas deklaratve të Partisë Demokratike për mosrritjen e pagave të mësuesve e mjekëve, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka theksuar se ky premtim i Qeverisë do të mbahet.

16:47
Top Talk/ Kreu i Ballit Kombëtar: Basha nuk u ka qëndruar marrëveshjeve

Konfigurimi i ri parlamentar po krijon hapësira për përfaqësim të subjekteve të ndryshme. Një ndër to është edhe Partia e Ballit Kombëtar që tashmë do të ketë në Kuvendin e Shqipërisë si deputet kryetarin e saj, Adriatik Alimadhi, i futur përmes listës emërore të Partisë Demokratike.

16:44
Yjet të cilëve u përfundon kontrata në fund të sezonit (Foto)

Një tjetër sezon futbollistik është drejt përfundimit dhe që tani klubet të cilët janë jashtë objektivave kanë nisur të mendojnë për përforcimin e skuadrave për sezonin e ardhshëm.

16:35
Kreu i Ballit Kombëtar pjesë e Grupit Parlamentar të PS? Alimadhi përgjigjet në “Top Talk”

I ftuari në studion e Top Talk këtë të enjte ishte Adriatik Alimadhi, kryetari i Ballit Kombëtar, i cili pranoi të bëhej deputet pas largimit nga Kuvendi të kolegëve të tij nga Parti Demokratike.

16:27
“Top Talk”/ Kreu i Ballit Kombëtar sulmon ashpër Spartak Brahon

Pak ditë më parë, Spartak Braho kërkonte në Komisionin e Sigurisë Kombëtare shkarkimin e kreut të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

15:39
Predha në parcelën me ullinj, FA zhvendos bombën e Luftës së Dytë Botërore

Pas shumë orësh pune, ekspertët e kompanisë EOD (Struktura speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme), të batalionit xhenier në Komandën Mbështetëse në Forcat e Armatosura, kanë bërë të mundur heqjen dhe transportimin e bombës së aviacionit, e përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

15:29
Mbërrijnë në Shqipëri 65 klandestinë. Disa prej tyre, të sëmurë me fruth

Mungesa e raportimeve sistematike të policisë së kufirit krijoi në publik idenë se situata e fluksit të refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme ishte shtuar. Në një takim në prefekturën e Gjirokastrës drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër pohoi se fluksi ka shënuar rritje përgjatë muajve të fundit ku vetëm në dy ditë drejt qendrës së pritjes në Tiranë janë nisur nga Gjirokastra 65 persona.

15:20
Ligji për Policinë Gjyqësore, pjesë e reformës në Drejtësi

Nën monitorimin e përfaqësuesit të ambasadës amerikane, misioneve ndërkombëtare që asistojnë reformën në drejtësi dhe OSBE-s, komisioni parlamentar i ligjeve nisi diskutimin e projektligjit për funksionalitetin e policisë gjyqësore.

15:11
Rruga e Fierit hapet në verë, përfundojnë punimet në një korsi

Një korsi e By Pass-it të Fierit do të jetë e aksesueshme nga automjetet përpara nisjes së sezonit turistik. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar punimet në këtë vepër. 240 punonjës, janë angazhuar nga kompania për përfundimin në kohë të rrugës ndërkohë që punohet edhe gjatë natës.

15:06
Peshkimi rrit katër herë punësimin, shkak eksportet dhe zgjerimi i linjave përpunuese

Zgjerimi i eksporteve të peshkimi me katër fishim në pesë vite ka rritur edhe punësimin në këtë sektor. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se numri e të punësuarve në industrinë  e peshkimit kaloi nga 2 200 persona që ishin në 2013, në rreth 8 200 persona në 2018. Rritja ka qenë e ndjeshme, veçanërisht vitet e fundit ku po shtohen fabrikat  e përpunimit të peshkut për eksportet.

15:06
Fermerët do të kompensohen për qumështin

Fermerët që prodhojnë qumësht do të marrin subvencion 10 lekë, për çdo litër që shesin te fabrikat e përpunimit. Ministria e Financave ka dërguar në qeveri një vendim, i cili kompenson efektet e uljes së rimbursimit të TVSH-së te prodhuesit e qumështit.

15:02
Vokshi: Rama mashtroi me rritjen e pagave

Partia Demokratike, përmes ish-deputetes Albana Vokshi, shprehet se kryeministri Rama ka mashtruar sërish shqiptarët me rritjen e rrogave për rreth 60 mijë mësuesve, mjekëve, infermierëve dhe ushtarakëve.

15:02
Ligj për më shumë taksa mbi “Bankers”. Kompanitë naftënxjerrëse s’paguanin tatimfitimi

Ministria e Financave ka hartuar një projektligj, i cili mbyll një nga skemat më të mëdha të shmangies së taksave në Shqipëri, atë të prodhimit të naftës.

14:52
Fëmija i zhdukur shfaqet pas 8 vitesh, tregon atë që i kishte ndodhur

Një mister tetëvjeçar mund të ketë tashmë një pikë kthese: Timmothy Pitzen i vogël, i cili u zhduk në moshën 7 vjeçare në vitin 2011 në Illnois (Shtetet e Bashkuara), mund të jetë gjetur me të vërtetë. Dje, një djalë 14-vjeçar u paraqit në stacionin policor Kentucky të Campbell, duke pohuar se ai ishte arratisur nga robërit e tij që e kishin mbajtur të burgosur prej vitesh.

14:42
“Raporti i Mueller, më i ashpër ndaj Trumpit”

Disa nga pjesëmarrësit e hetimit gati dyvjeçar, të fushatës presidenciale të Donald Trumpit, mendojnë se rezultatet e tij janë më të dëmshme për presidentin nga sa pretendon Prokurori i Përgjithshëm, William Barr.

14:40
Luani sulmon trajnerin e cirkut – VIDEO (Pamje të rënda)

Momenti tmerrues kur një luan ka sulmuar dhe kafshuar trajnerin e cikut është filmuar nga publiku, e shumë shpejt është kthyer në virale.

14:36
Qeveria e Kosovës kundërshton gjetjet e raportit të BB mbi punësimin

Qeveria e Kosovës i konsideron “të pavërteta dhe të pabazuara” përfundimet e raportit të publikuar të martën nga Banka Botërore, në të cilin thuhej se vetëm vitin e kaluar, tregu i punës u tkurr me 17 mijë vende.

14:11
Tirana në Forumin e Mjedisit, Veliaj prezanton projektet në funksion të uljes së ndotjes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës nëshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me kryebashkiakë të disa kryeqyteteve europiane për objektivat e vitit 2030, për adresimin e sfidave që lidhen me ndryshimet klimatike.

14:06
“Top Talent 2” cakton jurinë, ja emrat që do përzgjedhin talentet

Talent show “Top Talent 2” nis transmetimin në muajin maj çdo të premte mbrëma.

14:02
Punimet në rrugë, ARRSH: Automjetet do lëvizin me shpejtësi të reduktuar

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë opinionin publik se duke nisur nga dita e premte, datë 5 prill 2019, ora 08:00 dhe deri më 13.4.2019, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime në rrugë.

13:59
Tsipras-Zaev, kandidatë për Nobelin e Paqes të propozuar nga 33 eurodeputetë

Plot 33 eurodeputetë nga të gjitha formacionet partiake në Parlamentin Europian, përveç atyre që përfaqësojnë të djathtën ekstreme, kanë nënshkruar një propozim ndaj Komisionit të Çmimeve “Nobel”, me anë të të cilit kërkojnë që kandidatët për vitin 2019 të jenë kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev.

13:47
Tragjedia ajrore në Etiopi, raporti hetimor shfajëson pilotët

Pilotët e avionit “Boeing 737 Max”, të kompanisë ajrore “Ethiopian Airlines” nuk kanë gabuar!

13:40
Samiti Digjital, firmoset marrëveshja ballkanase për heqjen e “Roaming”-ut

Në Samitin e dytë Digjital, që po zhvillon punimet në Beograd të Serbisë, është nënshkruar marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimit të “Roaming”-ut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

13:37
Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, shpallet lista e kandidatëve

Teksa prej muajsh tashmë Gjykata Kushtetuese është në kushtet e mos-ekzistencës, Kuvendi ka shpallur edhe listën me 9 kandidatë.