Gjyqtarja e apelit të Shkodrës Marina Rraboshta ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Dorëheqja ka disa ditë që është paraqitur në gjykatën e Apelit në Shkodër dhe Këshillin e Lartë të Gjykatës, por KLGJ nuk e ka pranuar ende dorëheqjen e gjyqtares Rraboshta.

Këto ditë disa gjyqe që kanë patur për t’u gjykuar nga gjyqtarja Rraboshta janë shtyrë për shkak të dorëheqjes së saj. Ky është emri i katërt që largohet nga gjykata e apelit në Shkodër.

Kryetari Fuat Vjerdha nuk arriti të kalojë Vettingun ashtu siç edhe Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi ndërsa sëfundmi Marina Rraboshta bëhet e katërta me dorëheqjen e saj.

Tashmë këto ditë pritet të dalë përpara Vettingut kryetari aktual i gjykatës së Apelit në Shkodër Astrit Kalaja i cili ka mbajtur edhe postin e zëvendës kryetarit deri para se të largohej kryetari Vjerdha.

Me katër gjyqtar të larguar gjykata e Apelit në Shkodër mbetet me mangësi të mëdha dhe shumë procese gjyqësore që janë duke u shtyrë duke shtuar ngarkesën dhe duke sjellë vonesa në gjykimin e çështjeve që mbërrijnë kryesisht nga gjykatat e shkallës së parë të veriut.

Top Channel