Zelensky uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë, presidenti ukrainas kujton thirrjet për paqe: Nëse qëndrojmë së bashku, do t’ia dalim 04/07 16:19
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike do të mblidhen sot në selinë blu, në orën 18:00, pas vëzhgimeve që kanë kryer në terren për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Mbledhja do të drejtohet nga kryetari Lulzim Basha dhe do të marrin pjesë ish-anëtarët e Grupit Parlamentar, anëtarët e Kryesisë, si dhe kryetaret e Degëve Durrës, Krujë, Fushë-Krujë, Laç, Lezhë, Kavajë, Vorë, Tirana 4, 6, 8, 12, 14 dhe 15 dhe kryetarët e bashkive Lezhë, Vorë, Kamëz dhe Kavajë, thuhet në njoftimin e PD-së.
Basha dhe përfaqësues të tjerë të PD-së kanë kërkuar anulimin e disa koncesioneve, si masë të domosdoshme për të siguruar paratë që duhen për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Top Channel