“Do jetë hera e parë në histori”, Elisa Spiropali pas përjashtimit: Do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë
Elisa Spiropali e ka cilësuar Belinda Ballukun si viktimë të modelit të përqendrimit të pushtetit në një dorë, duke argumentuar se problemi nuk qëndron tek emrat e përveçëm, por te sistemi që, sipas saj, ka krijuar kushtet për ushtrimin e pushtetit pa kufij.
Në konferencën për mediat, një ditë pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së, Spiropali kërkoi marrjen e përgjegjësive politike dhe çrrënjosjen e këtij modeli qeverisës.
Ajo deklaroi se socialistët janë tërësisht të përjashtuar nga ndarja e pushtetit, ndërsa ngriti pikëpyetjen se përse partia duhet të mbajë barrën e vendimeve në të cilat nuk ka qenë pjesëmarrëse.
“ Bela, Lali, Bela, Elisa. Vihen përballë njëri tjetrit në këtë model njerëz, për çfarë? Që ky pushtet I madh të vazhdojë të qëndrojë në këmbë Këtu nuk ka lidhje me emri, madje kam keqardhje për personin në fjalë që ma vini përballë sepse ju mund të mendoni që unë e mendoj xhelat , por unë e mendoj viktimë, viktimë të këtij modeli që nuk pyet për procedura, nuk pyet për ligje, integritet, nuk ka kufij për mënyrën se si e ushtron pushtetin, derisa kemi ardhur në këtë pikë të mungesës totale të legjitimitetit,
Ku punët publike kanë ngelur rrugëve,totalisht,a të që s’duhet ta bënim ne . Unë mendoj që pushteti korrupton absolutisht, pushteti absolut korrupton tërësisht dhe nuk ka përjashtime nga kjo, në asnjë vend të botës sepse natyra njerëzore është e tillë nëse s’ka fre, ligje e institucione nëse s’ka kufi.
Nuk janë kumbullat, dardhat, mollët, është bahçja që kontaminohet dhe më pas, përgjegjësia. A duhet të mbajmë përgjegjësi? Patjetër, si kaloka kjo pa përgjegjësi?
Në momentin që kam bërë letrën e dytë, në momentin që filluan protestat e dhunshme. Njerëzit u ndien të shpërfillur sepse nuk mund t’i vëmë përballë pasyra, duhet të tregojmë besnikëri reale në funksion të forcimit të shtetit se kemi bërë shumë punë, nuk duhet ta hedhim gjithë trashëgiminë tonë në kosh dhe nuk duhet që PS të katandiset si të tjerat.
Në këtë pikë ne duhet të çrrënjosim këtë model, t’i ofrojmë Shqipërisë diçka tjetër. Pse duhet të vuajë PS që të thirret nën armë kur s’ka qenë fare pjesë e vendimmarrjeve? Socialistët janë tërësisht të përjashtuar nga ndarja e pushtetit”, tha Spiropali.
Top Channel