“The Hall Sisters”, 4 motra nga ShBA erdhën në Korçë në Teatrin “Andon Zako Çajupi” me një koncert bamirësie në shenjë solidariteti për familjet e prekura nga tërmeti.

Motrat amerikane është e vështirë ti përkufizosh teksa interpretojnë, luajnë në piano, violine, viole dhe çelo ndërsa kamë vendosur që të ardhurat e këtij koncerti ti dhurojnë për solidaritet, por u bënë thirrje edhe artdashësve Korçarë ti bashkohen kësaj nisme.

“Ne me shumë përulësi erdhëm këtu për tu qëndruar pranë familjeve të cilat u prekën nga tërmeti dhe donim të sillnim pak shpresë dhe gëzim për këto familje në periudhën e Krishtlindjes. U kënaqëm shumë dhe do të doja të kishim mundësi të rinim më shumë dhe të zbulonim më tepër nga ky qytet. Ky është koncerti i parë që ne japim për një kauzë të tillë, njerëz që janë prekur kaq shumë nga tërmeti dhe me përulësi erdhëm për të dhuruar pak gëzim dhe është shumë e vështirë”, u shpreh Jessica Hall.
“Janë shumë ndjesi nga ky koncert që është e vështirë që ti shprehësh me fjalë, zemra ime është e thyer dhe do të doja që të bëja më shumë për ta ndaj shpresoj që duke kënduar ne do të mbledhim sa më shumë fonde për ta dhe tu sjellim pak gëzim për festa. Shpresoj që të rikthehemi sërish duke bërë një koncert për komunitetin. Ne kemi një koncert në vazhdim në Tiranë në sheshin Skënderbej për të njëjtin qëllim”, tha Lydia Hall

The Hall Sisters kanë vendosur që të vazhdojnë misionin e tyre edhe në kryeqytet. Ato do të performojnë të mërkurën në orën 18.00 në Sheshin Skënderbej, me të njëjtin mision, me të njëjtën vendosmëri për të sjellë gëzim por edhe për të mbledhur fonde për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Top Channel