Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen e ardhshme ditën e enjten datë 12 Dhjetor 2019, ora 12:00.

Sipas rendit të ditës do diskutohet transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm,konkretisht;

Arens Çela,
Blerim Tominaj,
Besim Hajdarmataj,
Artan Bajrami,
Eugen Beçi,
Doloreza Musabelliu
Elisabeta Imeraj
Manjola Kajana
Përparim Kulluri
Vladimir Mara
Sonila Muhametaj
Pranvera Pustina

Po kështu ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorët që ushtrojnë detyrën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të krijimit të Prokurorisë së Posaçme,dhe caktimet e reja të përkohshme të tyre si më poshtë;

Isa Jata
Donika Prela
Anton Martini
Dritan Prençi

Si dhe:

Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurores Enkeleda Millonai si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shkak të emërimit të saj si prokurore në Prokurorinë e Posaçme.

Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurores Arta Marku si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Miratimi i projekt-aktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Pelivan Malaj.

Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurores Alketa Zifla si Drejtoreshë Kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e saj si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit(mësimdhënie) pranë fakultetit të Drejtësisë,Universitetit i Tiranës, për magjistratin prokurorKreshnik Ajazi.

Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit, konkretisht si eksperte, pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për magjistraten, prokurore Enkeleda Millonai për periudhën deri më 30.12.2019.Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren Ermira Tafani, si eksperte pranë Qendrës për Iniciativa Ligjore Tiranë, për periudhën deri në fund të muajit shkurt 2020 në masën jo më shumë se 2 (dy) orë në javë gjatë dhe jashtë orarit të punës si dhe pranë Universitetit Aleksandër  Xhuvani Elbasan, për periudhën mars-qershor 2020.

 

 

Top Channel