E enjte, 11 Korrik 2019
15:37
Industria e qumështit rritet/ Më shumë prodhim nga lopët, por ulet nga bagëtitë e imta

Grumbullimi dhe përpunimi i qumështit ka njohur rritje për 2018-ën sipas shifrave të INSTAT. 139 mijë ton qumësht u grumbulluan vitin që shkoi, 5,87% me shume se 2017.

15:31
Fabrikë e re për barnat/ Përfundon ndërtimi në Shqipëri i “Noval”

Me një investim prej 20 milionë eurosh ka nisur punën një fabrikë e re e prodhimit të barnave, e quajtur “Noval”, e cila u vizitua nga kryeministri Edi Rama.

15:26
Të dielën sërish shi/ E premtja dhe e shtuna, kohë e mirë për plazh

Sinoptikanët parashikojnë që deri të shtunën koha të jetë shumë e mirë për plazh me temperatura deri në 32 gradë, por të dielën rikthehet shiu.

15:20
Dëmet nga moti i keq; Bizneset turistike në Orikum bëjnë bilancin

Pas një nate me stuhi të frikshme në Orikum mëngjesin e së enjtes nisi pastrimi i dëmeve.

15:13
Shqipëria drejt zhdukjes; Në fund të shekullit, popullsia do zbresë në 1 milionë

Shqipëria është vendi që do të ketë tkurrjen më të madhe të popullsisë në botë deri në fund të shekullit. Parashikimi tronditës vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në projeksionin e fundit të popullsisë botërore.

14:41
160 vjet Big Ben, kulla e orës londineze ende në restaurim

Ora më e famshme e botës, ‘Big Beni’, mbush 160 vjeç këtë vit dhe përvjetorin e feston me restaurim. Kulla 96 metra e lartë, një prej strukturave më të fotografuara në Britani, është duke u rinovuar falë programit më të shtrenjtë të mbrojtjes së saj që është miratuar ndonjëherë. Përgjatë punimeve të nisura në 2017-n e që pritet të përfundojnë në vitin 2021, këmbana e strukturës së famshme nuk do të lëvizet, mgjithatë ajo po qëndron në heshtje, me përjashtim vetëm të ndonjë eventi të rëndësishëm si kremtimet e Vitit të Ri.

14:30
Biznesi i kroçerave, ‘boom zhvillimi’… shkak turistët kinezë

Udhëtimet me korçera po njohin një bum këto kohët e fundit dhe pjesërisht, kjo i detyrohet turmave të turistëve kinezë. Jo të gjithë gëzohen megjithatë nga kjo situatë grupet ambientaliste kanë dalë me paralajmërimet se anijet e reja turistike mund të dëmtojnë mjedisin.

14:24
WakeUp/ UNFPA, fushatë në shkolla për abuzimin seksual

Sot në Ditën Botërore të Popullsisë, plagë aktuale sociale është tkurrja me ritme galopante e popullsisë në Shqipëri (për shkak të uljes së lindshmërisë dhe emigracionit).

14:16
Wake Up/ Shikimi në sy? Jo gjithmonë shenjë e mirë…

Kur shohim dikë në sy a është vërtetë një shenjë besueshmërie dhe sinqeriteti?

14:15
Wake Up/ Studim britanik: Ndotja e ajrit “i plak” mushkëritë me dy vjet!

Ndotja e ajrit ndikon drejtpërsëdrejti në shëndet dhe madje i plak mushkëritë tona deri në dy vite.

14:15
Fatimja, fermerja e Vitisë; Si e nisi biznesin për shkak të sëmundjes

Prej shtatë vjetësh Fatimja mëngjesin e zbardh në kasollen që e ka pranë fermës me dhi dhe cjap.

14:15
Wake Up/ Jon Tarifa:”So high” nisi si lojë po shpresoj të kthehet në hit veror

Kantautori, Jon Tarifa promovoi për herë të parë për publikun nëpërmjet “Wake Up” këngën e tij më të re , “So High”.

14:13
WakeUp/ 40% e konsumatorëve varen nga “influencers” për blerjet e tyre

Mesatarisht njeriu shpenzon 11 orë në ditë duke naviguar në internet.

14:13
Rruga që nuk mbaron, kilometrat e papërfunduara të Qukës-Qafë Plloçë

Projekti i ndërtimit të rrugës Qukës-Qafë Pllocë, pjesë e korridorit të 8 të rrugës Tiranë-Korçë konsiston në ndërtimin e 43.4 km segmenti rrugor, i cili do të shkurtojë distancën mes Korçës dhe Tiranës. Në ndodhemi në kilometrin e parë të kësaj rruge, sapo kalon Qafë Plloçën ku duket se punimet po ecin me ritme të ngadalta dhe dita kur ky projekt do të bëhet realitet është ende e largët.

14:12
Garë për qethjen e deleve në Voskopojë

Sipas një tradite të vjetër, e trashëguar ndër breza, barinjtë bëjnë qethjen tradicionale të verës e kopeve të dhenve në kullotat e qarkut të Korçës.

14:08
Energjia, vështirësi financiare/ OSHEE mbledh borxhet dhe kërkon kohë për pagesat e importit

Sistemi energjetik i vendit është përfshirë nga një situatë e vështirë financiare, që i ka vënë kompanitë publike në pamundësi për të paguar në kohë faturat. Enti rregullator i energjisë vendosi të zgjasë më tej afatin e masës ekstreme që i lejon operatorit të shpërndarjes t’i paguajë furnitorët, nga të cilët ble energji me vonesë deri në 6 muaj.

14:05
“Bindja” do të shkojë në Gjykatë/ KQZ i rrëzoi të gjitha ankesat për zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot 14 kërkesat e fundit ankimore të Bindjes Demokratike për 30 qershorin, por asnjëra prej tyre nuk u miratua.

14:02
Ilir Meta: Ilaçi që shëron krizën është vota direkte

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, David Harris.

13:44
Anulimi i pasaportave të shërbimit, Shoqata e Gjyqtarëve padit qeverinë

Shoqata e Gjyqtarëve ka ngritur një Gjykatën e Administrative të Apelit padinë kundër Këshillit të Ministrave, duke kërkuar shfuqizimin e Vendimit nr. 389/2019, për pjesën që anulon pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit dhe për pjesën që heq të drejtën e tyre të pajisen me pasaporta shërbimi.

13:35
Nis hetimi i Presidentit; Mblidhet Komisioni Hetimor për Metën

Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar me objekt pune verifikimin e procedurës së ndjekur nga presidenti Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve.

13:30
Basha: Beteja e PD, për të bërë realitet ndryshimin që i jep fund tranzicionit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar sot në Selenicë me strukturat partiake në këtë bashki, e cila drejtohet nga Përparim Shaneti i Partisë Demokratike.

13:24
“Zaev më kërkoi falje”; Thaçi: Më tha se kishte folur me thashetheme ruse

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi reagoi pas publikimit te bisedës së kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me dy komedianët rus, duke thënë se kishte patur për këtë një komunikim me shefin e ekzekutivit maqedonas.

13:13
“Oferta më e mirë” nis së shpejti në kanalin e Top Channel në Youtube

“Oferta më e mirë” është një program qe i kushtohet reklamimit të biznesi tuaj me anë të videove, intervistave me përfaqësues të biznesit, dhe realizim e profileve të bizneseve. Ky program do të jetë një udhëzues për produktet, shërbimet, çmimet, ofertat, që bizneset ofrojnë për klientin, si dhe për identifikimin e nevojave të konsumatorit.

12:36
Diskutimi për kandidatin e ‘Kushtetueses’, KPK: Ka mospërputhje në deklarimet e pasurisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon seancën me gjyqtarin Ilir Mustafaj, kandidat për Gjykatën Kushtetuese. Mustafaj është kandidati i dytë që i nënshtrohet procesit të rivlerësimit nga kandidatët për ‘Kushtetuesen’, ndërkohë që kandidatja e parë, Regleta Panajoti, e kaloi me sukses procesin. KPK pritet të caktojë datë për vetting-un edhe për Anila Kristanin.
Duhet që tre gjyqtarë të rivlerësohen në mënyrë që Komisioni i Emërimeve në Drejtësi të bëjë pikëzimin e të gjithë kandidatëve.

12:00
Intervistat në KLP/ Top Channel zbardh diskutimet me kandidatët e SPAK

Kanë nisur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë intervistat me kandidatët e radhës që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e SPAK. Top Channel ka zbardhur diskutimet që po zhvillohen në mbledhjen me dyer të mbyllura dhe pyetjet që po u drejtohen kandidatëve. Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai, Enkeleda Xhengo, Klodian Braho dhe Manjola Kajana janë pesë kandidatët që po intervistohen sot.

11:46
Raporti për 30 qershorin/ Glover takim me Zgurin në KQZ, nesër largohet nga Shqipëria

Përfaqësuesja e misionit të ODIHR, Audrey Glover ka mbërritur në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’u takuar me kryetarin Klement Zgurin. Burime për Top Channel bëjnë me dije se Glover ka zhvilluar disa takime me Zgurin përgjatë këtyre ditëve.

11:38
Vrau fqinjin, arrestohet 55 vjeçari në Dukagjin

Nike Lulashi, 55 vjeç, është arrestuar në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, për shkak se më 18 shtator të vitit të kaluar vrau fqinjin e tij, Tahir Bajraktarin.

11:21
Aksion në plazhin e Durrësit, largohen shezllonet pa leje, kullat e vrojtimit pa roje

Perfekti i Qarkut Durrës, Roland Nasto ka mbledhur sot grupin e punës në zbatim të planit të masave për sezonin turistik veror. Nasto nënvizoi detyrimet ligjore që kanë të gjithë aktorët për zbatimin e akteve ligjore në fuqi, detyrat dhe kompetencat që ka secili sektor për të monitoruar, kontrolluar dhe vënien përpara përgjegjesise ligjore të gjitha subjektet që procedojnë në kundershtim me ligjin duke u fokusuar në: Ushtrimin kontrolleve të vazhdueshme për zbatimin e distancës nga bregu në vendosjen e çadrave; Zbatimin e raportit të hapsirave plazh publik e privat sipas hartës së miratuar nga bashkia; Zbatimin e kushteve higjeno sanitare; Moslejimin në plazhe të shitësve ambulant.

10:58
Ngritja e SPAK, këta janë kandidatët që do të intervistohen sot në KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vijon sot me intervistat e radhës të kandidatëve që kërkojnë të bëhen pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, institucion i ri që ngrihet në kuadër të reformës në drejtësi.

10:39
Sot gjyqi ndaj Bardh Spahisë, ish-deputeti nuk paraqitet në seancë

Është shtyrë për në orën 14:00 seanca gjyqësore për ish-deputetin demokrat, Bardh Spahia, në Gjykatën e Apelit në Shkodër. Shkak për shtyerjen e seancës është bërë mungesa e ish-deputetit Spahia.

10:35
Nis në KPA seanca për Gentian Osmanin, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin

Ka nisur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit seanca e ankimimit për prokurorin Gentian Osmanin, i cili është edhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Osmani e kaloi procesin e vetting-ut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por me rekomandim të ONM-së, Komisioneri Publik ka kundërshtuar vendimin në KPA.

10:25
Tubi i çadrës e godet në kokë, roja e plazhit në Orikum për 30 minuta në gjendje kome

Një roje plazhi në Orikum, i cili ka qënë duke rregulluar dëmet e shkaktuara nga stuhia e djeshme, është godiur në kokë nga një tub çadre. Si pasojë e goditjes së fortë në kokë, i riu ka qëndruar më shumë se 30 minuta në gjendje kome, derisa ka mbërritur ambulanca.

09:58
Me Lamborgini, i riu parkon gabim nëpër Tiranë, bashkia ia bllokon!

Një makinë luksoze tip “Lamborgini” ka rënë në sytë e punonjësve të policisë bashkiake të Tiranës për shkak se ka parguar gjatë gjithë ditës gabim. Punonjësit e bashkisë kanë reaguar ndaj shoferit dhe përveç gjobës, i kanë bllokuar edhe makinën.

09:26
Po përgatiteshin për të mbjellë kanabis, policia arreston në flagrancë 3 persona

Tre persona që po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Bulqizës.

09:21
Incident detar me Iranin, përfshihet një anije britanike në gjirin e Hormuzit

Situata në rajonin e Gjirit është përshkallëzuar sërish me incidentin e fundit që ka përfshirë këtë radhë një anije cisternë britanike. Mjetet lundruese iraniane janë përpjekur ta ndalojnë cisternën përpara se të dëboheshin nga një anije e marinës Mbretërore. HMS Montrose u pozicionua midis tre anijeve të Republikës Islamike dhe cisternës British Heritage përpara se të lëshonte disa paralajmërime verbale.

09:06
Breshër sa një grusht në Itali, lëndohen 18 persona nga moti i keq në Pescara

Nga i nxehti i skajshëm, në stuhi me erëra të dhunshme e reshje të forta, disa pjesë të Italisë po përballen me kapriçot e motit dhe dëmet që ato janë duke lënë pas. Në brigjet e vendit fqinj të lagura nga deti Adriatik, erërat që kanë mbërritur shpejtësinë deri në 150 km në orë, kanë shkulur nga plazhet çadra e shezlonge.

08:46
Qeveria shqiptare financim për funksionalizimin e Qendrës Kulturore në Bujanovc

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka njoftuar se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur të financojë restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanovcit në Serbi.

08:21
Greqi, 6 të vdekur dhe 120 të plagosur nga moti i keq

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra janë plagosur pas një stuhie të fuqishme që ka prekur zonën turistike të Halkidhikisë rreth 80 km në lindje të Selanikut.

06:51
Arsenal nuk ndalet, kërkon sulmuesin e Barcelonës

Arsenal po planifikon blerje për të forcuar ekipin në mënyrë që të mos pësojsë një sezon zhgënjyes si ky i fundit.

05:43
Lampard e nis keq me Chelsean, barazon ndaj modestëve të Bohemias

Para pak ditësh Frank Lampard, u bë trajneri i Chelseas pasi largimit të italianit Sarri tek Juventus.

04:21
Presidenti Trump: Do të rrisim ndjeshëm sanksionet ndaj Iranit

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se së shpejti do të “rrisë ndjeshëm” sanksionet ekonomike ndaj Iranit. Komentet e tij në twitter pasojnë një deklaratë të Shteteve të Bashkuara drejtuar një takimi urgjent të Bordit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike që u mbajt në Vjenë. Në deklaratë thuhej se shkelja e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit është një përpjekje për zhvatje parash. Uashingtoni paralajmëroi Teheranin se po izolon vetëveten ndërsa në të njëjtën kohë ripërsëriti se është i hapur për bisedime.

03:59
Gjendet neandertali më i hershëm jashtë Afrikës

Kërkuesit kanë gjetur shembullin më të hershëm të specieve tona (Homo-Sapiens) jashtë Afrikës.

01:46
Turqia, paralajmërim Shteteve të Bashkuara lidhur me sistemin S-400

Turqia i bëri thirrje të mërkurën Shteteve të Bashkuara që të shmangin hapat që do të dëmtonin marrëdhëniet dypalëshe. Reagimi erdhi si përgjigje ndaj komenteve të zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit Morgan Ortagus, e cila ripërsëriti se Ankaraja do të përballet me “pasoja reale dhe negative” nëse blen sistemet ruse të mbrojtjes nga raketat S-400.

01:08
Partizani merr barazim/ Kërkoi golin por ndeshja me Karabakun u mbyll 0-0

Partizani e mbylli me rrjeta të paprekura përballjen e parë në Ligën e Kampioneve ndaj Karabakut, në raundin e parë kualifikues. Ndaj një rivali të vështirë si kampionët e Azerbajxhanit, ‘Demat e Kuq’ rezistuan e madje rrezikuan të fitojnë në stadiumin Selman Stërmasi, por në fund merituan barazimin 0-0, që lë kualifikimin të hapur.

00:59
Përmbytet Vlora/ Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë edhe dëme në plazhet e Orikumit

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë dhe përmbytje në disa lagje të Vlorës të cilat mbeten problematike sa herë bie shi.

00:28
Deputeti i PD shpërthen ndaj zv.ministrit të mbrojtjes, ja debati

Deputeti i PD, Lefter Maliqi ka debatuar ashpër me zv/ministrin e Mbrojtjes mbrëmjen e sotme në Open.

E mërkurë, 10 Korrik 2019
22:47
Pianistja e famshme luan muzikë klasike me ngjyra popi

Nga shumëkush konsiderohet si muzika e gjyshërve, apo ajo që dëgjohet nëpër ashensorë.

22:29
Moti i keq/ Vlora “nën pushtetin” e ujit

Prej një ore reshjet e dendura të shiut kanë sjellë dhe përmbytje në disa lagje të Vlorës të cilat mbeten problematike sa here bie shi.

22:18
I ndalohet hyrja në Kosovë ministrit serb të Mbrojtjes

Autoritetet e qeverisë së Kosovës po vazhdojnë t’ua ndalojnë hyrjen në Kosovë zyrtarëve të lartë të qeverisë së Serbisë. Kësaj radhe hyrja iu ndalua ministrit serb të mbrojtjes Aleksandër Vulin, konfirmojnë zyrtarë nga Ministria e Jashtme e Kosovës. Sipas Jetlir Zyberajt, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës, “kërkesa për vizitë në Kosovë e Aleksandër Vulinit është refuzuar, sepse qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës”.

22:01
Lamtumirë makina breshkë/ Volswagen Beetle nuk do të prodhohet më

Prodhimi i të famshmes Volkswagen Beetle, është mbyllur. Makina kompakte e rrumbullakosur, lindi në Gjermaninë naziste dhe luajti një rol të rëndësishëm në ringritjen ekonomike të Gjermanisë pas luftës së dytë botërore.

21:48
Ish-deputetja e PD në Open: Ja kur hyjmë në zgjedhje

Albana Vokshi, ish-deputete dhe drejtuese e PD-së ka deklaruar në emisionin Open të Eni Vasilit në Top Channel kohën se kur opozita do të hyjë në zgjedhje.

21:39
Aksidenti në Vërdovë të Pogradecit, shkon në 9 numri i të plagosurve

Ka shkuar në 9 numri i personave të plagosur në aksidentin e ndodhur në afërsi të rrugës së ish minierës së qymyrit të fshatit Vërdovë.

21:33
Petro Koçi në Open: Meta po sillet si çun problematik, Vokshi: Rama do bjerë!

Debati politik për skenaret e zgjidhjes së krizës vijon të jetë aktiv dhe i nxehtë në studion e emisionit Open të Eni Vasilit.

21:27
Një gjysh dhe vjehërr si Kastriot Tusha: Kam një mbesë dhe një nuse të mrekullueshme!

I ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, tenori i njohur shqiptar, Kastriot Tusha foli për projektet e reja, por u ndal edhe te profili personal, jashtë muzikës.

21:22
Në Korenë e Veriut, njerëzit janë të lumtur!

Pavarësisht ritmit apo hapave të kërcimit, ndërsa dielli perëndon në Penian, kryeqytetin e Koresë së Veriut, banorët lokalë, mblidhen çdo të diel në parkun Moran, për të kërcyer nën tingujt e muzikës folk.

21:12
As një dhe as dy, por ja sa fëmijë dëshiron të ketë Besa Shahini

Besa Shahini ishte e ftuara e radhës në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku rrëfeu jo vetëm sfidat si Ministre e Arsimit, por foli hapur edhe për jetën personale.

20:59
Mini Cooper, elektrizohet/ Pas 60 vitesh ndryshon makina e famshme britanike

60 vite pas prezantimit të Minit origjinal, kompania ka sjellë edhe versionin e parë të saj, plotësisht elektrik, në fabrikën e “Oxfordit”, duke hedhur mënjanë shqetësimet për Brexitin.

20:50
Basha: Ne jemi opozita që garanton ndryshimin e kërkuar nga 85% e shqiptarëve

“Protestat tona janë europiane dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. Edhe mediat ndërkombëtare, së fundmi, na u drejtuan si “protestuesit pro-europianë”- kështu tha kreu i PD, Lulzim Basha në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Fier.

20:45
Fiks Fare/ Degradimi spitaleve, mungon tetanosi, shiten në fshehtësi ato për përdorim spitalor

Pacientët vuajnë mungesën e vaksinës së tetanosit jo vetëm në spitalet dhe farmacitë e Tiranës, por edhe në spitalet e farmacitë e qyteteve të tjera.

20:38
Aksident në Vërdovë të Pogradecit, 5 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në afërsi të rrugës së ish minierës së qymyrit të fshatit Vërdovë, ku si pasojë janë plagosur pesë persona.

20:15
Merkel dridhet përsëri/ Kancelarja: Jam mirë, s’ka arsye për tu shqetësuar

Kancelarja gjermane ka rindezur debatet për shëndetin e saj, pasi u pa sërish të dridhej në një event publik, incidenti i tretë i tillë, në më pak se një muaj.

20:01
Qeveria e re greke/ Kryeministri Micotaqis, mbledh kabinetin

Kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka thirrur mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar mëngjesin e së mërkurës dhe në një fjalim prej gati 14 minutash ka përshkruar një model të ri të qeverisjes së vendit duke propozuar ndryshime të mëdha në mënyrën e funksionimit të qeverisë.

19:45
Rigon në vend të duhanit, fermerët e Dumresë kërkojnë mbrojtje nga ulja e çmimeve

Me një traditë shekullore në kultivimin e duhanit, zona e Dumresë prej 3 vitesh po i drejtohet kulturave të tjera.

19:43
Mjekët: Duhani të vret/ Ulet numri meshkujve duhanpirës, por shtohen femrat

Samiu është pensionist. Po dredh cigaren e zakonshme me duhan të blerë.

19:39
Ndalohen cigaret me ngrohje dhe nargjilet, në zonat publike

Cigaret me ngrohje, ato elektronike, shishat apo nargjilet do të ndalohen të pihen në mjediset e mbyllura, njëlloj si produktet e tjera të duhanit.

19:39
Ulen krimet seksuale/ Psikologët: Jo të gjitha ngjarjet raportohen

Krimet seksuale, janë një tjetër vepër e rëndë penale me të cilën vendi ynë është përballur herë pas here.

19:33
PD: Zgjedhjet u manipuluan/ PD e Kukësit padit komisionerët e zgjedhjeve

Demokratët kanë nisur serinë e kallzimeve ndaj zyrtarëve dhe komisionerëve socialist për krime elektorale dhe falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve.

19:31
KQZ rrëzon ankesat për zgjedhjet/ Nuk ka prova që provojnë manipulim të rezultatit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar 37 kërkesa ankimore të Bindjes Demokratike, e cila kërkonte shpalljen të pavlefshëm të procesit zgjedhor.

19:21
Basha: Agron Kapllanaj kryetar legjitim i Mallakastrës deri në një proces të rregullt zgjedhor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve informale me strukturat e partisë për të dikskutuar mbi zhvillimet e pritshme politike.

19:00
Stuhi të forta dhe rrebeshe shiu/ Qarku i Beratit në errësirë totale

Stuhi të forta ere dhe rrebeshe shiu kanë pushtuar pasditen e sotme qytetin e Beratit,duke rrezikuar seriozisht rrëzimin e pishave e pemëve në akset nacionale.

18:58
Ford u bën thirrje shoferëve të rikthejnë modelet “Focus”

Fordi u ka bërë thirrje pronarëve të makinave që të rikthejnë rreth 58 mijë të tilla, prodhime nga viti 2012 e deri në 2017, për shkak se kanë shumë gjasa që të kenë probleme me serbatorin dhe që duhet riparuar sa më shpejt.

18:55
Konferenca e dështuar e Militao, në prezantimin te Reali

Nëse në fushë do të jetë njësoj si në konferencën për shtyp, atëherë Eder Militao do të jetë një blerje zhgënjyese për Realin e Madridit.

18:49
Rruga 2000 km, Rusia merr përsipër të lidhë Europën me Kinën

Rusia po planifikon të bëhet një nyje e rëndësishme e transportit tregtar midis Europës dhe Kinës, duke miratuar planin për ndërtimin e një rruge 2000 km, rreth 9.5 miliardë dollarë, e që do ta përshkojë vendin nga kufiri me Bjellorusinë e deri në Kazakistan.

18:40
Merkato bardheblu/ Një ditë prezantimesh te Tirana

Për të lënë pas sezonin negativ që mbylli në muajin Maj dhe për të mos luftuar më për qëndrimin por kupat Europiane, te Tirana po mendojnë më herët se skuadrat e tjera për të përmirësuar organikën.

18:29
Kim Kardashian e parezistueshme! – Foto

Kim Kardashian nuk njihej me pamjen e re, flokë bjonde dhe një korse të kuqe, i gjithë ky ndryshim për linjën e saj më të re të make up-it.

18:21
Eja sfidoje djallin në “Hell’s Kitchen 2”

A e ke pasion gatimin? A të tërheqin garat? A dëshiron të bëhesh i famshëm? A je i gatshëm që në emër të fitores të bësh gjithçka, të përballesh me të papriturat, tensionin, debatin në kuzhinë më “të tmerrshme”, por më të famshmen, më të dëshiruarën në të gjithë botën?

18:02
E dashura e Diaz “ndez” Ibizën

Futbollisti Mariano Diaz është fotografuar në Ibiza së bashku me të dashurën e tij, modelen, Yaiza Moreno.

17:46
Si kanë ndryshuar 11 njerëzit më të pasur në botë

Teoria se rruga drejt suksesit vjen nga puna e vështirë është provuar me shembujt e miliarderëve të tjerë modern sepse shumica e tyre e kanë fituar vendin e tyre, dhe jo vetëm e kanë trashëguar atë.

17:30
Rapinoe, shuplakë Trump: Asnjë s’shkon në Shtëpinë e Bardhë

Vijojnë polemikat e Megan Rapinoe kundër Presidentit amerikan Donald Trump, madje situata ka arritur deri aty sa kombëtarja amerikane e futbollit të femrave ka shfaqur gatishmërinë të refuzojë ftesën e shefit të Shtëpisë së Bardhë, për ta vizituar, pas titullit botëror të fituar në Francë, por jo atë të Kongresit, diçka që u konfirmua nga senatori demokrat, Chuck Schumer.

17:07
Legjenda e tenisit botëror, i falimentuar!

Legjenda e tenisit botëror, Boris Becker është shume keq në aspektin financiar.

16:56
SPAK dhe GjKKO: Qeveria vendos: Ruajtje e fortë prokurorëve, gjyqtarëve dhe godinave

Qeveria ka marrë sot një vendim mbi sigurinë e gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe të prokurorisë së posaçme dhe drejtorit të Byrosë kombëtare të hetimit.

16:47
13 rastet kur blerjet në internet janë një dështim total

Të gjithë kanë porositur diçka online së paku një herë.

16:33
Manchester United nuk dorëzohet: S’kemi nevojë të shesim lojtarë

Manchester United dhe Ole Gunnar Solskjaer janë kthyer në një mur të vështirë, për t’u thyer për Interin, Juventusin e Realit të Madridit për Lukakun dhe Paul Pogba.

16:02
Ish-Presidenti Nishani paralajmëron në Top Talk radikalizim të aksionit opozitar

Gjatë intervistës në studiot e Top Talk, ish-Presidenti Nishani është shprehur se opozita ka hyrë në fazën e betejës finale, e se do të ketë një radikalizmim akoma më të madh politik të këtij procesi.

16:02
Top Talk/ Nishani: Meta, i detyruar që të shpallë një datë të re zgjedhjesh

I ftuar në emisionin Top Talk, ish-presidenti Bujar Nishani tha se Ilir Meta ka qenë i detyruar që të caktojë një datë të re zgjedhjesh, që është 13 tetori.

16:02
Top Talk/ Nishani: Për 30 qershorin vendos Kushtetuesja. Përcaktimet kushtetuese janë demontuar shumë herë nga politika

Sot prezent në Top Talk ishte i ftuar ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili foli mbi aktualitetin politik që prek disa çështje brenda njëra-tjetrës sikurse është efekti që prodhoi dekreti i presidentit Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit, marrëdhëniet me mazhorancën dhe kriza e pazgjidhur politike.

15:46
Turi i Francës/ Elia Viviani fiton etapën e 4-t

Elia Viviani është fituesi i etapës së katërt të Turit të Francës, që u mbyll në Nansi.

15:35
Rikonstruktohen konviktet/ Në qytetin studenti është ndërhyrë në 10 godina

Godinat e “Qyteti Studenti” po rikonstruktohen njëra pas tjetrës .Sapo kanë përfunduar punimet në godinën 9 dhe 10 ku strehohen 600 vajza.

15:29
Me anije drejt Sazanit/ Ishulli dhe Karaburuni tërheq turistët

Edhe pse vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, për turistët që nisen në lundrim drejt brigjeve të Karaburunit dhe Sazanit kjo është një ditë normale, madje mungesa e rrezeve te diellit herë pas here e bën më të freskët udhëtimin.

15:28
Pedonalia rikthen liqenin; Brigjet e liqenit të Shkodrës mbushen me pushues

Për vetëm pak minuta larg qendrës së qytetit, shkodranët kanë mundësinë të shijojnë bukuritë e rralla natyrore që të ofron liqeni i Shkodrës, më i madhi në Ballkan.

15:22
Kullat bosh në bregdet/ U ngritën për vrojtim, por pushuesit nxjerrin njëri-tjetrin nga deti

Kullat e vrojtimit, të cilat shërbejnë për sigurinë e pushuesve ekzistojnë vetëm si objekte pasi në to nuk gjenden rojet bregdetare. Edhe pse vetëm një ditë më parë në plazhin e Durrësit ndërroi jetë një turist boshnjak i moshuar.

15:21
Shëngjin, stuhi e rrallë/ Dëmtohen linjat në disa zona të vendit

Për më shumë se dy orë, Shëngjini është përfshirë nga një stuhi e fortë, e cila ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

15:14
Haradinaj kundër ndarjes: Do mbrojmë me çdo çmim sovranitetin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj reagoi pas publikimit të bisedës telefonike, të homologut të tij maqedonas, që fliste për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

14:52
PD-LSI, akuza Ramës: Mbështet projektin e ndarjes së Kosovës

Opozita shqiptare i konsideroi tronditëse pohimet e kryeministrit maqedonas mbi ekzistencën e projektit për ndarjen e Kosovës. Njëzëri, PD-LSI akuzuan Kryeministrin Edi Rama se mbështet një skenar kundër interesave kombetare.

14:45
Kush është Ermir Dervishi, i dënuar në Shqipëri dhe Itali për vrasje dhe lidhjet e dyshuara me bandën e Durrësit

Ermir Dervishi, 48 vjeç, është arrestuar nga Policia e Durrësit për llogari të autoriteteve italiane, shtet në të cilin është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999, për shkak të një vrasjeje të kryer dy dekada më parë. Policia shqiptare njofton se Dervishi do të ekstradohet drejt shtetit fqinj.

14:34
Wake Up/ Tiri Gjoci tregon arsyen pse ka braktisur live-t

Këngëtari Tiri Gjoci është bërë pjesë e skenës që në moshën 14-vjeçare, ndërkohë që shumë e njohin si ish fituesin e “The Voice of Albania 5” në vitin 2016.

14:34
Wake Up/ DigitAlb feston 15 vite. Argëtim për të gjitha moshat në Sheshin Skënderbej

Më 15 korrik, DigitAlb bën plot 15 vite që shoqëron shqiptarët me një programacion të gjerë për të gjitha moshat dhe shijet.

14:27
Wake Up/ Zak Topuzi: Mungesat e akomodimit shtyjnë turistët të pranojnë shërbim jo cilësor

Zak Topuzi, Kryetar i Hotelerisë, Shoqata Shqiptare e Turizmit i ftuar në ” Wake Up” tha se pavarsisht përmirësit ndër vite, turizmi shqiptar ka ende shumë probleme.

14:20
Kritikoi Donald Trump-in, dorëhiqet ambasadori britanik në SHBA

Ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, Kim Darroch, njoftoi të mërkurën dorëheqjen, duke shtuar se e kishte të pamundur të vazhdonte rolin e tij pas rrjedhjes së informacionit të kabllogrameve diplomatike në të cilat ai kritikonte Presidentin amerikan Donald Trump.

13:51
“Universitetet të praktikojnë ndarjen e gjinive”, deklarata e Erdogan shkakton polemika

Presidenti turk, Erdogan duket se ka zbuluar në Japoni një model që e mendon të vlefshëm edhe për Turqinë: Universitetet me ndarje gjinore.