Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit, përfundon pa rezultat pas dy orësh takimi “kokë më kokë” Hamza-Kurti
02/10 18:32
Takimi mes dy liderëve ka përfunduar, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe kandidat për kryeministër, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.
Takimi Kurti-Mustafa vjen tetë ditë pas takimit të fundit që këta të dy e kishin të hënën e kaluar.
“Të dy liderët janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim për të arritur deri tek arritja e marrëveshjes. Kaq jam i autorizuar te them për takimin e sotëm”, ka thënë Besian Mustafa zëdhënës i LDK-së.
Top Channel