Trump-it “nuk i del inati”, vendos tarifa të reja 25% ndaj produkteve braziliane, pritet të hyjnë në fuqi më 22 korrik
Autoritetet peruane njoftuan sot se kishin shkatërruar më shumë se 25000 hektarë me bimë narkotike (Erythroxylon coca), e mbjellë ilegalisht në luginat ku operojnë trafikantët e drogës.
Kulturat e paligjshme ishin mbjellë në luginën Huallaga dhe në një rrip të xhunglës që përfshin rajonet Ayacucho, Huancavelica, Cuzco dhe Junin.
“Dëshiroj të përshëndes policinë, ushtarakët dhe punonjësit e Projektit social për kontrollin dhe reduktimin e kulturave të paligjshme, të cilët me punën e tyre, sakrificat dhe heroizmin e tyre kanë tejkaluar objektivat”, deklaroi ministri i Brendshëm peruan, Carlos Moran.
Peruja është, së bashku me Kolumbinë dhe Bolivinë, një prej prodhueseve më të mëdha botërore të kokainës, sipas OKB-së.
Top Channel