Gjatë ditës së sotme, Këshilli Bashkiak i Kurbinit ka miratuar shembjen e 7 pallateve që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas verifikimeve nga specialistët, pallatet janë shpallur si të pabanueshme dhe të pariparueshme.

Bazuar në akt-konstatimet e hartuara dhe miratuara nga Instituti i Ndërtimit është vendosur shembja për pallatet nr. 125, 126, 127, 129, 130, 131 dhe 133 ne Lagjen nr. 4 në Laç.

Ky vendim është hapi i parë që merret në kuadër të procesit të rindërtimit të blloqeve të reja të banimit.

Top Channel