Vidhnin banesa në Patos dhe jo vetëm, në pranga tre persona. Pas kontrollit në banesë njërit prej tyre iu gjet kanabis Gjatë periudhës së komunizmit mendohet të jenë zhdukur rreth 6000 persona. Familjarët e tyre janë ende në kërkim të dëshpëruar të tyre.
Por ka edhe nga ata që i janë dorëzuar të keqes dhe mendojnë se tashmë është e pamundur të gjendet eshtrat e tyre. Kjo ekspozitë sjell disa nga rastet më të bujshme familjare, jo vetëm të të zhdukurve, por edhe të historisë që qëndron nga pas. Ndërkaq instalacioni i kësaj harte tregon vendndodhjen e raportuar të të zhdukurve për çdo tabelë të kuqe. Apeli i kësaj ekspozite dhe familjarëve është kthimi i vëmendjes drejt gjetjes së eshtrave të familjarëve të tyre, të gjithë të zhdukur nga regjimi komunist.
Shënjimi i vend varrimeve të mundshme të të pagjeturve tregon një Shqipëri tjetër të nëntokës së saj. Një vend I kther në një hapësirë burgjesh, kampesh, varresh e frike.
Nikolin Kurti na tregon historinë e gjyshit të tij Dom Shtjefën Kurti, një prej klerikëve të krishterë të ekzekutuar dhe ende pa varr.
Hamza Kazazi na tregon historinë e familjes me shtatë varre te familjes Kazazi, organizatorë të kryengritjes së Postribës. Trupat e të vrarëve nuk ju kthyen kurrë familjes.
Fytyrat e fshira të rreth gjashtë mijë njerëzve janë e shkuara jonë që nuk ka një të shkuar, prandaj edhe kjo ekspozitë në MHK quhet “një e shkuar e pakryer”.
Jetona Kocibelli
Top Channel