Trump niset drejt Kinës, kërcënon Iranin dhe sulmon gazetarët gjatë deklaratave në Shtëpinë e Bardhë 12/05 21:08
Bojkoti i stërvitjes nga ana e futbollistëve të Skënderbeut, ishte një sinjal që mesa duket shkoi në drejtimin e duhur. Hierarkia drejtuese e klubit korçar e ndërgjegjësuar për detyrimet e saj, arriti t’i rikthejë lojtarët në fushë, gati për ndeshjen e Superiores në fundjavë.
“Kishte vonesa, por i zgjidhëm”, është shprehur Takaj.
Nga ana e Skënderbeut nuk do të ketë asnjë masë disiplinore, edhe pse Presidenti e quan të nxituar bojkotin, që mund të ishte zgjidhur ndryshe.
Në qershor është vendimi i gjykatës federale të Zvicrës, që shënjon dhe ekzistencën e Skënderbeut.
Skënderbeu është dënuar nga UEFA me 10 vjet përjashtim dhe 1 milion euro gjobë për manipulimin e rezultateve.
Top Channel