E premte, 12 Korrik 2019
15:26
Finalja “Top Talent-2″/ Do të shpallen edhe fituesit në secilën kategori

Konkurrentet konkuruan në kategoritë Gazetar, Prezantues, Interpretues.

15:26
Raketa ruse në Turqi/ Sistemi s-400 vendoset në bazën turke pranë Ankarasë

Sfida e Turqisë ndaj Shteteve të Bashkuara lidhur me sistemin rus e mbrojtjes raketore, sot u pa më qartë se çdo herë tjetër: Sistemi S-400 mbërriti në bazën ajrore Murted pranë Ankarasë, duke vulosur kështu zgjedhjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, pavarësisht presioneve të Amerikës.

15:22
Para ruse për Lega-n/ Prokuroria e Milanos do hetojë aferën

Prokuroria e Milanos vendosi të nisë një hetim mbi aferën e pagesave të mundshme, nga Rusia, për partinë e Ministrit të Brendshëm italian, Salvini Lega.

15:20
Pushtimi i gafores blu/ Prej 17 vitesh në brigjet e Vlorës

Gaforrja blu është një ushqim tepër i shijshëm nga deti, por jo aq i mirë për banorët e tjerë të ujërave tona, ku i gjen të shumta në numër, prej 17 vjetësh.

15:08
Haradinaj në kurthin rus/ Publikohet biseda telefonike me dy komedianët rusë

Pre e lojës së dy komikëve rusë, Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexei Stoljarov (Leksus), duket se ka rënë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ashtu si dhe në rastin e shefit të ekzekutivit maqedonas Zoran Zaev, njëri prej tyre është paraqitur si, ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

14:55
Angli, shqiptari godet me thikë për vdekje bashkëshorten 35-vjeçare

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nën akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij më 16 qershor të këtij viti.

14:51
Kënd i ri lojërash në Tiranë/ U ndërtua në bllokun e banimit pranë ambasadave

Pas rehabilitimit të bllokut të banimit, komuniteti pranë zonës së Ambasadave ka edhe një kënd të ri lojërash, të cilin Bashkia e Tiranës e ndërtoi pas një kërkesë të hershme të fëmijëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj përuroi këndin e ri në Njësinë 7, një hapësirë fantastike që plotëson nevojat e të gjitha grupmoshave të komunitetit, me module e lodra për fëmijë e hapësira çlodhëse për të rriturit.

14:42
FIFA, masa të ashpra/ Grusht “të hekurt” kundër të racizmit

Federata botërore e Futbollit do të aplikojë masa më të ashpra kundër episodeve raciste në fushat e lojës, për të minimizuar koret diskriminuese brenda stadiumeve.

14:07
Për herë të parë në SHBA, gruaja lind foshnjën nga mitra e transplantuar nga një e vdekur

Një vajzë e shëndetshme ka lindur duke përdorur një mitër të transplantuar nga një trup i vdekur.

14:04
Hapja e kutive të Lezhës, Spiropali: I dha goditjen e fundit alibisë së Bashës

Pak orë pasi KQZ hapi kutitë e Bashkisë Lezhë, ku u gjetën në 1 kuti ngatërrimi i 3 votave, ka ardhur edhe reagimi i Sekretares për Aleancat, njëkohësisht zëdhënëse e Kryesisë së PS, Elisa Spiropali.

13:49
Wake Up/ Bohemian Rhapsody në versionin napoletan nga “EbbaneSis”

Vajzat e grupit” EbbaneSis”, Viviana Cangiano dhe Serena Pisa kënduan në ” Wake Up” një version mjaf origjinal të këngës së Freddie Mercury-t , ” Bohemian Rhapsody”.

13:43
Wake Up/ “EbbaneSis”, një fenomen i momentit në Itali, për herë të parë tur koncertesh në Shqipëri

Dyshja që njihet me emrin e artit “EbbaneSis”, Viviana Cangiano dhe Serena Pisa kanë filluar të punojnë së bashku në repertorin klasik napolitan dhe në villanelle-t napolitane të shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe të shtatëmbëdhjetë.

13:41
Wake Up/ Botuesja, Arlinda Dudaj: Librat, një udhërrëfyes shumë i mirë për pushimet tuaja

Nëse keni planifikuar të udhëtoni për pushime jashtë vendit, nuk ka një mënyrë më të mirë për të njohur qytetin që do të vizitosh sesa të lexosh paraprakisht një libër, i cili në qendër mund të ketë çfarëdolloj ngjarjeje, por që sillet përreth, flet me detaje dhe përshkruan më së miri qytetin ku po shkoni.

13:39
Pritja mbaron bashkë me shpresën, KAS-i merr vendimin final për Skënderbeun

Nëpërmjet një relacioni zyrtar, KAS ka lajmëruar ditën e premte se le ne fuqi vendimin e UEFA-s i marrë në 29 mars, që bën fajtor Skënderbeun për disa ndeshje të trukuara në Kupat e Europës, duke e dënuar me 10 vjet mospjesëmarrje në kompeticionet europiane dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh.

13:38
Zhurmat që largojnë turistët e huaj nga Saranda

Teksa pak ditë më parë Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat paralajmëroi lokalet të marrin masa për të evituar audion e lartë që mund të kthehet në zhurmë bezdisëse për pushuesit, por edhe për banorët e zonës. Është edhe një tjetër lloj zhurme, e cila bezdis turistët, ndoshta edhe më shumë se muzika e lartë.

13:38
Wake Up/ OSHEE:Energji pa ndërprerje gjatë verës, 500 punonjës në terren

Për të shmanguar çdo lloj situate të paplanifikuar, ku energjia elektrike është shumë e domosdoshme për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hartuar një plan masash, i fokusuar kryesisht në zonat bregdetare të vendit.

13:12
“Casa de Papel”/ Suksesi i serialit spanjoll në “Netflix”

Sezoni i tretë i “La Casa de Papel”, seriali më i shikuar në Netflix që nuk është në gjuhën angleze, u prezantua në Madrid, tetë ditë përpara se të transmetohet në platformën amerikane. Për gjenerata me radhë, kultura të caktuara janë eksportuar në të gjithë botën, por ky serial dëshmoi se edhe histori të jshtëzakonshme mund të përhapen gjithandej e të vlerësohen nga të gjithë.

12:49
Zhytja e ndaluar pas ushqimit/ Larja në ujë bllokon tretjen. Mund të shkaktojë vdekje

Është makthi i shumë prindërve, megjithatë ky fenomen nuk prek vetëm fëmijët: është folur shumë për faktin që pas ngrënies, nuk duhet hyrë menjëherë në ujë.

12:40
Turizëm në Apoloni/ Vizitorë në grupe deri në korrik. Më pas shkojnë familjet

Këto janë 22 mësuese nga Polonia që kanë zgjedhur të vizitojnë Ballkanin duke bërë një turne disaditor në zonat arkeologjike të rajonit.

12:26
SPAK/ Sot dita e fundit e intervistimit, deklaratat e kandidatëve

Sot është dita e fundit e intervistimit të prokurorëve kandidatë për në SPAK. Deri më tani janë pyetur Vladimir Mara, Dritan Prenci, ndërkohë po pyetet Ndini Tavani dhe në fund do pyetet Maksim Sota.

12:17
“Otello” në Butrint/ Trupa e teatrit bullgar ngjitet në skenën e festivalit veror

Tragjedia “Otello” e Shekspirit u vu në skenë në teatrin antik, si një ndër interpretimet kulmore të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti Summer Festival”.

12:11
Sfida e turizmit në Berat/ Jo vetëm vizita, por qëndrim më shumë se 1 ditë

Turistët në qytetin 2400 vjeçar të Beratit nuk mungojnë në asnjë stinë. Pjesë e trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO, Berati gjendet edhe në guidën më të thjeshtë në internet në listat e famshme të 10 vendeve që i rekomandohen çdo vizitori për Shqipërinë.

12:03
Meta rrëzon Gjinushin/ Presidenti refuzon dekretimin si kryetar i Akademisë së Shkencave

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e Skënder Gjinushit si kryetari i ri i akademisë së shkencave. Dorëheqja nga funksioni i Kryetarit të Partisë Socialdemokrate e paraqitur nga zoti Skënder Gjinushi më 15.05.2019, nuk është formalizuar me një vendimmarrje ligjore përpara kohës së zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar të Akademisë së Shkencave në datën 24.05.2019.

12:01
Muzikë me harpën e faraonit/ Grupi i vajzave që ringjall lashtësinë në Egjipt

Në Egjipt, një harpë e lashtë e periudhës faraonike, po rikthehet në jetë. Në përpjekje për të mbrojtur trashëgiminë kulturore e për ta mbajtur gjallë artin e asaj që vendasit e njohin si “semsenia”, një grup vajzash të reja kanë arritur të krijojnë korin e pare femëror që përdor këtë lloj harpe në lindjen e mesme.

11:31
Adoleshentja i vjedh mbrëmjen e maturës shkollës, shpenzime marramendëse për të rënë në sy

Një adoleshente vodhi shfaqjen e mbrëmjes së maturës së shkollës së saj, teksa mbërriti në feste me një Rolls Royce Phantom të shkëlqyeshëm – të mbuluar me më shumë se katër milionë kristale Swarovski.

11:19
Ylli i Instagramit, foto mbi kalin në ujë; plasin polemikat: E shkreta kafshë

Një yll i Instagramit e ka gjetur veten përballë polemikave nga dashamirësit e kafshëve pasi ajo publikoi foto me mbi një kalë që ecte në ujë.

11:17
Përfundon rinumërimi për Lezhën, 4 vota më shumë Pjerin Ndreun

Ka përfunduar rinumërimi i 11 qendrave të votimit në KQZ për bashkinë e Lezhës.

11:11
Epidemi përdhunimesh të miturish në Ukrainë, ligji: Pedofilët të kastrohen

Pedofilët do të kastrohen kimikisht nga një injeksion në Ukraninë. Procesi kimik “përfshin injektimin me forcë të barnave anti-androgjene që përbëhen nga kimikate që reduktojnë epshin dhe aktivitetin seksual”, tha agjencia kombëtare e lajmeve e Ukrainës.

11:01
Foto+Video/ Shembet godina pranë stadiumit “Arena Kombëtare”

Ka nisur puna për shembjen e godinës pranë stadiumit Qemal Stafa.

10:51
Ja se kur do të përfundojë aeroporti i Kukësit me bileta  ‘low cost’ /Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video në Facebook, për projektin e aeroportit të Kukësit, që është në proces ndërtimi. Sipas shefit të qeverisë, aeroporti do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm.

10:44
Votat e Lezhës/ Nis hapja e kutive të 11 QV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur ditën e sotme hapjen e kutitë e votimit në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës.

10:40
Soreca: Presidenca Rumune dha rekomandime pozitive për Shqipërinë

Është mbajtur ceremonia e mbylljes së Presidencës Rumune në Këshillin e BE, ku morën pjesë ambasadori i Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca dhe  ambasadori rumun në vendin tonë Mircea Perpelea.

10:32
Lleshaj: Shumë shpejt koha e pritjes në doganë do jetë ‘0’

Nga dogana e Hanit të Hotit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka njoftuar se do të shkurtohet koha e pritjes në pikat kufitare të Shqipërisë.

10:17
Kur i jep jetë letrës (Foto)

Artistja Tina Kraus prej dy vjetësh zbuloi talentin e tij për të bërë skulptura me letër. Insektet e realizuara prej saj duken si të vërteta. Fillimisht nisi që të krijojë bimë prej letrës dhe më pas kaloi tek insektet.

09:59
Fotot që tregojnë se fëmijët janë një mrekulli e vërtetë!

Fëmijët janë thjesht një dhuratë për botën, sepse ata mund t’ju bëjnë të buzëqeshni duke bërë gjëra nga më të çuditshmet.

09:44
Gratë zgjidhin probleme që burrat as nuk mund t’i përfytyrojnë

Çdo ditë, gratë zgjidhin probleme që burrat as nuk mund t’i përfytyrojnë.

09:31
Jennifer Lopez në super formë!

Jennifer Lopez është këtu duke dëshmuar se nuk ka asgjë që nuk mund të veshë.

09:12
Arrestohet në Shqipëri luftëtari rus i ISIS-it, erdhi si emigrant i paligjshëm

Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas rus, luftëtar i ISIS-it, që ishte fshehur në Shqipëri. Në pranga ka rënë shtetasi R. M., 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi, me qëllime ekstradimit drejt vendit të tij.

09:00
Rritet buxheti i ndihmës nga SHBA, miliona dollarë shtesë për Kosovën        

Shtetet e Bashkuara e kanë rritur buxhetin e ndihmës për Kosovën. Uashingtoni do të japë 34 milionë dollarë shtesë në kuadër të marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunim zhvillimor.

08:46
Putin telefonon Zelenskiy, në fokus, Krimeja dhe lirimi i marinarëve

Presidenti rus Vladimir Putin i bëri telefonatën e tij të parë  presidentit e ri të Ukrainës një ditë më parë dhe diskutimet u përqendruan në konfliktin në Ukrainën lindore që ka shkaktuar marrëdhënie të “hidhura” midis dy vendeve.

08:24
Qeveria e re greke (nuk) do të kontestojë marrëveshjen për Maqedoninë e Veriut

Qeveria e re greke e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis nuk do të ndryshojë politikën e jashtme dhe evropiane. Gjatë kohës në opozitë Mitsotakis kundërshtonte Marrëveshjen me Shkupin. Po tani?

08:17
DASH: Shqipëria, vend i vështirë për të bërë biznes

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin mbi klimën e biznesit në botë për vitin 2019. Në pjesën për Shqipërinë, thuhet se investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme që vazhdojnë në Shqipëri.

07:17
Barcelona paguan klauzolën e Griezmann, zyrtarizimi çështje ditësh

Barcelona dhe Antoine Griezmann janë shumë pranë njëri-tjetrit. Sipas mediave në Spanjë dhe Angli ekipi katalanas do zyrtarizojë shumë shpejt francezin.

07:03
Ndeshja më e madhe e vitit/ Dueli Federer-Nadal luhet sot

Rafael Nadal dhe Roger Federer do të duelojnë sot përballë njëri-tjetrin në gjysmë finalen e Wimbledon.

06:19
Siri/ Shpërthimi i bombës i merr jetën 11 personave, mes tyre dhe fëmijë

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të një bombe në Siri.

05:40
Alarmi/ Nëndetësja ruse e fundosur sjell rrezatim të lartë

Shkencëtarët thonë se një nëndetëse bërthamore ruse që u fundos pranë brigjeve të Norvegjisë në Detin Barenc në vitin 1989, është duke lëshuar nivele të larta rrezatimi. Nëndetësja “Komsomolets” u fundos pasi në bord shpërtheu një zjarr, i cili u mori jetën 42 marinarëve.

05:34
Video/ ‘Shi me para’, shoferët në ‘luftë’ për ti mbledhur

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Radha të gjata u krijuan në rrugën I-285, në Dunwoody, Georgia. Kjo sepse disa shoferë zbritën të mblidhnin para nga qielli.

01:18
Raketa evropiane/ Dështon misioni i ‘Vega’

Një raketë evropiane Vega që mbante një satelit të Emirateve, është humbur pak pas lançimit të mërkurën në mbrëmje. Arianspace, shërbimi francez i lancimeve hapsinore komerciale, konfirmoi në një deklaratë se një anomali në lançues, çoi në një fund të parakohshëm të misionit.

01:08
Laçi barazon me Hapoel, Teuta dhe Kukësi humbje të thella

Shorti i Europa Ligës i rezervoi Teutës kundërshtarin më të lehtë mes ekipeve shqiptare por pavarësisht fatit fillestar, skuadra durrsake dështoi në transfertën kontinentale. Djemtë e Detit humbën 3-0 në fushën e Ventspils në Letoni, duke kompromentuar kualifikimin në raundin tjetër.

00:31
“Shpejt SPAK, BKH e gjykatat e larta”/ SHBA: Vit i jashtëzakonshëm në raport me Shqipërinë

Festa e 243 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që organizoi ambasada këtu në Tiranë mbrëmjen e së enjtes, i bëri bashkë presidentin Meta dhe kryeparlamentarin Ruçi, edhe pse shumica ka nisur hetimin parlamentar për kreun e shtetit që do të finalizohet me shkarkimin e tij. E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Lejla Moses-Ones vlerësoi në fjalën e saj marrëdhëniet mes dy vendeve.

E enjte, 11 Korrik 2019
23:45
Deputeti i PS: Negociatat hapen në ditëlindjen time dhe të doktorit

Sezoni i emisionit të Open është mbyllur me një debat ndërmjet deputetit të PS-së, Ervin Bushati dhe kreut të Partisë Agrare, Agron Duka, në lidhje me sistemin politik dhe zhvillimet e krizës.

22:58
Vdes Vincent Lambert/ Simbol i debatit për fundin e jetës

Vincent Lambert, tetraplegjiku 42 vjecar, në gjendje vegjetative prej më shumë se 10 vitesh, i shndërruar në simbol të debatit për fundin e jetës në Francë, ka vdekur.

22:53
Çështja e ambasadorit britanik në SHBA dhe polemikat

Ambasadori britanik në SHBA, Kim Darroch, i cili dha dorëheqjen të mërkurën, largohet në një klimë polemike mes dy vendeve.

22:31
Votat e Lezhës/ Pjerin Ndreu dhe Eduart Ndocaj përplasen në Open

Eduart Ndocaj, kandidati për kryetar të Bashkisë së Lezhës dhe ish-deputet i Partisë Socialiste ka deklaruar në një linjë telefonike në emisionin Open se hapja e 11 kutive të votimit në Lezhë do të zbulojë manipulimin e zgjedhjeve.

22:23
Avokati sherr me Bushatin në Open: Sistem pocaqi

Avokati Adriatik Lapa ka debatuar ashpër në emisionin Open të Eni Vasilit, pasi ka akuzuar ashpër sistemin politik dhe qeverisjen.

22:11
Shokon Miley: Më tërheqin ende femrat edhe pse jam martuar me Liam!

Miley Cyrus ka pranuar se është “ende e tërhequr seksualisht pas femrave”, pavarësisht faktit se është e martuar me Liam Hemsworth.

21:59
Zbulohen në “Open” emrat e negociatorëve të PS-së dhe PD-së

Në emisionin “Open” në Top Channel, të ftuarit në panel lanë qartësisht të kuptohej se do të kenë negociata dhe madje nxorën edhe dy emrat e parë.

21:57
Agron Duka në Open: Të më kishte ftuar Rama për të ndryshuar sistemin zgjedhor do isha sot në Parlament

Kreu i Partisë Agrare Agron Duka, duke folur në emisionin Open të Eni Vasilit se Edi Rama nuk e ka të sinqertë thirrjen ndaj opozitës për dialog pasi nuk ka thënë asnjëherë se çfarë ai mendon çfarë do të dialogojë dhe ka ftuar vetëm Lulzim Bashën.

21:47
Ish-ministri në Open: Fatkeqësi nëse ka pakt të fshehtë Rama-Basha

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo deklaroi në “Open” në Top Channel se vonesa e zgjidhjes së krizës po ushqen fatkeqësisht idenë e vjetër se ne nuk mundemi të qeverisemi.

21:43
Bollino në Open: Kriza mund të zgjidhet në fund të shtatorit

Gazetari Carlo Bollino deklaroi në emisionin Open të Eni Vasilit se në fund të shtatorit pritet të ketë zhvillime shumë të vrullshme për të zgjidhur krizën, ku mund të futen në lojë edhe disa interlekutorë ndërkombëtare.

21:28
Paskal Milo në Open: Nuk jemi të aftë të qeverisim

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo deklaroi në emisionin Open të Eni Vasilit se vonesa e zgjidhjes së krizës po ushqen fatkeqësisht idenë e vjetër se ne nuk mundemi të qeverisemi dot.

21:27
Letra e ndarjes nga Tupac/ Madonna e shet për 300 mijë $

Pas një beteje të gjatë, për letrën e fundit të Tupac Shakurit, më në fund është në treg, për një shumë minimale prej 300 mijë $.

21:19
Rusi/ Liqeni toksik ‘mbret’ i mediave sociale

Ujëra të kristalta dhe një panoramë marramendëse. Liqeni i Novosibirskit, një nga më të famshmit në Rusi, shumë i adhuruar nga anëtarët e instagramit në të gjithë botën, në të vërtetë është një depozitë për mbetjet e një centrali elektrik.

21:16
Kim Kardashian, e parezistueshme me të zeza! – Foto

Kim Kardashian është parë së bashku me bashkëshortin e saj, Kaney West dhe motrën e saj Kourtney, e veshur totalisht me të zeza, që e bënin atë të parezistueshme.

21:00
Demi Rose sjell bikinin e artë

Demi Rose sigurohet edhe një herë që të gjithë sytë të vazhdojnë të jenë të kthyer te ajo.

20:44
Fiks Fare/ Skandali me matjen e audiencës, kompanitë fantazmë sfidojnë gjykatën!

Fiks Fare denoncoi sërish skandalin me matjet e audiencës së televizioneve në Shqipëri, ku kompani “fantazmë” sfidojnë edhe vendimet e gjykatës.

20:30
Nëna braktis vajzën e dhunuar, kërcënon Fiks Fare: Duam florinjtë

Trondit sërish nëna e vajzës së dhunuar me veprimet e saj. Telefonon në redaksinë e Fiks Fare duke kërkuar florinjtë e vajzës dhe duke kërcënuar stafin.

20:09
Transformimi i “Qytetit Studenti”, investimet e Bashkisë së Tiranës po sfidojnë 4 dekada

“Dhoma me lagështirë, dyshekë e krevate të prishur””. Kjo ishte panorama me të cilën janë përballur për rreth katër dekada të rinjtë dhe të rejat që zgjidhin të studionin në Tiranë. Por falë investimit të Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me qeverinë dhe donatorët privatë që iu përgjigjën thirrjes së saj, gjithçka është transformuar.

20:06
Era Rusi zbulon prapaskenat e klipit të ri: Plasi syri i keq!

Era Rusi ishte e ftuara e radhës në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth klipit të saj më të ri “Le t’i dali flaka”.

20:06
Tërbohen çmimet në qytetin më të lakmuar, 1200$ qira për një shtrat

Kompania “Podshare” ka nisur të japë shtretër “marinarë” me qira, si zgjidhje për çmimin e lartë të banesave në qytetin më të lakmuar amerikan. San Francisko.

20:00
“Jul Cezari” vjen në Tiranë/ Premiera e regjisorit Ivica Buljan, në oborrin e tetarit

I konsideruar si një nga regjisorët më të mëdhenj në botë, sipas New York Times, kroati Ivica Buljan, sjell në Shqipëri trillerin politik “Jul Cezari”.

19:47
Festa e SHBA/ Monika Kryemadhi “këshillohet” me klerikët

Festa e SHBA po shfrytëzohet nga të ftuarit për tu takuar e biseduar me njëri-tjetrin.

19:45
Vetting-u në drejtësi/ Verifikohen kandidatët e kushtetueses

Gjyqtari Ilir Mustafaj, kandidat për në Gjykatën Kushtetuese hodhi dyshime mbi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që mbajti seancën e dytë dëgjimore ndaj tij duke e vlerësuar me vetëm një nga kriteret e vetting-ut, që është pasuria.

19:42
22-vjeçares i vendoset kafka e parë plastike, e bërë me printer 3D

Një 22-vjeçare nga Holanda, që vuan nga një sëmundje kronike e çrregullimit të kockave, ka parë t’i shtohet trashësia e kafkës nga 1.5 cm në 5 cm, duke i dhënë dhimbje të tmerrshme koke dhe ulje të shikimit të syve.

19:41
Vajza që u abuzua nga babai/ Avokati: Komunikata e policisë e gabuar, të arrestohej edhe nëna

Hetimet për vajzën e mitur që abuzohej prej 3 vitesh nga babai i saj janë në rrugën e gabuar.

19:35
Basha: Mos dilni nga zyra deri sa të bëhen zgjedhjet

Për herë të parë publikisht, Lulzim Basha mbështeti vendimin e kryebashkiakëve të tij, për të mos i lënë zyrat të zgjedhurve socialist.

19:34
Cakaj prezanton kuadrin paraprak të prioriteteve të Kryesisë shqiptare të OSBE

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj prezantoi në Vjenë në një fjalim në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, kuadrin paraprak të prioriteteve të Kryesisë Shqiptare për vitin 2020.

19:32
Do të hapen kutitë e Lezhës/ KQZ e miraton kërkesën për 11 qendra votimi

Paraditen e së premtes Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të marrë pamjen e një KZAZ pasi në ambientet e tij do te happen dhe numërohen kutitë e 11 qendrave te votimit të Lezhës.

19:24
Vlera e futbollistëve/ Manchester City kampion i Europës

Ndërsa pritet të fillojë sezoni i ri futbollistik, në kontinentin e Vjetër bëhen llogaritë për vlerën e lojtarëve duke qenë se jemi edhe në periudhën e merkatos së futbollistëve. në këtë aspekt, sipas Transfermarkt, skuadra kampione e Evropës është pikërisht Manchester City.

19:23
Festa e SHBA, Lulzim Basha mbërrin bashkë me Besnik Mustafaj

Ambasada amerikane në Tiranë kremton Festën Kombëtare të Amerikës.

19:06
SPAK/ Seancë dëgjimore për prokuroren Elida Kackini

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nxjerrë emrin e kandidates tjetër për në SPAK e cila do të ketë një seancë dëgjimore, ajo është Elida Kackini, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

19:04
Lajm i keq për popullsinë botërore

U deshën me mijëra vite që popullsia e tokës të arrinte 5 miliardë, në vitin 1987, dhe vetëm 32 vite për të shkuar në pothuajse 8 miliardë. OKB thotë se popullsia e botës pritet të arrijë 8 miliardë brenda 5 vitesh.

18:57
Turi i Francës/ Peter Sagan fiton etapën e 5

Peter Sagan shkruan emrin e tij në listën e fituesve të këtij edicioni të turit të Francës. Çiklisti sllovak është fituesi i etapës së pestë të kompeticionit, një fitore që e arriti pas një sprinti final duke regjistruar në të njëjtën kohë edhe fitoren e 12 në karrierë në Turin e Francës.

18:38
Merkel ndryshon protokollin/ Pas dridhjeve qëndron e ulur në ceremoni

Angela Merkel ka qëndruar e ulur ndërsa luheshin himnet kombëtare të enjten gjatë një ceremonie zyrtare, në dukje për të parandaluar përsëritjen e dridhjeve të pakontrollueshme përmes një ndryshimi të rrallë protokolli.

18:16
Wimbledon/ Nadal vs Federer rikthehen pas 11 vitesh

Klasikja e tenisit botëror, mes Rafael Nadal dhe Roger Federer, rikthehet për këtë vit.

18:08
Hysaj pranë Atletico/ Transferimi drejt zyrtarizimit

Aventura e Elseid Hysajt te Napoli është në ditë e fundit të saj. Mbrojtësi shkodran i kombëtares shqiptare të futbollit ka pranuar parimisht kalimin te Atletiko e Madridit si skuadra më serioze në ofertën e saj për të blerë kartonin e lojtarit kuqezi.

17:45
Skandal?! Me dëshirë apo jo? (FOTO)

Ato mund të jenë të famshme dhe të pasura, por kjo nuk i bën imune ndaj incidenteve.

17:42
Ekspertiza: A duhet t’i paguajë Gjermania dëmshpërblime Greqisë dhe Polonisë?

Qeveria gjermane i ka hedhur poshtë pretendimet e Greqisë, për dëmshpërblime nga dëmet e luftës së dytë botërore.

17:32
Vendet më të rrezikshme për të notuar

Rreth dhjetë vetë vdesin nga mbytja e paqëllimshme çdo ditë, sipas Qendrës së SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

17:25
As SWAT-i nuk i përballon dot adoleshentet amerikane (Foto)

Vajza me dhe pa bikini që përkulen duke çmendur djemtë e mbledhur grupe-grupe, një re tym hashashi mbi rërë dhe alkooli lumë.

17:17
Durrës/ Vendosen tabelat sinjalizuese për pushuesit. Hiqen gardhet, litarët mes stacioneve të plazhit

Nis lirimi i hapësirave publike në plazhin e Durrësit.

17:13
Nga yll i reality show në porno (FOTO)

Zahida Allen ka shkëmbyer statusin e saj si një yll i reality show për t’u bërë pornostare.

17:12
24 vjetori i Masakrës së Srebrenicës: Një nga momentet më të errëta të njerëzimit

Në 24 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, të cilëve u ka kaluar mandati, Federica Mogherini, përfaqësuese e Lartë e BE-së dhe Johanes Hahn, Komisioner i zgjerimit, kujtuan se është detyrë e përbashkët, që ky të kujtohet gjithmonë si një nga “momentet më të errëta të njerëzimit në historinë moderne Europiane”.

16:49
Frok Çupi në Top Talk: Vazhdimi i presidencës Meta, do të thotë dështim i SHBA-së në Shqipëri

Për gazetarin dhe publicistin Frrok Çupi, qëndrimi i Metës në zyrën e Presidencës nuk do t’i jetë i gjatë.

16:46
Trump kundër taksës franceze/ Franca do taksonte kompanitë e teknologjisë së lartë

Franca e aprovoi taksën mbi shërbimet digjitale, pavarësisht kërcënimeve të Presidentit amerikan, Donald Trump, se SHBA-ja do ti përgjigjet atij që konsiderohet si shënjestrim i gjiganteve amerikane të teknologjisë.

16:38
Frrok Çupi në Top Talk: Radikalizimi i paralajmëruar i opozitës, sfidë jo ndaj qeverisë, por SHBA-së

Një ditë më parë, në studion e Top Talk, ishte i ftuar ish-Presidenti Nishani, i cili paralajmëroi edhe një radikalizim të opozitës në ditët në vijim.

16:35
Veliaj në Roterdam: Krenar për transformimin që ka pësuar Tirana

Transformimet që ka pësuar Tirana kanë tërhequr vëmendjen e arkitekteve dhe urbanistëve të huaj.

16:30
Arrestohet 25-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një tjetër shtetas shqiptar është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

16:21
Frrok Çupi në Top Talk: Kjo krizë do të prodhojë një lëngatë të gjatë politike

Në Top Talk, sot u rikthye gazetari dhe publicisti Frok Çupi për të folur mbi aktualitetin politik. Ku së pari vëmendja shkon te kriza politike që vijon prej disa muajsh me opozitën që kërkon të rrëzojë qeverinë, por me Kryeministrin Rama që deri tani ka rezistuar taktikisht dhe politikisht.

15:42
Shqiptarët në Europa League/ Sot luajnë Kukësi, Laçi dhe Teuta

Pas Partizanit si e vetmja skuadër shqiptare në raundet eliminatore të Champions League, mbrëmjen e sotme në fushën e blertë do të zbresin tre klube të Superligës.