Del jashtë kontrollit situata me zjarrin në fshatin Galush të Peqinit, evakuuohen banorët 110 vite më parë, në dhjetor të vitit 1909 me vendim të Kongresit të Elbasanit do të krijohej normalja e parë e Elbasanit, si i parë institucion në vend që do të përgatiste mësues e do të përhapte gjuhën shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse.
Të shumta kanë qenë aktivitetet me rastin e kësaj datë të shënuar, jo vetëm për Elbasanin.
Normalistët e ftuar ndanë mes tyre kujtimet dhe traditat e një arsimi dhe kulture që do të jetojnë gjatë në këtë qytet.
Mësuesit e parë të normales do të pushtonin të gjitha trojet shqiptare, që nga zonat e thella malore, Kosova, Çamëria apo në çdo cep ku duhej përhapur gjuha amtare, pa të cilën një komb është i destinuar të zhduket. Normalja e Elbasanit mban titullin e lartë “Nderi i Kombit” akorduar nga Presidenti i Republikës.
Top Channel