Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet

12/12/2019 12:14

Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Në këtë fazë të garave do të luhen gjithsej katër ndeshje, ku ajo më interesante është ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit.

Prishtina do të luajë si vendas ndaj Vushtrrisë, ndërsa kampioni vjeshtor i Kosovës do të luajë ndaj Dukagjinit në Klinë.

Ja çiftet e plota:

Drenica – Gjilani

Dukagjini – Ballkani

Liria-Feronikeli

Prishtina -Vushtrria

Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës do të zhvillohen vitin e ardhshëm, përkatësisht me 8 dhe 9 shkurt të vitit 2020./L.Gashi/Kosovapress

Top Channel