Turqia aplikon në OKB për të regjistruar paktin detar me Libinë

12/12/2019 14:55
Harta e ndarjes se hapesires detare, por qe kundershtohet me force nga Greqia

Republika e Turqisë aplikoi të mërkurën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të regjistruar paktin e nënshkruar me Libinë, i cili përcakton kufijtë detarë të dy vendeve në Mesdheun Lindor.

Republika e Turqisë aplikoi të mërkurën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të regjistruar paktin e nënshkruar me Libinë, i cili përcakton kufijtë detarë të dy vendeve në Mesdheun Lindor.

Siç bëjnë të ditur burimet diplomatike, Turqia ka njoftuar OKB-në për regjistrimin e “Memorandumit të Mirëkuptimit për Përshënjimin e Zonave të Juridiksionit Detar në Mesdhe”, nënshkruar me Libinë më 27 nëntor dhe hyrë në fuqi më 8 dhjetor.

Në vendim, botuar në “Fletoren Zyrtare” me firmën e Presidenti Recep Tayyip Erdogan, thuhet se 8 dhjetori 2019 është përcaktuar si data e hyrjes në fuqi të “Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë për Përshënjimin e Zonave të Juridiksionit Detar në Mesdhe”.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, pati theksuar të mërkurën se pakti detar në fjalë është miratuar nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar në Libi dhe nga Parlamenti në Turqi.

“Pas nënshkrimit të dekretit për hyrjen në fuqi (të memorandumit) nga Presidenti ynë, ne do të bëjmë edhe regjistrimin e tij në OKB. Njëherësh ne i informojmë Kombet e Bashkuara lidhur me marrëveshjen dhe regjistrojmë në OKB platformën tonë të re kontinentale me kufijtë perëndimorë të përcaktuar”, pati thënë shefi i diplomacisë turke.

Sipas nenit 102 të Kartës së OKB-së, “çdo traktat dhe çdo marrëveshje ndërkombëtare e lidhur nga çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara (…) do të regjistrohet në Sekretariat dhe botohet prej tij sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Memorandumi që përcakton zonat e juridiksionit detar të Turqisë dhe Libisë në Mesdhe kundërshton aktivitetet e njëanshme dhe të paligjshme nga vendet e tjera të rajonit dhe firmat ndërkombëtare, si dhe synon të mbrojë të drejtat e të dyja vendeve.

Bazuar në Sondazhin Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rajoni i Mesdheut vlerësohet të ketë miliona fuçi nafte dhe triliona metra kub gaz natyror me vlerë qindra-miliarda dollarë.

Turqia u ka kërkuar vendeve të rajonit të adoptojnë një qasje të bazuar në barazi ndaj këtyre burimeve, por thirrjet e saj kanë rënë kryesisht në vesh të shurdhër.

Ankaraja vazhdon në rajon operacionet e saj të shpimit dhe zbulimit nën mbrojtjen e Forcave Detare të vendit.

Top Channel