Dy shtetas kosovarë që tentuan të kalonin kufirin me dokumente false janë arrestuar nga policia në Durrës.

Arrestimi i A. R., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë dhe K. R., 23 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë u bë pasi dje në Port, Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente sllovene, të dyshuara si të falsifikuara.

Njoftim. Durrës

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen në flagrancë 2 shtetase kosovare.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

-A. R., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;
-K. R., 23 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 11.12.2019, në P.K.K Port, Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente sllovene, të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Top Channel