Kreu i KLP, Gent Ibrahimi doli në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes ku u bë edhe transferimi në rrethe të një pjesë të prokurorëve të Krimeve të Rënda, pas mbylljes dhe krijimit të SPAK-ut.

Ibrahimi: “Në datën 18 do bëjmë intervistat me 3 kandidatët. Dosjet e tyre janë tashmë në këshill. Do t’i dëgjojmë ata. Seancat dëgjimore do jenë publike. Metedologji rrjedh nga rregullorja jonë. Ne kemi marrë një vendim në bllok për të sistemuar në bllok këta prokurorë. Caktimet e përkohshëm nuk kërkojnë pëlqimet e prokurorëve. Primar është sistemi dhe jo interesin individuale.

Në datë 19 do fillojnë punën ata 8 prokurorë që kemi caktuar. Më pak do ketë më shumë se 10. Do ketë transferimin e disa drejtuesve të tjerë. Ne kur bëhet fjalë për ristrukturim neglizhojnë ambiciet personale. Këta prokurorë kanë shërbyer si prokurorë karriere. Ata do duhet t’i trajtojmë në një mënyrë që nuk i përgjigjet atyre.

Pavarësisht problematikave të Durrësit, ngarkesa në Tiranë është më e madhe. Në datë 20 nuk do ketë prokurori dhe as gjykatë të Krimeve të Rënda. Sot jemi para një situate se nuk kemi marrë një vendim individual për Donika Prelën por në kuadër të strukturimit”, tha Ibrahimi.

  Nga 19 dhjetori nuk ka Prokurori të Krimeve të Rënda, e shkrin ngritja e SPAK

Top Channel