“Ikën se i mori fati”/ Humbi gruan, vajzën dhe mbesën gjatë tërmetit, Edi Rama ngushëllon Ajet Meçjan

12/12/2019 11:33

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjendet aktualisht në Durrës, ku ka takuar Ajet Meçjan, i cili humbi gruan, vajzën dhe mbesën gjatë tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

“Ne duhet t’ju rrimë afër dhe të bëjmë maksimumin. Kemi marrë dhe masat për mbështetjen financiare”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Më tej, teksa ngushëllonte familjarin Meçja për humbjen e trefishtë, kryeministri deklaroi:

“Ata që ikën s’duan kurrë të të shohin keq, mos ua rëndo barrën, s’do donin të të shihnin të rrënuar, ikën se i mori fati. Të gjithë atje do shkojmë. E mira do ishte të ishte me radhë, por nuk ka radhë, nuk ka kuptim.”

Pallati 6-katësh i Durrësit nuk mundi dot t’u rezistonte lëvizjeve të fuqishme duke pësuar kështu shembje e shkaktuar ndër të tjerë, vdekjen e Rozës, gruas së Ajetit, Dienës, vajzës së tyre të vetme dhe mbesës së mitur, Esielës.

  Ekskluzive Top Story/ Fatkeqësia më e rëndë e tërmetit, flet vëllai i Diena Karanxhës: Humba motrën dhe mbesën

  Esiela humbi jetën gjatë tërmetit, mësuesja tregon momentin e vështirë sot me shoqet e klasës

Top Channel