Dhjetë brigada pune do të nisin së shpejti punën në terren për të riparuar dëmet nga tërmeti në pallatet e ndërtuara para vitit 1993 në Durrës.

Në mbledhjen e zhvilluar dje, Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi një strukturë të përkohshme pranë ndërmarrjes “Rruga”, në varësi të bashkisë. 100 punonjës ndërtimi do të jenë pjesë e kësaj strukture që për një periudhë 3-mujore do të kryejë punime në të gjitha objektet e banimit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas miratimit të kësaj strukture të përkohshme me 100 punëtorë, këshilltarët bashkiakë miratuan edhe listën e rishikuar e të ndryshuar të familjeve të dëmtuara nga tërmeti që do të përfitojnë bonusin e qirasë në këtë bashki.

Lista e miratuar për bonus qiraje është zgjeruar duke arritur në 1310 familje përfituese, përfshirë dhe 660 familjet që ishin në listën paraprake që u miratua në mbledhjen e 7 dhjetorit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel