Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri
Ka reaguar presidenca nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi pas deklaratave pas pyetjes në Prokurori për gati 3 orë të kreut të KED-së, Ardian Dvorani.
Dvorani lidhur me padinë që presidenti ka bërë ndaj tij tha sot për mediat se: “Nuk është e mira që t’i shtrojnë çështjet ligjore me produkte artiske e filma, por në rrugë ligjore tek organet e ligjit”.
3 orë në Prokurori/ Flet Dvorani: Çështjet ligjore nuk shtrohen me filma
Ndërkohë në reagimin e presidencës thuhet: Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend”.
“Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.”, sqaron presidenca më tej .
Top Channel