Tragjike në SHBA, aeroplani rrëzohet menjëherë pas nisjes, humbin jetën 11 parashutistët dhe piloti
Shira të dendur kanë goditur një pjesë të Afrikës së Jugut, duke zhytur nën ujë lagje të tëra dhe përmbytur minierat e qymyrit dhe stacionet e energjisë.
Nga përmbytja pjesa më e madhe e vendit ka ngelur pa energji elektrike.
Të paktën 700 shtëpi përmbytur afër kryeqytetit, Pretoria, transmetoi transmetuesi publik SABC.
Kompania shtetërore e energjisë elektrike paralajmëroi për shkurtime të mëtejshme të energjisë elektrike, duke thënë se shirat e dendur kishin ndikuar në operacionet e saj.
Kriza e ka detyruar Presidentin Cyril Ramaphosa të shkurtojë udhëtimin e tij në Egjipt.
Ndërprerjet e energjisë elektrike ka bërë që të ndalohet prodhimi i arit dhe diamantit në disa miniera kryesore.
Top Channel