Sekretet e “Twin Peaks”, do të rikthehen, por jo në ekranin e vogël. Seriali kult që rrëmbeu vëmendjen e të gjithë botës vjen për adhuruesit e tij në formën e një videoloje.

Në qendër të saj do të jetë sërish agjenti special Dale Cooper, që duhet të zgjidhë misterin e vrasjes së Laura Palmer, të kthyer tashmë në një personazh ikonë. Loja e titulluar Twin Peaks VR, është realizuar nga Collider Games në bashkëpunim me regjisorin David Lynch dhe transmetuesin televiziv, SHOWTIME.

Referimet ndaj serialit janë të shumta. Ajo çfarë loja ofron është praktikisht një “ zhytje“ në mendjen e Lynch. “Twin Peaks” u transmetua për herë të parë në 8 prill të vitit 1990. Në fillim, nuk pati shumë sukses dhe pas sezonit të dytë u anulua. Por nuk vonoi shumë pas kësaj që të fitonte një ushtri fansash dhe një mbulim të gjerë mediatik. Në vitet që pasuan, ai do të renditej në mesin e serialeve më të mëdha te të gjitha kohërave, duke arritur praktikisht të konsiderohet si një pikë kthese në historinë e dramës televizive.

Top Channel