E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
07:28
Përmbytje masive në Afrikën e Jugut, mbyllen minierat e arit dhe diamantit

Shira të dendur kanë goditur një pjesë të Afrikës së Jugut, duke zhytur nën ujë lagje të tëra dhe përmbytur minierat e qymyrit dhe stacionet e energjisë.

07:02
Luftë në New Jersey/ Dy persona të armatosur hapin zjarr ndaj policisë, 6 të vdekur

Një oficer policie dhe të paktën pesë persona të tjerë kanë vdekur në një betejë me armë që ndodhi Jersey City, të New Jersey-t.

06:37
Sherebela, bekimi i malësive shqiptare, ja si ta përdorni për mëlçinë

Sherebela shqiptare eksportohet shumë në disa kontinente, duke e lënë tregun vendas pothuajse bosh dhe duke i lënë të apasionuarit e çajit të varen tek bustinat me pluhur çaji të zi apo jeshil apo me gjithfarë shijesh e ngjyrash që vetëm natyrale nuk janë. Për të mos folur për çajin pudër plot me kimikate aromatike.

05:31
Presidenti Trump do të takohet me kryediplomatin rus

Kontrolli i armëve, Ukraina dhe Siria kryesojnë sot axhendën e takimeve të Presidentit Donald Trump dhe Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo me ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili po bën vizitën e tij të parë në Uashington që nga maji 2017.

04:33
Përdorim imazhi ilegal, Maradona fiton gjyqin me Dolçe& Gabbana

Diego Armando Maradona ishte mësuar në karrierën e tij të shënonte gola spektakolarë që çonin peshë stadiume të tëra, por tani ka arritur të shënojë edhe në gjykatë.

03:34
Demokratët prezantojnë akuzat kundër Trumpit

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara prezantoi të martën akuzat formale kundër presidentit amerikan, Donald Trump.

02:18
SHBA do të dërgojnë 20,000 trupa në Evropë

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 20,000 trupa në Evropë në muajt prill dhe maj për manovra ushtrake. Këto do të jenë manovrat më të mëdha ushtarake në tokën evropiane që nga Lufta e Ftohtë dhe nënvizojnë angazhimin e Uashingtonit ndaj NATO-s. Njoftimi u bë të martën nga një komandant i lartë i NATO-s dhe vjen pak ditë pas një samiti të Aleancës në Londër.

01:35
Kostot e fiskalizimit/ Kompanitë: Softi 1265 euro, financat e përgënjeshtrojnë shifrën

Nga një janari bizneset do të jenë të detyruara të fillojnë instalimin e softit të ri kopmjuterik, i cili do të regjistrojë dhe dërgojë transaksionet e tyre ditore në kohë reale në serverin e tatimeve. Një pjesë e kompanive që do të prodhojnë këtë soft kanë deklaruar në komisionin e ekonomisë kostot që duhet të paguajë biznesi.

01:07
Thaçi, homazhe në Reçak: Historia nuk mund të mohohet. Serbia ka kryer gjenocid

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, bëri homazhe në Reçak, duke thënë se masakra në këtë fshat, më 1999, ishte “pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë që ka kryer kundër popullatës civile në Kosovë”.

00:33
Veseli pyetet në Hagë: Lufta e UCK, përballje me spastrimin etnik që synonte Serbia

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha të martën se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë përballje me spastrimin etnik.

E martë, 10 Dhjetor 2019
23:59
Champions League/ Turpërohen në shtëpi Inter dhe Ajax

Inter është turpëruar në shtëpi pasi u mund nga Barcelona me rezultatin 1-2 edhe pse katalanasit luajtën me një formacion miks mes shumë mungesave si Messi, Ter Stegen, Pique dhe Sergio Roberto.

22:58
Barcelona nuk i fal Interit, zikaltërit e Contes jashtë “Champions League”

Ka përfunduar me rezultatin 1-2 ndeshja në “San Siro”, midis Interit dhe Barcelonës, me zikaltërit që e shohin veten jashtë Champions League.

22:54
Zyrtare, ish-ndihmësi i De Biasit, trajner i Livornos

Tashmë është zyrtare, Paolo Tramezzani merr drejtimin e Livornos në Serinë B.

22:51
Whatsapp nuk do të ofrohet më për telefonat e vjetër

Duke nisur që nga 1 shkurti, telefonat iPhone me versionin e iOS më të vjetër se 8 nuk do të suportojnë më Whatsapp, bashkë me telefonat Android me versionin 2.3.7 ose më poshtë.

22:51
Shpërthen Milik, Napoli në 1/8, Liverpooli i pari

Shmangen surprizat në raundit e fundit të ndeshjeve në ‘Grupin E’ të Champions League. Liverpooli dhe Napoli, dy skuadrat pretendente, vijojnë në fazën tjetër, pasi i fituan ndeshjet respektive.

22:44
Pompeo paralajmëron Lavrovin kundër ndërhyrjes në zgjedhje

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se ka paralajmëruar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për masa ndëshkimore, nëse Rusia ndërhyn në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2020.

22:27
Nipi së bashku me gjyshen e tij 93 vjeçare bëjnë gjëra jashtë çdo imagjinate

Është e vërtetë që nipërit shkojnë shumë mirë me gjyshet e tyre, por marrëdhënia e 27 vjeçarit Ross Smith dhe gjyshes së tij 93 vjeçare Pauline Kana kalon përtej çdo imagjinate.

22:23
SHBA-të do të dërgojnë 20,000 trupa në Evropë

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 20,000 trupa në Evropë në muajt prill dhe maj për manovra ushtrake. Këto do të jenë manovrat më të mëdha ushtarake në tokën evropiane që nga Lufta e Ftohtë dhe nënvizojnë angazhimin e Uashingtonit ndaj NATO-s. Njoftimi u bë të martën nga një komandant i lartë i NATO-s dhe vjen pak ditë pas një samiti të Aleancës në Londër.

22:10
“Do iu ndihmoj me lodra, rroba e ushqime”/ Letra e 8-vjeçares për të prekurit nga tërmeti

Luida është një 8 vjeçare e cila i ka prekur të gjithë me letrën e saj.

22:00
Top Story/ Historia e gruas që shpëtoi në Thumanë, u largua nga pallati pas tërmetit të 21 shtatorit

Kjo grua e moshuar, banore e Thumanës, është e vetmja që u largua nga pallati pas tërmetit të 21 shatorit. Ajo braktisi apartamentin dhe bleu shtëpi private.

21:54
Top Story/ Pallati tek zona “Dy Gjelat”, tragjedia u shkaktua pas ndërhyrjeve në kollonat nga dyqanet

Në Durrës, në zonën e njohur si “Dy Gjelat”, një pallat 6-katësh i ndërtuar në periudhën e diktaturës, u zhyt dy kate duke i marrë jetën dy grave të moshuara. Banorët ishin ankuar në instancat ligjzbatuese për ndërhyrjet në kullonat e pallatit që kishte bërë pronari i lokalit “Barons” në katin përdhe. Askush nuk reagoi. Sot, Prokuroria po heton për ndërhyrjet në pallat që më tepër se tërmeti, përbën shkakun kryesor të shembjes së godinës.

21:53
Dhunoi të birin deri në vdekje, pasi theu një televizor

Një djalë i vogël një vjeç ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga nëna e tij me anë të një shapke.

21:49
Top Story/ Pallatet e ish-deputetit socialist, Hazir Gashi, lum akuzash ndaj tij për cilësinë e punimeve

Një numër i madh pallatesh që patën dëme në qytetin e Durrësit ishin të një ish deputeti tjetër. Hazir Gashi u bë deputet me listat e Partisë Socialiste në vitin 2009 në qarkun e Durrësit.

21:46
“Bukuria e vajzave të thjeshta nga shtete të ndryshme”, projekti i fotografes

Në vitin 2013, fotografja Mihaela Noroc la punën e saj në Rumani për të nisur një udhëtim të gjatë rreth botës.

21:46
Top Story/ Muret e pallatit JEDA janë rrënuar tërësisht, firma nuk ka respektuar distancën mes kollonave

Disa ditë pas tërmetit kryeministri Rama postoi një video në facebook ku tregonte një pallat me mure të shkatërruara në Durrës. Ai shkruante se nga këto gërmadha ishte tromaksur edhe vetë ai. Por ja që grupi i vlerësimit më ekspertë Francezë e kishte nxjerrë këtë pallat të pa cënuar në strukturë. Muret do të riparohen dhe njerëzit do kthehen në shtëpitë e veta.

21:45
E keni menduar ndonjëherë si ta parandaloni astmën, kjo është rruga e duhur

Shkaktarët e astmës, janë alergjitë që përftohen nga ambienti përreth por edhe nga disa lloje të ushqimeve. Pluhuri që gjendet në çdo shtëpi është një nga shkaktarët kryesorë të saj.

21:41
Top Story/ Kompania e Sokol Seitajt: Nga 10 kate, e ktheu pallatin në 13 kate

Ky pallat është i firmes “EA-INVESTITOR” me pronar zotin Sokol Seitaj. Ai ndodhet në lagjen 17 në qytetin e Durrësit. Në lejen e ndërtimit ky pallat duhej të kishte 10 kate dhe një papafingo. Por në fakt ai është bërë 13 kate. Nga pamja e hekurave që dalin mbi katin e 3-të, duket se ndërtuesi ka ndërmend të ngrejë akoma më lart.

21:38
Top Story/ Ndërtuesi Pilo Keri, si abuzoi me cilësinë e ndërtimeve në Durrës

Pallati i ndërtuar në qytetin e Durrësit, i cili ka përfunduar në vitin 2010, muret e tij u shembën si brenda apartamenteve ashtu edhe në pjesën e jashtme të godinës.

21:38
Top Story/ Behar Toska, një tjetër ndërtues që shtoi dy kate mbi lejen e dhënë nga bashkia Durrës

Në pamje të parë ky pallat në Durrës nuk duket se ka ndonjë dëm të madh në fasadë ne tij. Por ai është ndoshta rasti më i frikshëm i të gjitha dëmeve që ka bërë tërmeti. Nëse e shikon nga afër pallati qëndron i anuar. Ai ka një spostim nga pallati tjetër.

21:36
Ekskluzive Top Story/ Fijet që lidhin vëllanë e Vangjush Dakos, me pallatet e dëmtuara në Durrës

Një pjesë e mirë e ndërtimeve, kanë abuzuar edhe për shkak se kanë qënë të mbrojtur nga institucionet lokale. Tani do të fokusohemi te pallatet e një prej firmave më të mëdha ndërtuese që operon në zonë, me lidhje të forta politike. Bëhet fjalë për “Kristi Konstruksion” me aksioner Arkenad Gripshin.

21:27
Top Story/ Ndërtuesi i pallatit të dëmtuar Erind Cami: Nuk mbaj unë përgjegjësi, por zoti!

Këtu jemi në Shkozet, në atë që njihet si pallati 10-katësh pranë drejtorisë së AKU. Grupi i inxhinierëve sapo ka kryer inspektimin dhe e ka klasifikuar të pabanueshme godinën deri në kryerjen e rikonstruksionit të plotë. Situata brenda pallatit është tepër e rëndë. Muret e apartamenteve janë rrëzuar sikur të ishin copa kartoni.

21:21
Top Story/ Pallati i zhytur një kat ditën e tërmetit, kolonat ishin bërë me 4 fije hekuri

Te Shkëmbi i Kavajës, ky pallat 6-katësh është zhytur një kat ditën e tërmetit. Fatmirësisht aty nuk pati të lënduar pasi në katin përdhe nuk ndodhej askush.

21:18
Top Story/ Kompania “VIKO” e Rustem Korbecit, abuzime me cilësinë rrëzuan muret e brendshme të pallatit në Durrës

Zhvendosemi në një tjetër pallat të dëmtuar në zonën e Plazhit. Inxhinierët kanë bërë verifikimet dhe e kanë klasifikuar të pabanueshëm deri në kryerjen e restaurimeve. Dëmtimet janë tepër të rënda në katet e para ku muret e brendshme të banesave janë rrëzuar përtokë.

21:11
Top Story/ Firma LOKA, pallati i rrënuar në Durrës shpallet i pabanueshëm për shkak të punimeve të dobëta

Jemi në zonën e Plazhit në Durrës. Grupi i inxhinierëve shqiptarë dhe të huaj sapo kanë bërë vlerësimin e gjendjes së këtij pallati të ndërtuar nga kompania “LOKA”, në pronësi të Ilirjan Loka.

20:56
Anulohet aktiviteti për ditën e themelimit të PD, fondet do shkojnë për personat e prekur nga tërmeti

Aktivitetet e planifikuara për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të Partisë Demokratike janë anuluar, dhe të gjitha fondet e përcaktuara për këto aktivitete se bashku me kontribute të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj do të shkojnë në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti i 26 Nentorit.

20:52
Transkripti i bisedave me kamera të fshehtë/ “Fiks Fare” zbuloi skandalin me fondet në ISHPSHSH

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal në zyrat shtetërore, ku drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bëjnë procedura fiktive për karburant, dieta dhe fatura hoteli. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ zbuloi skemën e zyrtarëve të këtij Inspektoriati për zhvatjen e fondeve shtetërore.

20:42
Pretenca për Salianjin/ Kryemadhi: Sulm i orkestruar politikisht

Ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, për çështjen “Babale” dhe për pretencën që dha sot prokuroria, ndërsa akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama duke e quajtur atë si “autor të saj”.

20:40
“Fiks Fare”-Skandali me fondet në ISHPSHSH/ Procedura fiktive për karburant, dieta dhe fatura hoteli

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal në zyrat shtetërore, ku drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bëjnë procedura fiktive për karburant, dieta dhe fatura hoteli. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ zbuloi skemën e zyrtarëve të këtij Inspektoriati për zhvatjen e fondeve shtetërore.

20:33
103 vjet nga themelimi i “Krahinës Autonome të Korçës”

Pa dashur të bëj histori, në një cikël komentesh të shkurtra, do të mundohem t’u përcjell, situaten tejet të ndërlikuar në të cilen duhet të manovronin patriotët korçarë, duke luftuar njëherazi si ndaj shovinizmit grabitqar grek, edhe ndaj fuqisë austro-hungareze, edhe ndaj interesave franceze në rajon, por edhe ndaj elementit vendas, kishës greke dhe shqiptarëve grekomanëe të qytetit.

20:12
Thaçi në Reçak: Nuk mund të mohohet historia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, bëri homazhe në Reçak, duke thënë se masakra në këtë fshat, më 1999, ishte “pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë që ka kryer kundër popullatës civile në Kosovë”.

20:06
Salianji në Top Talk: Ja cila është pika më e fortë e mbrojtjes sime

Në studion e emisionit “Top Talk”, Ervin Salianji, ish-deputet i PD, tha se nuk duhet të provojë unë pafajësinë time por prokuroria duhet të provojë fajësinë time. Duke shtuar më tej se ai e priste një vendim të tillë nga prokuroria në dëm të tij, pasi ky organ nuk arrestoi as ata persona që kanë bërë deklarime të rreme.

20:02
Protestojnë lojtarët e Skënderbeut/ Nuk dalin në stërvitje, shkak rrogat e prapambetura

Futbollistët e Skënderbeut nuk kanë dalë në stërvitje në shenjë proteste ndaj klubit të tyre, për shkak se nuk kanë marrë pagat. Lojtarët refuzuan pasditen e së martës të dilnin në fushë pas një situate të tensionuar që zgjaste prej ditësh.

19:51
Veseli pyetet në Hagë/ “Lufta e UÇK, përballje me spastrimin etnik që synonte Serbia”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha të martën se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë përballje me spastrimin etnik.

19:45
Azil në vendet e BE/ Riatdhesohen 173 shtetas shqiptarë

Në Rinas ditën e sotme u riatdhesuan në dy operacione të ndryshme 173 shtetas shqiptarë, me qëndrim të paligjshëm në Francë dhe në zonën Schengen.

19:43
Prokuroria: Dënoni Salianjin/ Dosja Babale, dënim si Tahiri, kërkohet shërbim prove

Ervin Salianji e priti i buzëqeshur pretencën e Prokurorisë, e cila kërkoi dënimin e tij për kallëzim të rremë bashkë me 3 të pandehurit e tjerë të dosjes Babalja .

19:42
Shijaku do rindërtohet/ Kryeministri takon banorët e pallateve të dëmtuara

Tërmeti 26 Nëntorit e la qytetin e Shijakut me 20 pallate 5 katësh, ndërtuar gjatë komunizmit, të pabanuara.

19:42
Salianji në Top Talk pranon bashkëpunimin me “Babalen”. Gazetari Jetmir Olldashi nën mbrojtjen e PD

Në studion e emisionit “Top Talk”, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar ish deputeti i PD-së, Ervin Slianji. Në studio u fol për çështjen e shumëfolur “Babale”, ku edhe ish-deputeti ishte i përfshirë.

19:39
Qyteti Studenti do rindërtohet/ Brenda katër vitesh përfundon kampusi i ri për studentët

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur të shemb tre godina në Qytet Student përkatësisht godinat me numër 15,18,19 kjo pasi tërmeti i datës 26 nëntor solli dëmtime serioze në strukturën e tyre.

19:36
Qira për ata që mbetën pa shtëpi/ Banorët e zonës së kombinatit përfitojnë bonusin

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Tiranë miratoi vendimin për pagesën e qirasë sipas vlerës së tregut të lirë për familjet e larguara nga banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti.

19:32
4 orë me Ramë Lalën, publikohen fotot e 17 vjeçarit nën rrënoja: “Të gjithë kanë dalë, është radha jote”

Një telefonatë e përgjegjësit të grupit në portin e Durrësit bëri që të gjithë punëtorët aty, mëngjesin e 26 nëntorit, të gjëndeshin përballë një situate aspak të zakontë për ta. Të vendosur përpara një banese të rrenuar, harruan profesionin, por vunë zemrën në punë, e njëri prej tyrë sot është arsyeja e fortë pse Ramë Lala nuk u mposht nga tragjedia e asaj nate.

19:31
Humbën familjarë në rrënojat e Thumanës, familja Greku sistemohet në banesa të reja në Tiranë

Një tjetër familje nga Thumana që humbi disa pjesëtarë nga tërmeti është sistemuar në Tiranë. Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vizituan familjen Greku, të cilët para 26 nëntorit jetonin 3 kurora në një banesë, ndërkohë që tashmë janë sistemuar në banesa të veçanta.

19:27
Dorëhiqet kreu i AKEP/ Ilir Zela zëvendësohet nga Tomi Frashëri, këshilltari i kryeministrit

Rreth dy vjet nga emërimi si kryetar i Autoritetit të Komunkimit Elektronike dhe Postare, Ilir Zela është liruar nga detyra. Komisioni i veprimtarive ka pranuar dorëheqjen që ai i ka paraqitur Kuvendit.

18:54
Tërmeti/ 100 punonjës do të nisin së shpejti punën, ja pallatet në Durrës ku do të ndërhyhet fillimisht

Dhjetë brigada pune do të nisin së shpejti punën në terren për të riparuar dëmet nga tërmeti në pallatet e ndërtuara para vitit 1993 në Durrës.

18:43
Kontrolli mbi zonat e prostitucionit/ Shqiptari në Itali qëllon bashkëkombësin me plumb në kokë

“Ai iu afrua makinës së bashkatdhetarit, i parkuar në zonën në dalje të autostradës Frosinone, ishte ora 11 e mbrëmjes. kur J.M, një shqiptar 37-vjeçar ishte në këmbë ndërsa tjetri, gjithashtu një shqiptar, ishte ulur në anën e shoferit të automjetit. Një diskutim i nxehtë u ngrit shpejt midis të dyve, i cili u zhvillua para njerëzve të tjerë, gjithashtu siç duket me origjinë shqiptare”, kështu shkruajnë mediat italiane për një zënkë që ndodhi në këtë zonë.

18:40
Ngjall debate videoloja ku mund të luash Jezusin

“Bëhuni Jezu Krishti, njeriu më i famshëm në tokë”, thotë përshkrimi i lojës që ka ngjallur debate.

18:32
Shet virgjërinë për udhëtimin e ëndrrave

Një vajzë e re është e gatshme të shesë virgjërinë që të fillojë të bëjë udhëtime me stil.

18:20
Fotoreporteri turk plagoset në protestat e Francës, Turqia: Atje po ndodh terror shtetëror

Turqia ka reaguar ashpër pas plagosjes së Muhabiri Yalçın, fotoreporter i Anadolu Agency (AA), i cili po ndiqte nga afër protestat që po zhvillohen në Francë.

18:11
Çfarë i bën këto foto epike?

Ndonjëherë shikoni një foto dhe duket shumë e zakonshme derisa ta shihni pak më afër.

18:11
Greqi: 6 migrantë vdesin nga i ftohti afër kufirit me Turqinë

Gjithsej gjashtë migrantë kanë vdekur nga i ftohti ditët e fundit në Greqinë verilindore, afër kufirit tokësor me Turqinë.

18:09
Procesi për shkarkimin e Trump, demokratët bëjnë publike dy akuzat

Në SHBA, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve shpallën të martën dy akuza në procesin e ndërmarrë prej tyre për shkarkimin e Presidentit Donald Trump: shpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit. Votimi në Dhomën e Përfaqësuesve pritet para Krishtlindjeve. Presidenti Trump reagoi në Twitter duke e quajtur procesin kundër tij një “çmenduri të pastër politike.”

18:06
Britani e Madhe: Biçikleta të vjetra për refugjatë

Një aktivitet është nisur në Birmingham, në Britaninë e Madhe që synon të sigurojë se biçikleta është e arritshme për ata që nuk mund ta përballojnë.

18:04
Nga stresi te problemet shëndetësore: Ja pse zgjoheni në të njëjtën kohë çdo natë

Nga stresi te problemet shëndetësore: Ja pse zgjoheni në të njëjtën kohë çdo natë

18:04
‘2DIE4’ ia rinis të protestojë. Ja me kë e ka inatin…

2Die4, i cili ka patur kulmin e tij të suksesshëm në vitet 2002-2003, është rikthyer sërish në tregun shqiptar me projekte muzikore, të cilat sigurisht përcillin mesazhe të ndryshme.

18:01
Grabitet vila e Milinkoviç-Savic gjatë ndeshjes Lazio-Juve

Ndërkohë që mesfushori serb Sergei Milinkoviç-Saviç shkëlqente në fushë në ndeshjen ndaj Juventusit në “Olimpico”, hajdutët kishin përfituar nga rasti për të hyrë në vilën e tij dhe për të vjedhur sende me vlerë.

18:00
Aksidenti ku humbi jetën fëmija 5 vjeç, arrestohet 51-vjeçarja

Policia në Elbasan ka arrestuar në flagrancë 51 vjeçaren K.L, banuese në Peqin, për veprën penale, ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

17:58
Si të ruani të freskëta bananet tuaja për një javë

Ju blini banane, por nuk keni për t’i ngrënë ato, kështu që kur ato bëhen të zeza, zakonisht përfundojnë në plehra.

17:46
Sydney i Australisë me cilësinë më të dobët të ajrit në botë, shkalla e ndotjes arrin në 778

Banorët e Sidney-t, Australi, janë përfshirë nga një mjegull e dendur mëngjesin e të martës.

17:41
Koment: Samit sipas shijes ruse

Nuk ka si bëhet më mirë, duhet të ketë menduar presidenti rus, Vladimir Putin në samitin e Ukrainës në Paris.

17:41
Krimet serbe në Kosovë përmes fotografive

Në muret e Muzeut Kombëtar të Kosovës, kanë zënë vend mbi 100 fotografi të cilat paraqesin eksodin dhe gjenocidin serb të kryer në Kosovë, gjatë periudhës mars-qershor 1999.

17:35
Pasuesi i Mogherinit, Borrell: Duhet të mbështesim me forcë anëtarësimin e Ballkanit në BE

Pasuesi i Federica Mogherinit në krye të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kërkon mbështetje të fortë për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

17:32
“Dëgjova babin të bërtiste me të madhe ”, njihuni me vogëlushen e letrës që theu rrjetin pas tërmetit

Letra e vogëlushes Klea Pushi dedikuar Forcave të Armatosura pas tërmetit të fuqishëm të 26 Nëntorit, u bë menjëherë virale.

17:31
Lumturia varet nga seksi dhe gjumi, jo nga paratë

Një studim i ri nga hulumtuesit britanikë tregon se seksi dhe gjumi janë më të rëndësishmet kur është fjala për lumturinë dhe mirëqenien, ndërsa paratë s’kanë ndikim në to.

17:27
Adriana vjen me një rrëfim prekës: Kur isha shtatzënë me fëmijën e katërt kuptova se kam tumor në kokë

Adriana Matoshi po vazhdon të jetë një prej aktoreve më të suksesshme në trevat shqiptare.

17:24
Holanda sërish me qëndrim refuzues: Shqipëria nuk është ende gati për negociatat

Dy muaj pas vendimit negativ të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, situata nuk ka ndryshuar në favor të vendit tonë.

17:21
Vetëm 12 vjeç, fëmija transgjinor tregon kur e kuptoi se ajo ishte në “trup të gabuar”

Një nga fëmijët më të rinj transgjinorë të Britanisë ka filluar tranzicionin në moshën 12 vjeç pasi kuptoi se ishte në ‘trupin e gabuar’ që kur ishte vetëm tre vjeç.

17:17
Bashkëshorti e tradhëtoi, reperja: Morëm priftërnj për të na bashkuar!

Cardi B e di që asnjë lidhje nuk është perfekte, përfshirë të sajën!

17:06
Kosova nuk është imune ndaj fenomenit të dezinformimit

Verifikimi i lajmeve dhe parandalimi i dezinformacionin ka qenë kryefjala e konferencës Instituti Kombëtar Demokratik, NDI, organizoi për këtë fenomen në Kosovë.

17:03
Gjuriç: Fotografinë me Sveçlën e ka bërë PDK-ja, qëllimi i tyre është konflikti i brendshëm politik

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka komentuar fotografinë e shumëpërfolur të shkrepur në një lokal në Tiranë, ku në të njëjtën tavolinë ishte i ulur edhe Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje.

17:02
Emmanuel Macron vazhdon reformat e pensioneve pavarësisht grevave

Presidenti francez Macron është i vendosur t’i përmbahet rrugës së nisur për reformat e pensioneve, pavarësisht bllokimit të transportit nga grevat e vazhdueshme në vend. Planet e qeverisë së tij do të prezantohen më vonë këtë javë.

16:59
Ministri i Jashtëm italian vjen nesër në Shqipëri, takon Ramën dhe Metën

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali, Luigi Di Maio, do të vizitojë nesër Shqipërinë.

16:57
Investitorët ikin nga Kosova si pasojë e korrupsionit

Korrupsioni në nivel të lartë po pamundëson ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë, thonë përfaqësues të bizneseve dhe investitorëve evropianë në Kosovë.

16:50
Mbi 1 milion njerëz u varrosën në këtë vend, pritet të hapet për publikun

Ishulli dikur i paarritshëm, i braktisur në Nju Jork, ku më shumë se një milion njerëz u varrosën në varre të panjohura të gërmuara nga të burgosurit, së shpejti mund të jetë plotësisht i hapur për publikun.

16:49
Vuçiç: Maqedonia e Veriut është e gatshme që të hyjë në iniciativën për ndërtimin e hekurudhës Athinë-Shkup-Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas takimit me presidentin e Greqisë, Prokolis Pavlopulos në Athinë deklaroi se në takim kanë biseduar edhe për përmirësimin e lidhjes transportuese në mes të dyja vendeve në kuadër të iniciativës kineze “Lidhje dhe Rrugë” për të cilën kishte edhe bisedë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev.

16:46
“Erasmus”, seks ose 1 mijë euro për një notë në Fakultetin Ekonomik

Shkup/Seks apo 1 mijë euro për një notë në Fakultetin Ekonomik. Profesori Bobek Shuklev në mënyrë indirekte i ka ofruar studentes t’i japë gjashtë kaluese. Ajo e ka refuzuar ofertën, por ka pranuar të paguaj.

16:44
Shkup/“Reket”, dëshmon bashkëshortja e Kamçevit: 8 mln euro per te mbyllur hetimet

Tetë milionë euro është dashur të japë Orce Kamçev për ta shkatërruar lëndën “Perandoria” të cilën Prokuroria Speciale e zhvillonte ndaj tij.

16:42
Seri vjedhjesh në Vlorë/ Tre “skifterë” në pranga

Tre shtetas të dyshuar për një sërë vjedhjesh në qytetin e Vlorës janë vënë në pranga nga Policia.

16:42
Raportuesi i Kosovës në Këshillin e Evropës takon Vjosa Osmanin

Raportuesi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Petter Beyer ka takuar ditën e sotme kandidaten për kryeministre të LDK-së, Vjosa Osmani.

16:40
KQZ publikon shpenzimet e fushatës, LDK shpenzoi më së shumti

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar sot raportet financiare që partitë politike kanë shpenzuar për fushatën e zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit.

16:39
Vjedh telefonin nga një femër, dënohet me tri vjet burg dhe 500 euro gjobë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni për Çështje Penale ka dënuar sot me tri vjet heqje lirie të akuzuarin G.B. për veprën penale vjedhje.

16:37
Hidhet shorti për Përfaqësueset e reja të Kosovës

Në Freising të Gjermanisë është hedhur shorti për Përfaqësueset e reja në basketboll. Kosovën e kanë përfaqësuar Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku dhe Drejtori i Përfaqësueseve, Granit Rugova.

16:35
Derbi i Tiranës luhet në “Air Albania Stadium”

Ashtu siç pritej tanimë është gjithçka zyrtare.

16:33
Dalin fotografitë e fisit kanibal që hëngrën trashëgimtarin e Rockefeller (Foto)

Fotografi të një fisi kanibal të izoluar që dyshohet se vranë dhe hëngrën një trashëgimtar të familjes Rockefeller gati 60 vjet më parë, janë shfaqur në publik.

16:32
Dëmet nga tërmeti/ Nis meremetimi i godinës së Prokurorisë

Ndër godinat që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit ishte dhe ajo e Prokurorisë së Tiranës.

16:27
Të enjten hidhet shorti për çerekfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës

Komisioni i Garave do të bëjë tërheqjen e shortit për fazën çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, të enjten, në orën 12:00, në selinë e FFK-së.

16:26
Sulmuesi i Romës refuzon Tottenhamin

Jose Mourinho i ka kërkuar drejtuesve të Tottanhamit një përforcim për sulmin në merkaton e janarit, pasi në ekip mungon një alternativë për të zëvendësuar Harry Kane, siç ishte vitin e kaluar Fernando Llorente.

16:24
Dvorani thirret në Prokurori, pas dëshmisë së Presidentit Meta

Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta ngjiti shkallët e prokurorisë së Tiranës me ftesë për të dëshmuar pas dorëzimit, të padisë për shpërdorim detyre ndaj kreut të KED Ardian Dvorani.

16:24
Pacolli do të depozitojë në Prokurori 10 mijë faqe dëshmi për krimet e luftës

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se 10 mijë faqe material me prova të krimeve të luftës së Serbisë në Kosovë do t’i dorëzohen Prokurorisë.

16:21
Pacolli: Nuk dështuam në procesin e njohjeve

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka deklaruar se ministria që ai e drejton nuk ka dështuar në sjelljen e njohjeve për Kosovën.

16:21
Prokuroria kërkoi 1 vit e 6 muaj burg/ Salianji në Top Talk: Ditë e zezë për drejtësinë

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ishte sot i ftuar në Top Talk ku foli edhe për çështjen e ditës: dënimin me 1 vit e 6 muaj burg që Prokuroria dha për të.

16:14
Ish-trajneri Ardian Mema refuzon për herë të dytë rikthimin tek Tirana

Sapo ka përfunduar takimi i dytë mes Presidentit të Tiranës, Refik Halili dhe ish-trajnerit Ardian Mema. Ky i fundit ka refuzuar për herë të dytë rikthimin tek Tirana pasi e shkarkuan vetëm një muaj e gjysmë më parë.