Rreth dy vjet nga emërimi si kryetar i Autoritetit të Komunkimit Elektronike dhe Postare, Ilir Zela është liruar nga detyra. Komisioni i veprimtarive ka pranuar dorëheqjen që ai i ka paraqitur Kuvendit.

Në letrën drejtuar kryetarit Ruçi, zoti Zela thotë se nuk ka lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkëmben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste. Zela ka dhënë dorëheqjen edhe si anëtar i këshillit mbikëqyrës të AKEP.

Në të njëjtën ditë me pranimin e dorëheqjes komisioni i veprimtarive prodhuese emëroi atë që do të zëvendësojë Ilir Zelën si anëtar të këshillit mbikqyrës.

Tomi Frashëri, Drejtori i Protokollit të kryeministrit Rama dhe këshilltari tij, u votua nga deputetët e mazhorancës, si anëtar i AKEP me propozim të qeverisë.

Përpara se të futej në stafin e kryeministrit në 2014 zoti Frashëri ka punuar në administratën e Avokatit të Popullit në Francë, ku ai edhe është diplomuar. Ai tha se do ta kryejë me përultësi detyrën.

Ndërkohë në seancë plenare kuvendi duhet të zgjedhë dhe kryetarin e ri të AKEP, kandidaturat duhet të jenë anëtarë të këshillit mbikqyrës dhe propozohen më së paku 28 firma deputetësh.

Top Channel