Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta ngjiti shkallët e prokurorisë së Tiranës me ftesë për të dëshmuar pas dorëzimit, të padisë për shpërdorim detyre ndaj kreut të KED Ardian Dvorani.

Burime për Top Channel konfirmojnë se Dvoranit i është dërguar ftesë nga Prokurori Alket Mersini për të qenë prezent ditën e nesërme në orën 10 të paradites, në Prokurorinë e Tiranës.

Burime për gazetaren Anila Hoxha, thonë se do të merren në pyetje gjithashtu dhe anëtarët e KED, Arta Marku, Vitore Tusha, Fatjona Memcaj dhe të tjerë.

  Padia për Dvoranin, Meta: Prokuroria të bëjë punën me profesionalizëm, të mos jetë nën presione politike

  Meta dëshmon në Prokurori/ Thirret për shpjegime pas padisë kundër Ardian Dvoranit

Top Channel