Presidenti Ilir Meta ngjiti shkallët e prokurorisë së Tiranës me ftesë për të dëshmuar pas dorëzimit, të padisë për shpërdorim detyre ndaj kreut të KED Ardian Dvorani.

Pas 45 minuta dhënie dëshmie përpara prokurorit Alket Mersini,  presidenti Meta tha se provat bashkëlidhur kallëzimit janë të mjaftueshme për të vërtetuar shkeljet e zotit Dvorani.

Këtë hetim të nisur nga prokuroria presidenti Meta e shikon të lidhur ngushtësisht me reformën në drejtësi.

E ndërsa presidenti ishte duke dëshmuar, maxhoranca hodhi një hap tjetër atë të minimizimit të betimit të gjyqtarëve kushtetues përpara presidentit . Këtë maxhoranca do ta bëjë përmes ndryshimeve ligjore të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatës kushtetuese”. “Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar  dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Kësaj iniciative të maxhorancës presidenti,  mbajti një qëndrim deri diku me tone kërcënuese.

Muhamed Veliu

Top Channel