Hidhet shorti për Përfaqësueset e reja të Kosovës

10/12/2019 16:37

Në Freising të Gjermanisë është hedhur shorti për Përfaqësueset e reja në basketboll. Kosovën e kanë përfaqësuar Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku dhe Drejtori i Përfaqësueseve, Granit Rugova.

Në verën e ardhshme Kosova do të përfaqësohet me pesë Përfaqësuese, tri në konkurrencën dhe dy në atë të femrave. Kosova U20 (M), Kosova U18 (M), Kosova U18 (F) dhe Kosova U16 (F) do të garojnë në Divizionin B, kurse Kosova U16 (M) do të garojë në Divizionin C, derisa kampionati do të mbahet në Prishtinë.

Kosova U20 (M) do të jetë në Grupin D së bashku me Bullgarinë, Bjellorusinë, Sllovakinë, Finlandën dhe Irlandën. Kosova U18 (M) do të jetë në Grupin D me Maqedoninë Veriore, Suedinë, Danimarkën, Letoninë dhe Bjellorusinë.

Kosova U16 (M) do të jetë në Grupin B me Shqipërinë, Armeninë, San Marinon, Gjibraltarin dhe Maltën. Kosova U20 në konkurrencën e femrave do të jetë në Grupin C me Gjermaninë, Zvicrën dhe Ukrainën. Kosova U16 në konkurrencën e femrave do të jetë në Grupin C me Rumaninë, Sllovakinë, Poloninë, Maqedoninë Veriore dhe Irlandën.

Kosova U20 (M) do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 10 deri më 19 Korrik 2020.

Kosova U18 (M) do të garojë në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Oradea të Rumanisë prej 24 Korrik deri më 2 Gusht 2020. Kosova U16 (M) do të garojë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C në Prishtinë prej 12 deri më 19 Korrik 2020.

Kosova U16 (F) do të garojë në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të organizohet prej 17 deri më 26 Korrik 2020 në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. Kosova U20 (F) do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në RamatGan të Izraelit prej 8 deri më 16 Gusht 2020.

Top Channel