E hënë, 08 Korrik 2019
11:58
Foto të shkrepura në momentin e duhur nga Paul Buscato

Paul Buscato është një artist me origjinë spanjolle që jeton në Norvegji dhe ka krijuar një seri fotografish që synon të kapë botën përmes një prizmi imagjinateje dhe loje fëmijësh.

11:51
Provokon Miley Cyrus/ Videoklipi i ri me mamanë e saj

Miley Cyrus provokon pa pushim. E nuk mund të mos e bënte këtë edhe në klipin e ri, “Vajza e të ëmës”.

11:40
Vitrina e Librit/ Republika Shqiptare 1925-1928

STUDIMI, NJË KONTRIBUT SERIOZ PËR REFORMAT E AHMET ZOGUT

11:28
U vodhën të dhënat/ BA gjobitet me 205 milionë euro

British Airways është gjobitur me më shumë se 200 milionë euro, pasi hakerat vitin e shkuar vodhën detajet bankare, të qindra e mijëra pasagjerëve.

11:17
Vala e të nxehtit/ Bosnje, shton vuajtjet e emigrantëve

Të bllokuar në Bosnje, mijëra emigrantë përballen me një tjetër pengesë në udhëtimin drejt Bashkimit Europian, të nxehtin përvëlues në Ballkan.

11:06
Prostituta dhe drogë në lokal, në pranga pronari 43-vjeçar

Shfrytëzonte për prostitucion vajzat në ambientet e lokalit në Belsh dhe shpërndante lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë nga policia pronari i lokalit E.Ç., 43 vjeç, si dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetase.

11:05
E “pasionuar” pas operacioneve plastike/ Nuk do të ndalojë deri sa …

Tepër e dhënë pas trupit dhe fytyrës ideale, Kristen ka ndërmarrë operacioni plastike me vlerë 150 mijë paund, por shprehet se nuk do të ndalojë edhe pse familja e saj është tepër e shqetësuar se këto operacione “mund ta vrasin atë”!

10:57
Protesta/ Basha, thirrje shqiptarëve: Padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ftoi nëpërmjet Facebook qytetarët që të bëhen pjesë e protestës së sotme para Kryeministrisë, për të treguar sipas tij vendosmërinë për të larguar Edi Ramën dhe për t’i dhënë vendit mundësi për çdo shqiptar, duke zgjedhur me votë të lirë një qeveri që punon në interes të qytetarëve.

10:46
Vidhnin kasaforta me para e bizhuteri, provat i zhduknin në lumin Erzen

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Kasaforta”, ku është goditur një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave. Burimet zyrtare raportojnë se janë arrestuar në flagrancë 3 persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.

10:45
Pas 12 vitesh, Brazili kampion i Copa America

Brazili duhet të priste 12 vjet që të shpallej kampion i Amerikës së Jugut.

10:32
The Sun: Bandat brutale shqiptare të ngritura në Britani, tronditën tregtinë e seksit

Tabloidi “The Sun” i ka kushtuar një artikull bandave shqiptare të trafikimit, të ngritura në Mbretërinë e Bashkuar.

10:32
Raste kur regjisorët kanë përdorur të njëjtin kostum për filma të ndryshëm

Kostumet janë pjesë themelore e shumë filmave, veçanërisht atyre të zhvendosur në të kaluarën dhe shpesh kontribuojnë në suksesin e një filmi. Por kostumet kushtojnë para dhe nganjëherë një drejtor ose prodhues duhet të ketë menduar: “Pse shpenzoni para me kostume të reja kur mund të përdorim ato të vjetrat?”

10:23
Aksident në Lezhë, s’ka të lënduar

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën paraditen e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Shkodër. Burime nga vendi i ngjarjes, raportojnë se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Balldrenit.

09:45
Dua Lipa në lidhje me vëllain e motrave Hadid – Foto

Këngëtarja Dua Lipa është parë në krahët e modelit Anwar Hadid dhe tashmë të gjitha hamendësimet u vërtetuan, për romancën midis tyre.

09:43
Anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, Meta: Asnjë parti nuk e kundërshtoi dekretin. Kjo është zgjidhja e krizës

Presidenti Ilir Meta  është shprehur në lidhje me situatën ligjore mbas 30 qershorit dhe zgjidhjen e krizës. Nëpërmjet një deklarate për mediet, Meta  tha se dekreti për anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, deri në ditën e sotme nuk është kundërshtuar nga ndonjë forcë politike apo nga ndonjë subjekt tjetër politik ose jo politik përpara ndonjë gjykate në Republikën e Shqipërisë përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor. Kreu i shtetit edhe një herë theksoi faktin se dekreti i datës 10 qershor, 2019 është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.

09:28
Meta: Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në ‘one-party state’

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me protestën e shqiptarëve një ditë më parë në Uashington DC, para Shtëpisë së Bardhë, të cilët i kërkuan presidentit Trump të mos lejojë Sorosin të destabilizoje një vend të NATO-s, siç është Shqipëria.

08:32
I gjenden 46 kg kanabis në banesë, në pranga 42-vjeçari

Në kuadër të operacionit të koduat “Kanionet”, Policia e Tepelenës ka sekuestruar 46 kg kanabis dhe arrestuar poseduesin e saj. Në pranga ka rënë shtetasi A.Z., 42 vjeç, banues në Vlorë.

08:18
Zgjedhjet në Greqi, fituesi Kyriakos Mitsotakis: Do jem Kryeministri i të gjithëve

Partia  opozitare e qendrës së djathtë Demokracia e Re, e udhëhequr nga Kyriakos Mitsotakis ka dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi.

E diel, 07 Korrik 2019
22:38
‘Lufta’ Atletico-Griezmann/ Francezi deklaron se do të paguajë klauzolën

Raportet mes Atletico Madrid dhe Antoine Griezmann rrezikojnë të mbyllen në mënyrën më të keqe të mundshme.

22:32
Kreu i opozitës në Durrës: Beteja vazhdon deri ne largimin e Edi Rames

Kreu i PD, Lulzim Basha falenderoi qytetarët e Durrësit, që sipas tij, refuzuan masivisht regjimin e Edi Ramës më 30 Qershor.

22:10
Eliminimi nga Kupa e Afrikës, “tërmet” tek Afrika e Jugut

Eliminimi në 1/8 e finaleve të Kupës së Afrikës nga skuadra e Afrikës së Jugut shkaktoi një tërmet të madh te skuadra përfaqësuese egjiptiane.

21:57
Trafik i rënduar në Vlorë, vargu i makinave me pushues disa km – VIDEO

Në Vlorë me qindra automjete që po kthehen nga bregdeti kanë krijuar trafik të rënduar, që është disa kilometra i gjatë.

21:48
134 mln Euro për Pogba; Juventus përgatit superofertën

Juventus hyn me prepotencë në garë me Realin e Madridit për Paul Pogba.

21:38
Zgjedhjet në Greqi, Tsipras uron Mitsotakis për fitoren

Kryeministri në detyrë i Greqisë, Alexis Tsipras ka reaguar në një prononcim për mediat, pas mbylljes së procesit zgjedhor dhe pas daljes së sondazheve të para, ku partia e tij renditej e dyta.

21:34
Britishairways dhe agjencia e njohur “Culture trip” sugjerojnë Tiranën: Një qytet bashkëkohor

Një nga agjencitë më të njohura turistike “Culture trip” me një rrjet gazetarësh në të gjithë botën dhe gjigandi botëror Britishairways sugjerojnë Tiranën si një nga destinacionet që nuk duhen humbur.

21:10
Quajti Presidentin Trump të “paaftë”, publikohen kabllogramet e ambasadorit britanik

Gazeta britanike “The Mail” botoi të dielën kabllogramet që ambasadori britanik i dërgon qeverisë së tij.

20:13
Në punë të dielën/ Në rrugët e Tiranës vetëm turistë të huaj

Gjatë ditës së diel në Tiranë, numri i qytetarëve është tepër i ulët. Në këto ditë të nxehta ata preferojnë të pushojnë në mal, det apo të freskohen në pishina. Por mjekëve, policëve, kamarierëve dhe gazetarëve u duhet të qendrojë në punë, për ta është në ditë normale pasi u duhet t’i shërbëjne qytetarëve. “

20:06
Poliçani nën pushtetin e tymit, prej dy ditësh shesh-depozitimi i plehrave është në flakë

Vetëm pak kilometra në hyrje të qytetit të Poliçanit qindra familje të fshatrave Mbrakull, Plirëz dhe zonave përreth janë rrethuar nga tymi toksik që ka pushtuar gjithë territorin.

20:01
Të gjithë në Durrës/ Plazhi i mbipopulluar, pushuesit: Pak shërbime

Temperaturat e larta të kësaj të diele, kanë sjell dyndje pushuesish në plazhin e Durrësit.

19:55
Politikë dhe pushime/ Fotot dhe mesazhet nga Meta, Rama, Basha dhe në rrjetet sociale

E diela e nxehte i gjeti një pjesë të madhe të shqiptareve nëpër plazhe. Por edhe politikën.

19:50
Ushqimet dëmtohen në diell/ Patatet krijojnë solaninë, një kimikat toksik për njeriun

Patatet në asnjë mënyrë nuk duhet të shiten në rrugë apo në tezga ku preken nga rrezet e diellit. Sipas Sokol Stafës i cili është ekspert i sigurisë ushqimorë, brënda patates prodhohet një toksinë e rrezikshme që e ka emrin solaninë.

19:44
Sulmohet Fatos Lubonja, i godasin me gur automjetin. Reagon Meta dhe Basha

Makina e publicistit të njohur Fatos Lubonja është vandalizuar pak ditë më parë. Një person ka goditur me gurë xhamin e parë të makinës por fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi në momentin e sulmit, nuk ka patur njeri në automjet.

19:20
Demi “shpërthen” Kaliforninë! (FOTO)

Kudo ku shkon, Demi Rose di si të jetë në qendër të vëmendjes.

18:36
Përfundon votimi në Greqi, Exit Poll: Demokracia e Re, fituese

Ashtu si edhe sondazhet parazgjedhore që nxirrnin fituese partinë Demokracia e Re në Greqi, edhe Exit Poll-et menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit e kanë nxjerrë fituese.

18:24
Mund të bëhej trajneri më i paguar në botë, Mourinho refuzon ofertën e ‘çmendur’

Jose Mourinho ka refuzuar ofertën për tu bërë trajneri më i paguar në botë. Oferta ka ardhur nga klubi kinez Guangzhou Evergrande.

17:48
Tragjedia në Danub/ Gjendet viktima e 27

Me datë 29 maj në lumin Danub u përplasën 2 anije me turistë të cilët shkaktuan një tragjedi të vërtetë.

16:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, plagosen 7 persona

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin ku janë përplasur dy automjete.

16:21
Marrëveshja, ulen tarifat e roaming

Qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në vendet e Ballkanit do të paguajnë tarifa të reduktuara të roamingut nga 87% deri 97% për thirrjet në telefonat celularë. Në korrik të këtij viti ka nisur zbatimi i marrëveshjes për reduktimin e tarifave të roamingut në rajon që u nënshkrua me 4 Prill në Beograd nga 6 vende te Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia.

15:09
Wimbledon/ Nadal dhe Federer nuk ndalen

Rafael Nadal dhe Roger Federer nuk ndalen në rrugëtimin e tyre drejt finales së Wimbledonit. Tenisti spanjoll u kualifikua për në raundin e katërt pasi mundi francezin Jo Wilfried Tsonga me rezultatin 3-0. 32 vjecari nga Mallorca nuk e pati aspak të vështirë këtë ndeshje me francezin teksa ui fitoi të 3 setet 6-2;6-3;6-2 në 1 orë e 47 minuta lojë.

14:58
Finalja e Copa America/ Brazili, detyrim fitorja me Perunë

Luhet sot në mbrëmje finalja e Copa America mes Brazilit dhe Perusë, një përballje kjo që do të transmetohet në orën 22:00 në paketën Supersport të Digitalb që ka eksluzivitetin e këtij kompeticioni. Në mitikun Maracana, skuadra 5 herë kampione e botës do të kërkojë që të regjistrojë një tjetër fitore ndaj peruanëve si në fazën e grupeve për të ngritur trofeun e kompeticionit që i mungon prej 12 vitesh.

14:46
Eurobasket/ Francë-Spanjë, tjetër finale

Franca dhe Spanja do të diskutojnë një tjetër titull evropian në basketbollin e femrave. Skuadra spanjolle e Lucas Mondelo eliminoi në gjysmëfinale Serbinë, skuadrën e një prej vendeve pritëse të kompeticionit më të rëndësishëm kontinental teksa e mundi me rezultatin 71-66 duke i rezistuar mjaft mirë edhe presionit të publikut serb që në asnjë moment nuk rreshti së mbështeturi skuadrën e tyre.

14:19
Cakaj: Shqipëria anulon pjesëmarrjen në samitin e SEECP në shenjë solidariteti me Kosovën

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnje-Hercegovina.

13:52
Protesta, Kryemadhi: Bashkohuni, për treguar se shqiptarët janë zot të vetes

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen nesër protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kjo ftesë sipas saj, është për gjitha ata që ndihen të shtypur nga Edi Rama.

13:33
Trump i vuri sanksione, Irani: Rrisim pasurimin e uraniumit

Irani njoftoi se po rrit pasurimin e uraniumit përtej kufirit të vendosur në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Lajmi erdhi një vit pasi presidenti Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe vendosi sanksione ndaj Teheranit.

13:12
Klopp refuzon kontratën e re, shqetësime në Liverpool

Liverpool dhe Jurgen Klopp mund të ndahen së shpëjti. ‘The Reds’ i kanë ofruar një kontratë të re gjermanit por ai e ka refuzuar.

13:06
Rehabilitohet këndi i lojërave në “Ali Dem”, Veliaj: Do bëj edhe 50 të tjerë

Krahas ndërtimit të këndeve të reja, Bashkia e Tiranës tregon një vëmendje të posaçme ditore edhe për mirëmbajtjen e tyre. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë rigjeneruar gjelbërimin e sheshit rekreativ në bllokun e banimit në Rr. “Bajo Topulli”, Njësia 1, dhe mirëmbajtjen e moduleve të ndryshme të lojërave për fëmijët.

12:58
“Verë dhe Portokalle”, festa e madhe mbrëmë në sheshin Skënderbej

Pasi argëtoi publikun në sheshet e vendit, nga veriu në jug, “Verë dhe Portokalle”  u ndal të shtunën në  tiranë.

12:49
Turizmi i aventurës, në Zagori mes natyrës dhe traditës

Sonte në emisionin Ekskluziv në Top Channel, do të shikoni një histori dhe vështrim mbi natyrën dhe traditat e Zagorisë.

12:38
Illusionarium në sheshin “Skënderbej” më 13, 14 dhe 15 korrik

Festa e ditëlindjes së DigitAlb bëhet edhe më e bukur me Illusionarium – Muzeun e Iluzioneve Optike më 13-14-15 Korrik në sheshin “Skënderbej”, një argëtim për të gjithë familjen.

12:27
Drogë me dron në burgun e Shënkollit. Si u zbuluan dhe u kapën autorët?

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Burgjeve parandaluan dhe goditën një tentativë të futjes në ambientet e burgut të lëndëve narkotike dhe telefonave celularë me anë të dronit.

12:20
Siguria e fëmijëve në internet, gjoba 100 mijë lekë për ofrimin e internetit pa kontroll

Masa të reja për mbrojtjen e fëmijëve në internet janë miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave. Të gjithë institucionet private dhe publike, duhet të kryejnë kontrolle për përmbajtjet e dëmshme në internet për përdoruesit nën 18 vjeç.

12:13
Parku i freskisë/ Zona 10 hektarë në Korçë mbushet çdo ditë me pushues

Bukuritë natyrore, pozita gjeografike, mikpritja dhe traditat e bëjnë Korçën një prej destinacioneve më të frekuentuara në Shqipëri. Por për banorët e këtij qyteti klima këtu mbetet mjaft e përshtatshme për të pushuar

12:02
‘Froni i shpatave’, një sexhade tregon historinë

Froni i shpatave tashmë është mbyllur por jehona e tij vazhdon. Në Belfast, në një muze, një numër grash punojnë për të finalizuar një rrëfim të rrallë të betejave dhe mbretërve dhe këtë po e bëjnë me pe dhe gjilpërë.

11:38
Fotolajm/Shqiptarët e ‘sfidojnë’ të nxehtin në det

Qytetarët kanë zgjedhur bregdetin për t’i “shpëtuar” të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë këto ditë korriku.

11:33
Fitore dhe nervozizëm ndaj Kilit,  Argjentina doli e treta

Argjentina u largua nga Copa America me medaljen e bronztë pas fitores së arritur me Kilin 2-1 në finalen e vogël të kompeticionit, një sfidë që u transmetua në paketën Supersport të Digitalb.

10:54
Presidenti kërkon shpjegim ‘shkencor’ për shtimin e votave, qytetari i kthen përgjigje

Presidenti Ilir Meta ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit nëpërmjet një postimi në Facebook. Kreu i shtetit kërkon në mënyrë ironikë që ‘t’i gjendet një shpjegim shkencor shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit’.

10:46
Dhunuan faturinon e autobusit dhe kundërshtuar policët, arrestohen 2 pasagjerët

Mbrëmjen e djeshme, në rrugën e “Dibrës” në Tiranë, në autobusin e linjës-Kinostudio- Kombinat, dy pasagjerë kanë dhunuar faturinon si pasojë e një konflikti të çastit.

10:26
Basha, thirrje për protestën: Të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook ka ftuar qytetarët që nesër t’i bashkohen protestës kombëtare në Tiranë.

10:18
Festivali me dema në Spanjë nis keq, plagosen 3 persona

Një person u godit nga demi dhe dy të tjerë  pësuan traumë në kokë gjatë ditës së parë të festivalit më të njohur të qytetit verior të Spanjës, Pamplona këtë  të diel.

09:56
Kjo është gruaja më e fortë e Europës

Jelena Marinkoviç  pretendon se është gruaja më e fortë e Europës. Kur nisi të shkonte në palestër 5 vjet më parë  ajo nuk e imagjinonte se do të bëhej një kampione në peshëngritje.  Vetëm e kishte tepruar pak me peshën dhe ndoqi këshillën e bashkëshortit.

09:44
Lagjja me ‘drita të kuqe’, kryetarja e bashkisë ‘ul qepenat’

Duhet të vinte një kryebashkiake, e para në historinë e Amsterdamit, që të vendoste me të vërtetë dorë në lagjen me ‘drita të kuqe’. Propozimi për mbylljen e lagjes, ose për ndryshimin e saj, është i hershëm, por askush nuk kishte guxuar.

09:40
Divorci 38 miliardësh, marrëveshje mes Bezos dhe ish-gruas

Është arritur një marrëveshje mes Jeff Bezos dhe ish-bashkëshortes; një divorc që do t’i kushtojë themeluesit të Amazon plot 38 miliardë dollarë. Sipas vendimit të gjykatësit të shtetit të Uashingtonit, Bezos duhet t’i transferojë MacKenzie-t aksionet në sipërmarrjen e tij, që vlerësohet se kapin shumën 38.3 miliardë dollarë.

09:31
Njerëzit egoistë demaskohen në rrjetet sociale

Ka shumë vepra të mira të bëra nga njerëzit, që kur i dëgjojmë na rrisin besimin për një botë më të mirë dhe na bëjnë që t’i marrim shembull.

09:20
Mjeti del nga rruga, plagoset rëndë shoferi

Një aksident me pasojë plagosjen e drejtuesit të mjetit ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Bulqizë. Sipas të dhënave, ngjarja u regjistrua në aksin Bulqizë-Shupenzë, ku mjetit tip golf me targa AA 390 IM  ka dalë nga rruga.

08:55
Zjarre në Greqi, zjarrfikësit në luftë me flakët

Zjarrfikësit po përballen me zjarre në ishullin Grek Evia, ndërsa era e fortë dhe temperaturat përvëluese vazhdojnë të ushqejnë flakët.

08:49
Ja se si janë bërë disa nga skenat e filmave të famshëm

Në filma ne jemi mësuar të shohim skenat befasuese të bëra falë përdorimit të kompjuterëve. Efekte mahnitëse dixhitale që sjellin çudi në skenë. Por Hollyëood përdor efekte fizike për të arritur efektet e kërkuara dhe kjo në fakt bëhej më shumë në të kaluarën.

08:16
Eliot Engel, në Shkup: Maqedonia e Veriut po ecën në shtegun e duhur

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, kryetar i Komisionit për punë të jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve, po qëndron për një vizitë në Maqedoninë e Veriut.

E shtunë, 06 Korrik 2019
22:52
Ekonomia në Turqi/ Erdogan shkarkon guvernatorin

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ka shkarkuar guvernatorin e bankës qendrore të vendit pa dhënë një arsye zyrtare. Murat Cetinkaya e mbante postin që prej prillit 2016, tani në vend të tij është vendosur zëvendësi.

22:45
Studimi: Burrat e divorcuar, shumë herë më të rrezikuar nga sëmundjet

Studimet kanë treguar se divorcet janë shumë të rënda psikologjikisht jo vetëm për nënat dhe fëmijët, por edhe më shumë për baballarët, ndaj këta të fundit duhet të mendohen dy herë përpara se t’i japin fund një martese.

22:34
Shtatë shoqe ndërtojnë shtëpinë ku duan të kalojnë pleqërinë bashkë

Një grup shoqesh në Kinë kanë ndërtuar një shtëpi periferike ku kanë në plan të kalojnë pleqërinë bashkë.

22:30
Fotot e papërsëritshme! Çfarë fsheh bota e egër

Wildlife Photography Awards është një garë e madhe për fotografët me fat dhe shumë kafshë miqësore me kameran.

22:13
Tërhiqet përfundimisht nga futbolli, De Rossi merr vendimin

Daniele de Rossi nuk do të luajë në asnjë skuadër tjetër.

22:02
Edhe makinat luksoze bëjnë kamionçina pune

BMW ishte betuar të mos e ndiqte shembullin e rivalit të tyre, Mercedes Benz, dhe të prodhonte kamionë pune luksozë.

21:52
Kryemadhi: Rama dhe Veliaj kanë marrë peng vendin

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi duke folur për simpantizantët e Lëvizjes Socialiste të njësisë numër 5 në Tiranë tha se Rama dhe Veliaj kanë marrë peng vendin më keq se komunizmi që errësoi Shqipërinë për 45 vjet.

21:40
“Nxehet” edhe Alaska, regjistrohen temperatura ekstreme

Qyteti më i madh i shtetit të Alaskës – që njihet për temperatura të ulëta dhe të reshura të mëdha të borës – po përjeton një nxehtësi rekorde.

21:20
Lyles, koha më e mirë në 200 m/ Shafqet “Bolti” i ri

Atletika botërore duket se ka zbuluar Usain Boltin e ri. Bëhet fjalë për Noah Lyles i cili shkëlqeu në ndalesën e radhës së Diamond League të zhvilluar në Lozanë të Zvicrës.

21:01
Gjurmë Shqiptare: Masakra e mbuluar e serbëve. Pse është fshehur kjo masakër ?

Si u masakruan nga serbët thuajse të gjithë burrat e një fshati në zemër të Shqipërisë së sotme ?

20:41
Merkato në NBA/ Leonard e George te La Clippers

Vazhdojnë lëvizjet e bujshme në merkaton e transferimeve në kampionatin më spektakolar të basketbollit në botë, NBA. Sipas rrjetit televiziv ESPN, Kawhi Leonard(Koai Lenard), MVP i finaleve të kampionatit është larguar nga skuadra kampione e Toronto Raptors për t’u transferuar në Kaliforni te Los Angeles Clippers.

20:19
Durrës/ Përfshihet nga flakët godina e Bashkisë (video)

Godina e Bashkisë së Durrësit është përfshirë nga nja zjarr mbrëmjen e sotme.

20:18
9 filmat ku aktorët kanë kryer me të vërtetë marrëdhënie seksuale

Shumica e skenave seksuale në filmat që shohim janë të rreme, por ka disa filma në të cilat aktorët realisht kanë kryer marrëdhënie seksuale.

20:00
Lejdi Ago: Nëntori do shpallet muaji i trashëgimisë kulturore Shqiptare në Regina Saskatchewan, Kanada

Lejdi Ago u largua nga Shqipëria me bashkëshorten e tij në Kanada në vitin 2014. Nisi të punojë në një restorant në muajt e parë në Kanada.

19:53
Johnson: Amnisti emigrantëve/ Mund të përfitojnë edhe mijëra shqiptarë pa dokumente në Britani

Deklaratë surprizë për emigrantët ilegal në Angli, nga Boris Jonson kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May.

19:40
Pogradeci në UNESCO/ Pjesa e Shqipërisë e Liqenit të Ohrit i shtohet pasurive botërore

Gadishulli i Linit me pasuritë e shumta natyrore dhe kulturore, burimet e Drilonit, korani por edhe shumë elementë të tjerë të liqenit të Ohrit kanë bërë që ai të jetë pjesë e UNESCO-s.

19:25
Mesdheu po ngrohet çdo vit/ Ujërat arrijnë temperatura thuajse tropikale prej 28 gradë celsius

Vit pas viti temperaturat në detin Mesdhe janë rritur ndjeshëm. Por, pas valës së të nxehtit në qershor, veçanërisht ujërat e Mesdheut përreth brigjeve franceze kanë arritur temperatura thuajse tropikale prej 28 gradësh celcius, nivele këto që zakonisht mund të arrihen vetëm në gusht.

19:10
Arrihet marrëveshja me Chelsea/ Morata rri te Atletico

Alvaro Morata do të vazhdojë të jetë pjesë e Atletico Madrid edhe pas vitit 2020.

19:05
Nadal me orë 650 mijë euroshe në fushë, ndërkohë që shampanja ndalon një ndeshje

Rafael Nadali, në ndeshjen me Xho-Uillfrid Tongan, këtë të shtunë, mban në kyç një orë dore nga Riçard Mille që kushton jo pak, por 650.000 euro.

18:52
Tirana destinacion edhe për artistët me famë botërore, dhurojnë spektakël magjik tek Amfiteatri i Tiranës

Mbrëmja e djeshme në Amfiteatrin e Liqenit Artificial në Tiranë, ka qenë një mbrëmje e cila duket se do të mbesë gjatë në memorien e qindra artëdashësve të baletit, të cilët kishin mbushur plotësisht jo vetëm vendet për t’u ulur, por edhe shkallët e Amfiteatrit.

18:41
Basha: Izolimi ndërkombëtar që po i bëhet Ramës po ndëshkon Shqipërinë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke iu referuar Samitit të Ballkanit Perëndimorë në Poznan, tha se Shqipëria site i vetmi vend që nuk përfitoi nga 180 milionë eurot që BE u dha vendeve të Ballkanit për disa projekte.

18:20
Illuzionarium- Master of Magic/ Festa e Digitalb në sheshin Skënderbej po afron

Illuzionarium- Master of Magic, festa e Digitalb në sheshin Skënderbej po afron

17:59
Futen me forcë në banesë, u vjedhin 800 euro të moshuarve

Në orët e para të ditës së sotme dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se janë futur me forcë në banesën e dy të moshuarve në Vuno të Himarës dhe kanë vjedhur një sasi parash prej 800 eurove nën kërcënimin e dhunës.

17:51
Polemika në Slloveni/ Qyteti i lindjes nderon Melanian

Pas kekut Melania, mjaltit Melania e madje edhe shapkave Melania, vendlindja sllovene e zonjës së parë amerikane tani ka edhe një statujë të bijës së saj më të famshme, pavarësisht se është një vepër që është pritur me reagime të ndryshme.

17:35
Dyndje në ambulanca, temperaturat e larta, helmimet, por edhe infeksionet nga pishinat

Është verë dhe temperaturat e larta bëjnë të vetën. Korridoret e ambulancave janë plot me njerëz që kërkojnë shërbim për shqetësime nga më të ndryshmet. Mjekët infeksionistë japin një radhë këshillash si të minimizohen problemet dhe vera të shijohet sa më shumë.

17:21
Shkatërrohet grupi i trafikantëve në Itali, dy shqiptarë në pranga

Policia italiane ka arrestuar një grup trafikantësh të lëndëve narkotike, mes të cilëve edhe dy shqiptarë.

17:05
Kryemadhi:Më 8 korrik protestë për të ndryshuar sistemin e kalbur

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me anë të një statusi në “Facebook” iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në protestën e opozitës më datë 8 korrik.

17:00
Gati për “Hell’s Kitchen 2”, aplikoni !

Hell’s Kitchen rikthehet sërish në ekranin e Top Channel tashmë në një sezon të dytë.

16:50
Investimet te Njësia 5/ Veliaj: Rruga ka rritur vlerën e banesave

Kryebashkiaku Erjon Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve në rrugën “Dhimitër Shuteriqi” në njësinë 5, një aks rrugore që para ndërhyrjes ishte thjesht një monopat për të kaluar.

16:35
Greqia në heshtje zgjedhore/ Të dielën mban zgjedhjet parlamentare, Demokracia e Re në avantazh

Kryeministri grek Alexis Tsipras njëkohësisht kreu i partisë qeveritare SYRIZA mbylli fushatën e tij zgjedhore të premten me një miting madhështor në Sheshin Sintagma, në Athinë duke bërë një thirrje të fundit tek qytetarët për të mos u besuar në zgjedhjet e se dielës konservatorëve të cilët sipas tij e futën vendin në krizën më të madhe ekonomike që ai ka kaluar ndonjëherë.

16:21
Foto/ Batutat e Ramës, Tereza May shpërthen së qeshuri

Kryeministri Edi Rama është takuar në samitin e Poznan në Poloni edhe më kryeministren angleze në ikje Tereza May.

16:07
Turneu i Wimbedon-it në tenis/ Kualifikohen Djokovic dhe Gauff

Novak Djokovic vijon rrugëtimin e tij në mbrojtje të titullit në turneun e Wimbledon.

15:51
Rruga e prishur dhe mungesa e shërbimeve, ulin numrin e turistëve tek Syri i Kaltër

Me rreth 1500 vizitorë në ditë Syri i Kaltër monumenti natyror më i rëndësishëm në aksin nacional Gjirokastër – Sarandë ka një rënie të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë.