E martë, 10 Dhjetor 2019
09:56
Të shtëna me armë në një spital në Çeki, 6 persona humbin jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ostrava të Çekisë, ku disa të shtëna me armë kanë shkaktuar 6 viktima (bilanci aktual).

09:45
Ranë gurë nga faqja e malit, bllokohet aksi Elbasan-Librazhd

Rënia e një masivi gurësh nga faqja e malit në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit” ka bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd mëngjesin e së martës.

09:39
Takimi Cakaj- ministri grek/ Për çfarë u diskutua?

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

09:26
Aksident në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën një fëmijë 5-vjeçar

Një aksident rrugor, me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

09:20
Vettingu/ Konfirmohen në detyrë gjyqtari Klodian Kurushi dhe prokurori Gent Xholi

Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Krimeve të Rënda, Klodian Kurushi, i cili ka shprehur interes për në GJKKO (Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit) dhe krimit të organizuar.

09:12
Digjet makina përpara bashkisë së Vlorës

Një makinë është djegur gjatë orëve të mbrëmjes, në lagjen “15 Tetori”, para Bashkisë së qytetit të Vlorës.

08:56
40 vite nga ndarja e Nobelit për Nënë Terezën

Sot bëhen 40 vite që kur Nënë Tereza u vlerësua me çmimin Nobel për Paqe.

08:42
Ndalohet skafi me drogë në Brindisi/ Drejtuesi, një shtetas shqiptar

Guardia di Finanza përmbylli me sukses një operacion antidrogë në brigjet e Brindisit ku u sekuestrua një sasi e madhe lënde narkotike.

08:36
Lidhja mes artritit dhe depresionit – Kujdesi që ju duhet

Kockat përbëhen nga 31% ujë e mëgjithatë konsiderohen si ndër pjesët më të forta të të gjithë trupit.

07:55
Bën aksident me Zetor, humb jetën 70 vjeçari

Një 70 vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me zetor në Tale të Lezhës.

07:40
Foto/ 5 të vdekur dhe 8 të zhdukur, asnjë shenjë jete nga ishulli ku shpërtheu vullkani

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka thënë se nuk ka shenja jete në ishullin e Bardhë ku ndodhi shpërthimi i vullkanit.

07:17
Reshje shiu dhe bore, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.

07:00
Izrael/ Zgjedhje më 2 mars në qoftë se nuk formohet qeveria

Dy partitë më të mëdha në Izrael janë pajtuar të hënën që të mbajnë zgjedhjet e reja më 2 mars, nëse nuk arrihet marrëveshje për formim të qeverisë së re.

06:37
Meksikë/ Gara e babagjyshave, me qindra Santa Claus dalin nëpër rrugë

Me qindra vetë të veshur si babagjyshë të vitit të ri kanë marrë pjesë në garën e përvitshme të krishtlindjeve në Guadalahara të Meksikës. Ky është një event i pritur me padurim në këtë qytet, të cilin duket arrin ta zhysë edhe më fort në shpirtin e festës.

06:03
Ahmataj këtë herë ikën vërtet, zyrtarizon dorëheqjen si trajner i Tiranës

Julian Ahmataj nuk do të jetë më trajner i Tiranës, një largim i paralajmëruar pas disfatës në kategprinë superiore ndaj Kukësit.

05:28
Paralizohet Franca/ Grevë e përgjithshme në vend

Sistemi i transportit në Francë është pezulluar edhe të hënën si pasojë e një greve të përgjithshme kundër reformës së propozuar të pensioneve të presidentit Emanuel Macron.

04:14
Java kundër korrupsionit/ Kosovë, fenomeni është shqetësues

Një raport i hartuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se perceptimi i bizneseve për nivelin e korrupsionit në vend është përkeqësuar në krahasim me një vit me parë dhe të anketuarit radhisin sundimin e dobët të ligjit dhe mungesën e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin si faktorët kryesorë për gjendjen në vend.

03:09
“Nuk ka pasur paragjykim politik” në hetimet e FBI-së për fushatën e Trumpit

Një vëzhgues amerikan nuk ka gjetur të dhëna të paragjykimit politik kur Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka nisur hetime më 2016 për fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump, pavarësisht “dështimeve serioze të performancës”.

02:04
Lavrov do të takohet me Presidentin Trump

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të takohet të martën me Presidentin Donald Trump gjatë bisedimeve të tij në Uashington me homologun amerikan Mike Pompeo, sipas një njoftimi të agjencisë së lajmeve Interfax që citonte një burim të ministrisë së jashtme ruse.

01:18
Arsenali përmbys në 9 minuta West Hamin, Ljunberg i gëzohet fitores së parë

Arsenali kthehet më në fund te fitorja në Premier League pas një ecurisie aspak pozitive prej 3 humbjesh e 4 barazimesh në 7 javët e fundit. Shijon suksesin e parë në krye të “Topçinjve” edhe trajneri suedez, Fredrik Ljunberg, që drejtoi londinezët në triumfin me përmbysje 1-3 në fushën e West Hamit, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 16-të.

00:44
Video/ “Jeni drejt rrugës duke ngritur Qytet Stalin”, Abilekaj përplaset me Spiropalin

Analisti Enton Abilekaj u përplas me ministren Elisa Spiropali për përcaktimin paraprak për zhvillimin e projekteve.

00:09
Video/ “Të mbajë tespih në dorë sa të dojë”- Bushati debaton me Spiropalin

Vazhdoi përsëri debati mes Elisa Spiropalit dhe Andi Bushatit. Kësaj radhe debati nisi për arkitektin italian Casamondi ku sipas Bushatit ai po merr gjithçka që ndërtohet në vendin tonë.

E hënë, 09 Dhjetor 2019
23:32
Lagje apo blerjen e apartamenteve stok? Elisa Spiropali zbulon në Open planin e qeverisë për rindërtimin

Qeveria po shikon çdo opsion të mundshëm për rindërtimin. Kështu tha ministrja Elisa Spiropali e cila ishte e ftuar në Open në Top Channel.

22:59
Esiela humbi jetën gjatë tërmetit, mësuesja tregon momentin e vështirë sot me shoqet e klasës

Esiela Karanxha, vetëm 8 vjeç, humbi jetën gjatë tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor. Vogëlushja humbi jetën pas shembjes së pallatit gjashtë katësh në qytetin e Durrësit, ku ajo banonte së bashku me nënën e saj, Diena, e cila ndërroi jetë në spital.

22:39
Fëmija u shtri në tokë sepse në spital mungonin krevatet, kryeministri britanik kërkon falje

Pamjet e një fëmije 4 vjeç të shtrirë në dyshemenë e një spitali në Leeds të Britanisë së Madhe janë vendosur në qendër të debatit publik, ndërkohë që vendi përgatitet për zgjedhjet e parakohshme.

22:25
“Qytetarët i besojnë më shumë një imami sesa qeverisë”, debati Bushati-Spiropali në “Open”

Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin “Open” në Top Channel mes analistit Andi Bushati dhe ministers Elisa Spiropali. Debati nisi kur Bushati tha se imami Elvis Naçi ka mbledhur para më shumë se qeveria sepse njerëzit nuk i besojnë qeverisë.

22:12
Kroacia i bashkohet Kosovës dhe Shqipërisë, bojkoton ceremoninë e Nobelit

Kroacia është shteti i radhës që konfirmon se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për letërsinë. Nesër pritet t’i jepet çmimit austriakut Peter Handke, por Zagrebi thekson se do të bojkotojë për shkak të mbështetjes që shkrimtari i ka dhënë Sllobodan Milloesheviçit.

22:03
Pa Messin dhe Piquen, Conte ka vetëm një dyshim për lojtarët që do të zbresin në fushë ndaj Barcelonës

Për zikaltërit ajo e nesërmja kundër Barcelonës mund të konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Është ndeshja e fundit në fazën e grupeve në kuadër të Uefa Champions League, dhe një fitore do t’i siguronte një biletë për të kaluar më tej në tur.

21:55
Spiropali në “Open”: 13 miliard lekë nga buxheti i shtetit për rindërtimin

Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, është e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ku tha se lagjet e reja do të ndërtohen duke bërë një diferencë me ndërtimet e bëra deri tani.

21:49
Edhe Afganistani bojkoton ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për Handken

Pas Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe Afganistani do ta bojkotojë ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel të Letërsisë për Peter Handke i cili mbështeti politikat gjenocidale të Sllobodan Millosheviqit.

21:46
SHBA do të kërkojë takim të Këshillit të Sigurimit për Korenë e Veriut

SHBA do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të KB të marrë në konsideratë lëshimet e fundit të raketave të Koresë së Veriut dhe mundësinë e një provokimi përshkallëzues nga regjimi komunist i Phenianit.

21:40
Grushte dhe taka, burra dhe gra bëhen pjesë e një sherri masiv

Ajo që mund të konsiderohej si një garë rutinë me kuaj, është rikthyer në një “fushë betejë” në Australi. Pas mbarimit të garave, disa gra janë grindur me njëra tjetrën, veprim ky që ka përfshirë edhe meshkujt për ta rikthyer zënkën në përmasa masive.

21:34
Harta e re e sizmologjisë, profesori në “Open”: Edhe në komunizëm u mor parasysh pas tërmetit të ‘79

Pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm nga tërmetet, qasja e qeverive në Shqipëri ndaj këtij rreziku nuk ka ndryshuar shumë përgjatë dekadave, si në komunizëm ashtu edhe tani.

21:16
Trump kërkon nga Banka Botërore që të mos i jap më kredi Kinës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump i bëri thirrje Bankës Botërore që të ndalojë dhënien e kredive për Kinën, një ditë pasi ky institucion bankar miratoi një plan kredie për Pekinin.

21:07
“Instagram” me rregulla të reja

Instagram do të kërkojë nga anëtarët e saj të rinj të regjistrojnë datën e lindjes, pasi planifikon të prezantojë më shumë përmbajtje që i përshtaten grup-moshave specifike.

21:03
FOTO/ Ndodh për herë të parë në histori, thahet ujëvara Victoria

Ujëvarat e Victoria këtë vit janë tharë në pjesën më të madhe të tyre për shkak të thatësirës më të dobët që i ka goditur në njëqind vitet e fundit.

21:01
Shtëpi të lira për popullin e thjeshtë, projekti i qeverisë meksikane

Në fillim të viteve 2000, qeveria meksikane nisi një projekt ambicioz që të ndërtonte shtëpi të përballueshme nga miliona banorë me mundësi të pakta financiare.

20:56
Të thuash se babagjyshi nuk ekziston mund të kushtoj shumë shtrenjtë

Të thuash që babagjyshi nuk ekziston mund të kushtoj shumë shtrenjtë. Dhe një mësuesi nga Brooklyn të Shteteve të Bashkuara e pagoi me heqjen nga puna pasi i tha nxënësve të tij një deklaratë të tillë.

20:54
McLaren zbulon modelin më të fuqishëm të serisë së tij sportive

McLaren britanik ka një vit të pasur kur bëhet fjalë për modele të reja që rrumbullakojnë versionin më të fuqishëm nga seria e tij sportive. Bëhet fjalë për një edicion të kufizuar të modelit të garave 620R.

20:48
Si reaguan të burgosurit dhe autoritetet teksa qelitë lëkundeshin nga tërmeti i 26 nëntorit

Për banorët e Shqipërisë që jetojnë afër epiqendrës së tërmetit të 26 nëntorit, momentet e lëkundjeve të tokës ishin të vështira për tu menaxhuar, ndërkohë që të gjithë nxituan të dilnin nga banesat gjatë dhe pasi lëkundjet përfunduan.

20:40
Fiks Fare/ Kavalishenca ku humbi jetën kryekomisari e pabanueshme që më 21 shtator!

Shtëpia e Pushimit në Durrës, ku humbi jetën kryekomisar Bajram Hajdarmataj më 26 nëntor, ka qenë e dëmtuar rëndë nga tërmeti i datës 21 shtator.

20:22
Hapen shkollat pas tërmetit, në Tiranë nesër nis mësimi edhe në Universitete

Dy javë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntori në Durrës dhe Tiranë sot rinis mësimi. Shkollat e padëmtuara në qytetin e goditur nga tërmeti u hapen në mëngjes, ndërsa shumë fëmijë kanë munguar.

20:10
“Golden Globes” – shpallen nominimet e këtij viti

“Marriage Story,” saga zemërthyese e Netflix kryeson në nominimet për Golden Globe, me gjatë të tilla, përfshirë, dramën më të mirë, në atë që konsiderohet si pararendësja e oskarëve. The Irishman, një tjetër film i Netflix dhe Once Upon a time in Hollywood i Quentin Tarantinos, kanë secili nga pesë nominime.

20:06
Bilanci pas tërmetit/ Lezhë, 80 pallate të pabanueshme, vazhdon plotësimi i formularëve për qiratë

Përfaqësuesi i komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile në Qarkun e Lezhës, Etjen Xhafaj, në një deklaratë të tijën tregon bilancin e gjendjes aktuale, pas verifikimeve të bëra pas dëmtimeve që ndodhën nga tërmeti i 26-nëntorit.

19:53
Miqësorja në Doha/ Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë me Suedinë

Në një kohë shumica e kampionateve europiane do të impenjohen në një merkato të ethshme dimri dhe ligat e kontinentit të vjetër do të jenë pushim, përfaqësuesja e Kosovës shton në agjendën e saj një miqësore.

19:48
Do të nisë rindërtimi i shtëpive, Rama: Pritshmëritë për donacione janë të mëdha

Në mbledhjen e dytë të Komitetit të Rindërtimit kryeministri Edi Rama, njoftoi se po përgatitet një ligj i posaçëm për rindërtimin, një aplikacion për transparencën e çdo qindarka dhënë si donacion, përfshi kontratat tip mes qeverisë dhe qiradhënësit të banesave, për banorët e prekur nga tërmeti.

19:46
“Nuk kam qejf ta fitoj lekun pa u lodh”, Robert Berisha thumbon Tunën

Pjesë e puntatës së sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Robert Berisha u vu përballë disa situatave shumë ngacmuese.

19:43
Robert Berisha e thotë hapur: Këtë moderatore shqiptare do e strehoja në shtëpi pas tërmetit!

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Robert Berishës iu desh t’i përgjigjej dy pyetjeve që gazetarët Elona Duro dhe Eraldo Rexho ngritën për të përpara se të largoheshin nga studio.

19:41
Boshatiset burgu i Shënkollit/ Rezistoi vetëm një godinë, mbi 260 të dënuar u transferuan në burgje të tjera

Pa të dënuar dhe pa të paraburgosur. Kjo është situata në dy godinat e burgut të Shënkollit, në të cilin pas tërmetit të 26 nëntorit janë zhvendosur mbi 260 shtetas të dënuar apo të paraburgosur që prisnin procesin gjyqësor.

19:41
Rama dhe Veliaj ndezin dritat festive në Tiranë: Shqipëria sot është më e fortë

Pas dy javëve sfiduese, në Tiranë kanë mbërritur zyrtarisht festat e fundvitit. Në një ceremoni të organizuar mes dhjetëra qytetarëve, mes të cilëve edhe fëmijë, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndezën dritat e pemës së madhe për Festat e Fundvitit, në sheshin “Skënderbej”.

19:38
Dëmet e padukshme të tërmetit/ Inspektimi tregon rreziqet që fshehin ndërtesat

Dëmet e tërmetit të 26-nëntorit sa vinë dhe shtohen. Në Durrës ka pallate që në pamje të parë nuk kanë dëme nga jashtë, ndërkohë që nga brenda muret i kanë të shkatërruara plotësisht.

19:27
Marin Mema: “Në pak ditë fillojmë rindërtimin. Transparencë dhe vepra e jo fjalë boshe si politika“

Marin Mema dhe Marko Kepi drejtues i organizatës “Rrënjët Shqiptare” në New York kanë deklaruar se do të fillojnë në pak ditë rindërtimin e mjaft shtëpive të prekura nga tërmeti.

19:23
Tiranë/ 65-vjeçarja i jep fund jetës, hidhet nga kati i katërt i spitalit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë, në rrugën e “Dibrës”, ku një 65-vjeçare është vetë hedhur nga kati i 4-të i spitalit me pasojë vdekjen.

19:17
Ndërpritet puna e trupit gjykues të OBT-së për shkak të bllokadës amerikane

Fati i gjykatës më të lartë të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) u vulos sot pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se nuk do të mbështesin një propozim që do ta lejonte atë të vazhdonte operacionet, thanë zyrtarët e OBT-së.

19:16
“Me Norën jemi në pauzë, dashnoret janë shumë në modë kohët e fundit”, Robert Berisha pranon se …

Robert Berisha ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku nuk kishte se si të mos komentonte thashethemet dhe të gjitha lajmet që kanë qarkulluar gjatë gjithës kohës për marrëdhënien me nënën e vajzës së tij, këngëtaren Nora Istrefi.

19:10
Humbën familjarët nga tërmeti, Bashkia e Tiranës akomodon në banesat sociale dy familjet nga Thumana

Dy familje të tjera nga Thumana që humbën njerëzit e tyre si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit janë sistemuar në banesat sociale në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka mundur të akomodojë në një kohë rekord familjen Vata me pesë anëtarë në një hapësirë 1+3 banimi dhe sistemimin e familjes Kabili, e përbërë me tre anëtarë, në një hapësirë 1+2 banimi.

19:08
BE: Regjim të ri për sanksionimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut

Ministrat e Jashtëm të BE-së sot në një takim në Bruksel i bënë thirrje Shërbimit Evropian për Çështje të Jashtme që të fillojë përgatitjen e një regjimi të sanksioneve evropiane globale. Ky regjim do të zbatohej në rastet e shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut në botë dhe do të ishte i barabartë me Aktin Magnitsky të SHBA, sipas Këshillit të BE.

19:02
Jennifer Lopez mahnit me spektaklin e saj

Këngëtarja dhe aktorja e famshme Jennifer Lopez do të kujtojë vitin 2019 për pjesën tjetër të jetës së saj, si për shkak të dashurisë që ka përjetuar dhe për shkak të suksesit të madh profesional. Ajo nuk hoqi buzëqeshjen nga fytyra as kur u shfaq në “Saturday Night Live”, ku vendosi të rendiste të gjitha gjërat e mëdha që i ndodhën asaj gjatë vitit që po lëmë pas.

18:58
Ish-milanisti bën gafën e vitit, harron fanellën me të cilën luan

Jo vetëm spektakël, gola dhe emocion. Ndonjëherë futbolli shkakton dhe shumë episode komike dhe i radhës na vjen nga Ligue 1 në Francë, më saktë në ndeshjen Monaco-Amiens. Në minutën e 82-të të takimit, gjyqtari i katërt ngriti tabelën që sinjalizonte që numri 14-të i ekipit të Monacos duhet të linte fushën dhe të zëvendësohej me numrin 22.

18:47
Meksikë/ Zbulohet fusha më e madhe me naftë, në 30 vjetët e fundit

Në Meksikë është zbuluar fusha më e madhe e naftës që prej vitit 1987, me rezerva deri në 500 milionë fuçi, ka deklaruar ndërmarrja shtetërore e naftës “Pemex”.

18:44
Vrasje në Kavajë, viktima një i ri

Burime nga Kavaja bëjnë të ditur se pasditen e sotme ka mbetur i vrarë me armë gjahu një person.

18:37
Dorëhiqet Ahmataj, një kandidat kryesor për stolin e Tiranës

Julian Ahmataj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së futbollit të Tiranës. Mësohet se shkak për këtë vendim është bërë humbja e fundit ndaj Kukësit.

18:29
Top Talk/ Mentor Kikia: Prokuroria të flasë me prova për çdo abuzim në ndërtim

Në studion e “Top Talk”, gazetari Mentor Kikia tha se për çdo banesë që është e shkatërruar duhet të merren prova. Provat tha ai janë të nevojshme për të bërë një ekspertizë dhe të vendosen përgjegjësit përpara përgjegjësisë. Duke shtuar se nëse përgjegjësit nuk vendosen përpara përgjegjësisë kjo do të jetë një minus shumë i madh edhe njerëzit nuk do të besojnë në një përmirësim të situatës pas fatkeqësisë të tërmetit.

18:13
Kikia në Top Talk: Duhet krijuar një filozofi e re në ndërtim, urbanizimi i domosdoshëm

Në studion e emisionit “Top Talk”, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar gazetari Mentor Kikia. Në studio u fol për pasojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Fajtorët, por edhe se si mund të rregullohet kjo gjendje dhe si duhet vepruar nga tani e tutje. Në bashkëbisedim e zhvilluar në studio, Kikia u shpreh se duhet ndërtuar një filozofi e re në ndërtim, jo thjesht të kemi komplekse të mëdha fjetoresh ku njerëzit të fusin kokën, por të kemi qytete dhe fshatra të vërtetë.

18:07
Dëmtimi i “Emin Durakut”, ministrja Shahini: Mësim me dy turne

Një pjesë e godinës së shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, megjithatë, mësimi aty nuk do të ndërpritet. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, deklaron se mësimi do të zhvillohet me dy turne në pjesën e godinës ku nuk ka probleme.

18:03
Australi, beteja me flakët, 6 viktima dhe qindra shtëpi të shkrumbuara nga zjarret

Zjarrfikësit australianë janë detyruar të bëjnë zjarrvënie të kontrolluara për të ndaluar përhapjen e flakëve që po zhurisin zona të gjera të vendit.

17:59
Tjetër i vdekur në rrugë, viktima ende i paidentifikuar

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:05, në aksin rrugor Shkodër-Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë, ku janë përfshirë dy motorçikleta.

17:58
Toyota shndërron Corolla në një model thjesht hibrid

Toyota Corolla do të ketë vetëm një version hibrid në tregje të caktuara në të ardhmen.

17:53
OEA: Bizneset në Kosovë kërkojnë trajtim emergjent të korrupsionit

Një raport i hartuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se perceptimi i bizneseve për nivelin e korrupsionit në vend është përkeqësuar në krahasim me një vit me parë dhe të anketuarit radhisin sundimin e dobët të ligjit dhe mungesën e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin si faktorët kryesorë për gjendjen në vend.

17:51
Edhe Turqia bojkoton ceremoninë e Nobelit për shkak të Peter Handke

Ambasadori i Turqisë në Stockholm, Hakkı Emre Yunt, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ndarjes së ccmimit Nobel për Letërsi, për shkak të shkrimtarit austriak, Peter Handke.

17:46
Paralizohet Franca, grevë e përgjithshme në vend

Sistemi i transportit në Francë është pezulluar edhe të hënën si pasojë e një greve të përgjithshme kundër reformës së propozuar të pensioneve të presidentit Emanuel Macron.

17:45
Ish trajneri i Interit largohet nga Irani, FIFA e shpall të pavlefshme kontratën e tij

Nën drejtimin e tij Interi zhvilloi një fazë të parë shumë të mirë duke u renditur i dyti mbas Juventus, ndërsa faza e dytë e kushtëzuar dhe nga dëmtimet e shumta e dërguan ekipin në vendin e gjashtë në klasifikim. Është fjala për ish trajnerin ziklatër, Andrea Stramaccioni, i cili pas zikaltërve drejtoi dhe disa klube ne Europë, Udinesen në Itali, Panathinakios në Greqi dhe Spartan e Pragës në Çeki.

17:44
U arrestua qytetari që kërcënoi kryeministrin Zaev

Për shkak të dyshimit për “rrezikim të sigurisë”, bazuar në nenin 144 të Kodit Penal, Sektori për krim kompjuterik dorëzoi padi për 49 vjeçarin nga Shkupi M.S

17:43
Shpërthimi i vullkanit në Zelandë, asnjë shenjë të mbijetuarish

Fluturimet e zbulimit mbi Ishullin e Bardhë në Zelandën e Re nuk kanë identifikuar asnjë të mbijetuar atje, pas shpërthimit të së hënës. Mbi 50 persona mendohet se ndodheshin në ishull. Pesë vetë janë konfirmuar të vdekur dhe 23 janë shpëtuar.

17:42
Arrestohet “artisti i uritur” që hëngri veprën 120 mijë dollarëshe

Një banane e mbajtur me ngjitëse tërhoqi vëmendjen e mediave pasi ishte një vepër arti që u shit për 120 mijë dollarë.

17:39
Miley Cyrus me tatuazh të ri, ky është mesazhi

Këngëtarja e njohur u tërhoq gjatë fundjavës dhe shtoi dy tatuazhe të reja në një koleksion tashmë të madh në trupin e saj.

17:32
Aksident në Vorë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Prezë të Vorës, ku një automjet ka aksidentuar një këmbësor, me pasojë vdekjen.

17:32
Këto tri pije do t’ju shpëtojnë nga dhimbja e kokës

Ju dhemb koka? Ju nuk keni pse të pini pilulën! Mendoni për metoda plotësisht natyrale që nuk do t’ju dëmtojnë dhe do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe problemet që ju shqetësojnë.

17:30
Edi Rama: Sigurimi i banesave të bëhet i detyrueshëm

“Duhet që sigurim i banesave të bëhet i detyrueshëm, sigurimi ndaj katastrofave të bëhet i detyrueshëm”.

17:29
“Miss Universe 2019”, Shqipëria në “Top 20-tshe”! (FOTO)

Cindy Marina i ka siguruar Shqipërisë një vend në “Top 20-tshe” mes 90 konkurrenteve në “Miss Universe 2019” në Atlanta, SHBA, mbrëmjen e 8 dhjetorit.

17:28
Kujdes: 8 shenjat që tregojnë për sulm në tru

Nuk është e pazakontë që trupi të paralajmërojë paraprakisht se sëmundja po vjen.

17:27
“Luani i Hollivudit”/ Kirk Douglas mbush 103 vjeç

75 filma, një OSCAR për karrierën 20 vite më parë, një “Golden Globe” në 1957 dhe një për karrierën në 1968, Issur Danielovitch Demsky, ose siç e njohim të gjithë Kirk Douglas, mbush plot 103 vjec.

17:22
Pompeo: Do të vazhdojmë t’u ndalojmë hyrjen në SHBA zyrtarëve të korruptuar, edhe shqiptarë

Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo theksoi se Shtetet e Bashkuara do t’i shtojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin në mbarë botën. Korrupsioni, thotë kryediplomati amerikan, fuqizon dhe mbështet udhëheqësit autokratë, dobëson besimin tek sistemet demokratike dhe krijon mundësi për aktorë të tretë që të shfrytëzojnë vendet partnere të Shteteve të Bashkuara.

17:21
Bozo: Ka pallate të dëmtuara nga ndërhyrjet, autorët të përgjigjen

Në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Luljeta Bozo, profesoreshë e inxhinierisë, ka kërkuar që të hetohen të gjithë ata persona që kanë dëmtuar pallatet me heqjen e mureve. Sipas Bozos, jo çdo person mund të ndërhyjë si të dojë në ndryshimin e strukturës së një pallati.

17:12
Rindërtimi i banesave, Luljeta Bozo: Banorët që s’kanë zbatuar kodet të financojnë, jo faji i shtetit që s’kishin themele

Profesoresha e inxhinierisë, Luljeta Bozo ka kërkuar që financimi për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit të bëhet nga Qeveria dhe nga ata individë të prekur që nuk kishin respektuar asnjë kod ndërtimi. Në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Bozo theksoi se nuk është faji i shtetit që disa prej individëve i kishin ndërtuar banesat e tyre pa themele.

17:10
Foshnja “mrekulli”, i thanë që s’do të mbijetonte as 48 orë

Pasi i plasën ujërat që në javën e 13-të, mjekët e vendosën foshnjen nën vëzhgim dhe i dhanë jo më shumë se 48 orë pë jetuar.

17:06
Efektet e ngrohjes globale, ujëvarat Victoria në Afrikë të Jugut mbesin vetëm gurët

Edhe pse një sasi e madhe e ujit në lumin Zambezi zakonisht zvogëlohet gjatë muajve të verës, ekspertët kanë paralajmëruar se këtë vit ka ardhur deri te rënia e paparë e nivelit të ujit.

17:04
Tërmeti/Familjet sistemohen në banesat e reja, Rama dhe Veliaj inspektojnë fillimin normal të shkollave

Pallati ku jetonte familja Duka në Njësinë nr.4 pësoi dëmtime të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit. Por falë vendimit të Bashkisë së Tiranës për dhënien e bonosit të qirave 1-vjeçare me kushtet e tregut, familja e Kujtim Dukës është strehuar tashmë në tjetër banesë që ofron jo vetëm siguri por edhe komoditet dhe mbi të gjitha është shumë afër pallatit që kishte më parë.

16:53
Rama përshëndet kryeministrin e Izraelit “Bibi Shalom”

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu në profilin e tij në Twitter ka postuar një video të Kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili ndodhet në Durrës së bashku me inxhinierët e ushtrisë mbrojtëse të Izraelit që po punojnë për të verifikuar dëmet në ndërtesat e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

16:47
Elvis Naçi: Fondacioni “Firdeus” ka mbledhur 6.7 milionë euro, synojmë të shkojmë në 10 mln

Rama po zhvillon mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, në tryezë së bashku me donatorët e tjerë është edhe Elvis Naçi, nga fondacioni “Firdeus”, i cili shprehet se deri më tani janë mbledhur 6 milionë e 370 mijë euro, që shkojnë për ndërtimin e banesave për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

16:47
Nis shkolla në Durrës! Mësim edhe në hotelet me të pastrehët e tërmetit

Në ditën e parë të mësimit pas tërmetit të 26 nëntorit nuk u hapën këtë të hënë 38 shkolla dhe mbi 15 mijë fëmijë u transferuan për të zhvilluar procesin mësimor në shkollat më të afërta.

16:46
“Kujdes me inventarin”, Rama: Po i bien shtëpive me vare sepse mendojnë se do na i bëjë Elvisi

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar kujdes me inventarin për po realizohet mbi shtëpitë e shembura apo të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas kreut të Qeverisë, janë identifikuar raste ku persona të caktuar po dëmtojnë qëllimisht shtëpitë e tyre për të fituar nga programi i financimit për rindërtimin e banesave.

16:28
Nesër gjyqi ndaj Salianjit, ish-deputetët e PD organizohen për t’i dalë në mbrojtje

Ish-deputetëve të Partisë Demokratike u është kërkuar që të organizohen dhe të ndjekin nga afër seancën gjyqësore që do të zhvillohet në Gjykatën e Tiranës ndaj kolegut të tyre, Ervin Salianji. Ish-deputeti Salianji akuzohet për kallëzim të rremë në çështjen që njihet si “Babalja”.

16:24
“Gëzuar ditëlindjen shenjtorja ime”. Ja kë uron Erand Sojli

Aktori i Portokallisë Erand Sojli nuk mungon asnjë vit për të uruar bashkëshorten e tij Rina Sojli.

16:23
Rama: Ligj i posaçëm për rindërtimin, 666 familjeve u janë aprovuar qiratë në Durrës

Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri i vendi, Edi Rama shtoi se po përgatitet ligji i posaçëm për rindërtimin, i cili ka për qëllim të krijoj një kuadër ekskluziv për të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me rindërtimin

16:16
Rama: Brenda kësaj jave mbyllet dhurimi i apartamenteve për të gjitha familjet me viktima

Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri i vendi, Edi Rama deklaroi se brenda kësaj jave mbyllet dhurimi i apartamenteve për të gjitha familjet me viktima.

16:11
Kryeministrja më e re në botë. Jeton në një apartament me qira me të ëmën

Eshtë 34 vjeç, një vit më e vogël se diktatori i Koresë së Veriut. Ajo është bërë shefja e qeverisë së Finlandës duke vendosur edhe një relord, si më e reja në botë. Ish-Ministre e Transportit social-demokrate, Sanna Marin, është zgjedhur kryeministre e vendit të saj.

16:02
Parashikon tërmetet, ambasadori izraelit zbulon sekretet e pajisjes “Ionoterra”

Shqipëria u godit nga dy termete të fuqishme, brenda dy muajve: Ai i 21 shtatorit me dëme materiale dhe termeti fatal i 26 nëntorit, që mori jetën e 52 personave, plagosi mbi 900 të tjerë dhe la në qiell të hapur me mijëra qytetarë, kryesisht në Durrës e Thumanë. Tashmë pyetja që shtrojnë të gjithë me shqetësim është: A mund të rrezikohemi sërish nga termetet?

16:01
Ra në greminë, efektivi i RENEA-s transportohet me helikopter drejt Tiranës

Efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli, i cili ra disa orë më parë në greminën e Thethit po transportohet me helikopterin e Forcave Ajrore drejt Tiranës.

16:00
Rrëshen – Këshilli Bashkiak merr vendim për pagesën e qirave

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë sot në Rrëshen për të parë nga afër gjendjen dhe masat e marra për përballimin e pasojave të tërmetit që ka prekur edhe bashkinë Mirditë.