Foto/ 5 të vdekur dhe 8 të zhdukur, asnjë shenjë jete nga ishulli ku shpërtheu vullkani

10/12/2019 07:40

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka thënë se nuk ka shenja jete në ishullin e Bardhë ku ndodhi shpërthimi i vullkanit.

Trembëdhjetë njerëz supozohet se kanë vdekur, pesë prej tyre të konfirmuar tashmë të vdekur dhe tetë janë ende të zhdukur në ishull.

Vullkani shpërtheu të hënën ndërsa turistët po vizitonin ishullin..

Tridhjetë e katër vetë mbijetuan, ku shumica e të mbijetuarve janë ende duke marrë trajtim në spital.

Të goditurit nga shpërthimi janë njerëz nga Zelanda e Re, Australia, Gjermania, Kina, Malajzia, SH.B.A. dhe Britania e Madh- thotë policia.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel