Robert Berisha ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku nuk kishte se si të mos komentonte thashethemet dhe të gjitha lajmet që kanë qarkulluar gjatë gjithës kohës për marrëdhënien me nënën e vajzës së tij, këngëtaren Nora Istrefi.

I pyetur nga Bieta, Roberti preferoi ta quante një pauzë këtë moment në marrëdhënien e tyre, duke theksuar se çfarëdo të ndodhë më tej, Nora dhe e bija do të jenë gjithnjë pjesë e jetës së tij.

Sa i përket zërave se është në lidhje me dikë tjetër, këngëtari nuk u prononcua, por pohoi se “dashnoret” janë shumë në modë, madje sipas tij, të gjithë shqiptarët e kanë nga një të tillë.
Thënë këtë, kjo do të jetë edhe fabula e këngës së tij më të re që pritet të lançohet së shpejti.

Top Channel