Kockat përbëhen nga 31% ujë e mëgjithatë konsiderohen si ndër pjesët më të forta të të gjithë trupit.

Gjithsesi këto dy fakte nuk i bëjnë ato imune ndaj problemeve, madje në shumë raste janë një problem shumë shqetësues.

Problemet me to mund të nisin si pasojë e një sërë arsyesh, që nga kalimi i moshës apo nga dëmtime të ndryshme gjatë jetës.

Nga sëmundjet më të përhapura të këtij kockave, njihet artriti apo osteoartriti, të cilat janë në të njëjtën familje.

Këto dy sëmundje janë degjenerative për trupin dhe shkaktojnë dhimbje e vështirësi të mëdha.

Në këtë artikull do t’ju shpjegojmë, se si artriti mund të bëhet shkak për depresion dhe probleme të tjera që lidhen me anën psikologjike.

Lidhja mes sëmundjeve

Nëse njihni dikë që vuan nga artriti, me siguri e dini se sa e vështirë është jeta e tyre teksa bashkëjetojnë me sëmundjen.

Madje edhe aktivitetet elementare të përditshmërisë fillojnë të duken si të pamundura.

Kjo gjendje e ndikon shumë të gjithë organizmin duke përfshirë edhe qetësinë e trurit.

Çdo formë e artritit, osteoartriti, fibromialgjisë apo artriti reumatoid mund të ndikojë negativisht në gjendjen mendore për disa shkaqe.

Mjekët shpjegojnë se veçanërisht sëmundjet që lidhen me kockat apo muskujt dhe janë kronike kanë aftësi të lodhin jo vetëm trupin, por edhe sistemin nervor.

Kjo bën që lidhja mes sëmundjeve të jetë gjithnjë e më prezente dhe shkatërruese për trupin.

Çfarë e shkakton

Mjekët japin si arsye kryesore dhimbjen e madhe dhe të vazhdueshme që trupi përjeton kur preket nga këto sëmundje.

Kështu sëmundja kronike e kockave shkakton edhe depresionin kronik apo ankth të vazhdueshëm.

Stresi kronik ndikon në nivelet e hormoneve të stresit që çlirohen tek sistemi nervor.

Hormone neurokimike si kortizoli, adrenalina dhe neropinefrina ndikojnë negativisht humorin, të menduarin dhe sjelljen.

Duke bërë kështu që trupi të bjerë në gjendjen e depresionit dhe plogështisë të plotë e të vazhdueshme.

Si ndikon depresioni

Depresioni prek mendjen, por sipas ekspertëve e bën edhe dhimbjen e trupit më të fortë pasi, trupi dobësohet bashkë me mendjen. Kështu shprehen edhe ekspertët e Universitetit të Sidnej në Australi.

Perceptimi i dhimbjes bëhet më i madh dhe i ndjeshëm tek këta individë të cilët vuajnë nga sëmundje të grupit të artritit.

Çfarë të bëni

Është e këshillueshme që të filloni terapi specifike për të larguar dhimbjen nga trupi, duke u konsultuar me mjekun tuaj specialist.

Mjekët gjithashtu këshillojnë 45 minuta aktivitet fizik në javë ,për të gjithë personat që vuajnë nga artriti apo sëmundje të kockave.

Gjithsesi duke bërë këtë duhet të mbani në mendje se, sforcimi i trupi nuk është asnjëherë i këshillueshëm.

Mbani trupin, mendjen dhe organizmin gjithnjë në lëvizje pa e sforcuar dhe merrni mjekimet e duhura për ta kaluar këtë gjendje./AgroWeb.org

Top Channel