Java kundër korrupsionit/ Kosovë, fenomeni është shqetësues

10/12/2019 04:14

Një raport i hartuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se perceptimi i bizneseve për nivelin e korrupsionit në vend është përkeqësuar në krahasim me një vit me parë dhe të anketuarit radhisin sundimin e dobët të ligjit dhe mungesën e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin si faktorët kryesorë për gjendjen në vend.

Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë publikimit të studimit me titull “Perceptimi i korrupsionit sipas bizneseve”, që përfshinë anketat me 256 biznese nga sektorë të ndryshëm.

Hajra sqaron se studimi ka nxjerrë në pah se 42 për qind e të anketuarve besojnë se korrupsioni është rritur, megjithatë ai mbetet një fenomen i paraportuar. Mbi 83 përqind e të anketuarve ndërkohë thonë se korrupsioni po i pengon ata në investime direkte.

Për drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, rezultatet e këtij studimi duhet të shihen me shqetësim dhe në Kosovë, shkalla reale e korrupsionit, është e lartë.

“Ajo çfarë mbetet shqetësuese edhe nëse e krahasojmë me studimin e vitit të kaluar edhe këtë vit, është që ekziston një prani e madhe e korrupsionit real, nuk po flasim vetëm për përceptimin megjithëse duhet potencuar që boshllëku ndërmjet korrupsionit të përceptuar edhe korrupsionit real, megjithatë është i madh”- tha Arian Zeka.

Raporti u publikua në fillim të shënimit të javës kundër korrupsionit në Kosovë e cila vazhdon të përballet me kritika për shkallën e lartë të kësaj dukurie dhe mangësinë e luftën kundër saj, posaçërisht në rastet e nivelit të lartë.

Top Channel