“Kujdes me inventarin”, Rama: Po i bien shtëpive me vare sepse mendojnë se do na i bëjë Elvisi

09/12/2019 16:46

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar kujdes me inventarin për po realizohet mbi shtëpitë e shembura apo të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas kreut të Qeverisë, janë identifikuar raste ku persona të caktuar po dëmtojnë qëllimisht shtëpitë e tyre për të fituar nga programi i financimit për rindërtimin e banesave.

“Duhet bërë kujdes për invetarin sepse ka shenja spekulantësh dhe mashtruesish. Ka disa që po i bien me vare shtëpisë së tyre sepse mendojnë se do na i bëjë Qeveria dhe Elvisi (Naçi). Inventari është ky që është, Shqipëria ka banesa që kanë probleme akoma më të mëdha, por ato nuk hyjnë në këtë program. Programi bëhet për ata që kanë humbur strehën, ose është e pabanueshme sepse është çarë një mur. Është e pamundur që ne të shtojmë, numrat janë pak a shumë këto që janë. Ne do t’i përditësojmë, të regjistrojmë ndonjë që nuk është regjistruar ende”, u shpreh Rama.

Rama foli edhe për një kontratë qiraje me qytetarët që kanë mbetur pa shtëpi, e cila duhet të ketë penalitete për Qeverinë nëse kontrata nuk zbatohet siç duhet.

  Rama: Ligj i posaçëm për rindërtimin, 666 familjeve u janë aprovuar qiratë në Durrës

Top Channel