Në studion e emisionit “Top Talk”, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar gazetari Mentor Kikia. Në studio u fol për pasojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Fajtorët, por edhe se si mund të rregullohet kjo gjendje dhe si duhet vepruar nga tani e tutje. Në bashkëbisedim e zhvilluar në studio, Kikia u shpreh se duhet ndërtuar një filozofi e re në ndërtim, jo thjesht të kemi komplekse të mëdha fjetoresh ku njerëzit të fusin kokën, por të kemi qytete dhe fshatra të vërtetë.

“Ajo që na mungon është një model sesi duhet të ndërtojmë. kemi shkatërruar në bregdet, në tokat bujqësore, në qytet duke bërë një katrahurë dhe më të keqe. Unë sot ngacmova pak publikisht idenë që meqë jemi në kushtet ku do të ndërtojmë disa lagje apo fshatra të reja. Të prodhojmë një model, ku secili dhe brenda Tiranës, njëri e ndërton me 7 kate tjetri me 11 tjetri me ballkon tjetri pa ballkon. Na duhet një filozofi e re në ndërtim, dhe këtë e kemi shansin tashmë që ndërtimet e reja ti orientojmë sipas një modeli që në fund të fundit të mos ndërtojmë më fjetore ku njerëzit e pastrehë të fusin kokën”, u shpreh gazetari.

Më tej ai shtoi:

“Ne duhet ndërtojmë qytete fshatra ku të ketë mundësi të hapen kanale të ujërave të zeza të futet rrjeti elektrik. Sot rrugët e Tiranës shkatërrohen se sapo mbarona asfaltimi vjen ujësjellësi hap kanale më pas vjen elektriku hap përsëri kanale. Në Shqipëri ka ndodhur gjithmonë ndërtohen shtëpitë, prishen muret për të bërë rrugën dhe ku është bërë rruga të hapen kanale për të fut tubat e ujësjellësit, për të hapur kanale për elektrikun dhe kështu me radhë. Shqipëria nuk ka qytete e fshatra ka vetëm kompleks të madh fjetoresh ku njerëzit fusin kokën për të fjetur gjumë”.

  Top Talk/ Mentor Kikia: Prokuroria të flasë me prova për çdo abuzim në ndërtim

Top Channel