Dhjetëra artistë nga zona të ndryshme të vendit u mblodhën në Vlorë për edicionin e 13-të të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Iso – Polifonisë.

Pjesëmarrës ishin artistë të të gjitha moshave që interpretuan me grupet e polifonisë labe dhe toske nga Gramshi, Belshi dhe Shpati, Tërbaçi, Mallakastra, Gjirokastra, Skrapar, Vranishti, Livadhja dhe Finiqi e natyrisht Vlora.

Juria ndau disa çmime për kontribut të gjatë dhe interpretim me nivel të lartë artistik. Ndërsa Çmimin e Parë “Neço Muko” e mori ansambli folklorik të Qarkut Elbasan, të dyti e mori grupi polifonik Miks “Shën Dëlli” dhe “Gjergj Arianiti” nga Bashkia Mallakastër.

Iso-Polifonia vokale shqiptare është shpallur nga UNESCO “Kryevepër e Trashëgimisë Gojore të Njerëzimit” dhe mbrohet po prej saj. Ky festival zhvillohet çdo vit për mbrojtjen, ruajtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore jomateriale në Shqipërinë e pas viteve ‘90.

Top Channel