Maqedonia e Veriut ka bojkotuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel, nisur nga shpërblimi me çmimin në fjalë për Letërsi të Peter Handke-s.

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka falënderuar homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Nikolla Dimitrov, për bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së çmimit Nobel për Peter Handke, të cilit i referohen si adhuruesi i Millosheviqit.

“Falemnderit Nikola Dimitrov për bojkotimin e ceremonisë për ndarje të çmimieve Nobel. Maqedonia ka qëndruar me ne në kohërat më të vështira, gjatë viteve ’98-99, kur Millosheviq kreu krime në Kosovë. Handke nuk ka përkrahur viktimat si Maqedonia e Veriut, por e ka përkrahur Millosheviqin”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Para Maqedonisë Veriore, Shqipëria, Turqia e Kroacia kanë njoftuar se nuk do t’i përgjigjen ftesës së mbretit të Suedisë për pjesëmarrje në ceremoninë e Nobelit.

Top Channel