Sot në Gjykatën Penale të Shkupit do të vazhdojë gjykimi për rastin “Reket”. Përveç bashkëshortes së biznesmenit Orce Kamçev, Ana Kamçeva, si dëshmitar i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është ftuar edhe një person tjetër

Jo-zyrtarisht personi është kontabilisti në ndërmarrjet e Kamçevit. Bashkëshortja e Kamçevit e cila ia ka dhënë shumën e parë të akuzuarit të parë Bojan Jovanovski (Boki 13) është dashur të dëshmojë javën e kaluar bashkë me bashkëshortin e saj, megjithatë nuk ka ardhur pasi që ka pasur temperaturë.
Ajo përpara Gjykatës duhet që ta tregojë versionin e saj, ndërkaq sipas vlerësimeve të Kamçevit pjesën e parë të parave, prej rreth 500.000 euro, ajo ia ka dhënë Boki 13 derisa Kamçev ka qenë në paraburgim.
Seancën e kaluar disa orë përpara Gjykatës ka dëshmuar Orce Kamçev, dëshmitari kyç në rastin “Reket”, i cili njëkohësisht është i akuzuari kryesor në rastin “Perandoria”.
Ai ka thënë se lënda kundër tij është e konstruuar që t’i merret reket.
Ndryshe, në rastin “Reket”, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes Ndërkombëtare, Jasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.
Kiçeec është dënuar me 3 vjet burg, pasi e ka pranuar fajin.

Orce Kamçev, rastin “Reket” e vlerëson si të orkestruar nga dy “regjisorët” Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva. Kamçev në mënyrë të detajuar sqaron për gjithë historinë e kësaj ngjarje, si shumat e parave që i është kërkuar për të ngopur apetitin e Bokit 13, për takimet e realizuara mes bashkëshortes së tij Ana Kamçeva, Zoran Milevski dhe Bojan Jovanovski dhe për të gjitha pohimet e tij, ndërsa premton prova të tjera të cilat do t’i dorëzojë në gjykatë.
“Isha i habitur se si Boki 13 e udhëhiqte PSP-në. Ai para nesh është prezantuar si magjistër i drejtësisë, të kryer në Romë të Italisë, ndërsa para gjykatës, seancën e kaluar tha se është ende student i drejtësisë. Ai fliste në telefon me gjykatës, prokurorë dhe politikanë, për të na treguar neve fuqinë dhe afërsinë që kishte me ta- tha Kamçev.
Në takimin e parë të Anës me Boki 13, asaj i ka thënë se do të ndihmoj atë për bashkëshortin e saj që ishte në paraburgim në këmbim të një shume të konsiderueshme parash.
Në takimin e dytë, të realizuar orët e mbrëmjes, kishte marrë pjesë edhe një djalë dhe i’a ka prezantuar asaj se është djali i Katica Janevës, Jordan. Boki i thotë ne do të ndihmojmë, por duhet të na jepni para. Ana i thotë unë nuk kam para, do të flas me Orcen. Boki i thotë shiko e din kush është ky, është djali i Janevës. Më pas e thirrin në telefon Katicën e lëshojnë në altoparlant e cila tregon se si dhe çfarë do të bëjnë. Boki organizon takim tjetër në të cilën merr pjesë edhe Katica Janeva, ndërsa e ftojnë edhe Anën. Ata e kërcënojnë drejtpërdrejtë se ndaj meje mund të hapin edhe 4 procedura tjera penale. Ajo më tregon mua, unë i dhashë udhëzime që bisedoj me përfaqësues të kompanisë, për të gjetur para, për të ngopur apetitin e Bokit 13- vazhdoi më tej Kamçev. Marre nga Portalb.mk

Top Channel