Hetim për vullkanin/ Turistët mbetën të vrarë prej shpërthimit në Zelandën e Re

10/12/2019 11:40

Policia e Zelandës së Re ka nisur një hetim mbi vullkanin e ishullit të Ishullit të Bardhë, teksa po dalin në dritë gjithmonë e më shumë detaje mbi shkallën e katastrofës, në të cilën të paktën pesë njerëz humbën jetën e tetë të tjerë konsiderohen të humbur.

Zv.shefi i përgjithshëm i policisë, John Tims tha se praktikisht në ishull, nuk ka më asnjë person të gjallë. Kur y pyet nëse hetimi do të përqendrohet tek operatorët turistikë, Tims u shpreh: “Ne do të shohim nëse ka ndonjë që është përgjegjës penalisht për vdekjet dhe lëndimet. Janë ditët e para akoma. Kështu që thjesht do të duhet të punojmë përmes provave, të bisedojmë me njerëzit dhe të zhvillojmë hetimin.”

Policia më vonë e korrigjoi deklaratën e tij, duke thënë se do të kishte një hetim të mjekësisë ligjore krahas një hetimi shëndetësor dhe të sigurisë, por se ishte shumë herët për të thënë nëse do të ketë dhe një hetim penal. Ndërkohë, nga 31 pacientët e shtruar në spital e që po trajtohen për djegie të shkallëve të ndryshme, një pjesë nuk pritet të mbijetojnë, sepse gjendja e tyre është mjaft e rëndë e u janë dëmtuar mushkëritë.

Në momentin e fatkeqësisë, në ishull ndodheshin 47 persona; 24 prej tyre ishin nga Australia, 9 nga SHBA, katër nga Gjermania, e dy nga Kina. Sipas ekspertit të vullkanologjisë, Ray Cas, kjo ishte nëj fatkeqësi që pritej të ndodhte. Ai vend ishte shumë i rrezikshëm thotë profesori që e ka vizituar vetë dy herë; nuk duheshin lejuar njerëzit të shkonin aty, shton ai.

Top Channel