Këshilli Bashkiak i Bashkisë Tiranë miratoi vendimin për pagesën e qirasë sipas vlerës së tregut të lirë për familjet e larguara nga banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti.

Zona e Kombinatit ishte një nga më të prekurat në Tiranë dhe ku banorët pas strehimit në qendrat sociale, kanë përfituar bonusin e qerasë.

“Është njoftuar menjëherë Emergjencat pranë Bashkisë Tiranë si dhe Instituti i ndërtimit për të vlerësuar banesën, meqënëse është dhe zonja këtu bëhet fjalë për pallatin 160 që ka rezultuar I pabanueshëm dhe më tej është ndjekur procedura që të gjithë të përfitojnë bonus qeraje”, thotë administratori i njësisë 6.

“Kam plotësuar formularin e strehimit, fotokopjen e tapisë së shtëpisë, kartën e identitetit, një certifikatë familjare që tregon sa pjesëtarë jetojnë në atë familje dhe është afishuar emri e po brenda ditës.”, Mira Rroko.

Familjes Rroko ju prishën në 30 sekonda 4 prona në pallatin pesëkatësh në Kombinat. Apartamentet e tyre ishin dëmtuar që me tërmetin e shtatorit, por shiriti i kuq ju vendos pas tërmetit të 26 nëntorit. Të detyruar ata do të jetojnë tanimë me qera.

“Vetë e siguruam, u bëmë 3 familje, meqënëse ishte tre katëshe u bëmë të gjithë bashkë. Më e rëndësishmja ishte certifika që vërtetonte sa persona për të marr bonusin maksimal që do të thotë 220 mijë lekë . Kështu do të funksionojë cdo muaj për 1 vit rresht. Ndërsa hyrja është 250 mijë lekë , pak më shtrenjtë sec kam bonusin”,thotë ajo.

“Ne kishim fatin që e gjetëm direkt se ishim ndër pallatet e para që u shpallën problematike , por tani po abuzohet me cmimin dhe njerëzit kanë ngelur në mëshirë të fatit”.

Top Channel