Shkup/Seks apo 1 mijë euro për një notë në Fakultetin Ekonomik. Profesori Bobek Shuklev në mënyrë indirekte i ka ofruar studentes t’i japë gjashtë kaluese. Ajo e ka refuzuar ofertën, por ka pranuar të paguaj.

Kjo ka ndodhur në vitin 2015 dhe 2016, kur profesori ka qenë 65-vjeçar. Këto detaje, në gjykimin e “Erasmus” i shpalosi Dejan Trajkoviq, i cili në atë kohë ka punuar në bufenë e fakultetit. Deri tek ideja e lobimit për notë kanë ardhur dy studente. Njëra ka qenë shtatzënë për të cilën nuk ka vlejte oferta seksuale. E kanë pyetur Trajkoviqin nëse mund të ndikojë tek Shuklevi për notë.

Ai pyeti se si e ka emrin, më pas tha se nuk ka shans sepse ka qenë studente e dobët. Më pas përsëri më thërriti dhe më tha “nëse do të kem seks me të do të ketë notë, nëse jo, do të duhet të paguajë 1 mijë euro”. I tregova vajzës, e cila më tha se familja e saj punojnë në Gjermani dhe do ta paguajë, por nuk do të ketë seks me të. Unë ia përcolla, profesori më tha se “do të doja të kem seks me të sepse është shumë e bukur, por le të paguajë”. Ia përcolla edhe vajzës- tha Dejan Trajkoviq, dëshmitar në “Erazmus”

Profesorët akuzohen për veprat penale marrje të ryshfetit, marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm dhe shpërdorim të detyrës. Në qershor të vitit 2016, policia bastisi fakultetin, tre muaj më vonë Prokuroria paditi pesë profesorë dhe një demonstrues, por jo Taki Fitin, pasi që nuk kishin prova se ka marrë para për nota.

Top Channel