Tetë milionë euro është dashur të japë Orce Kamçev për ta shkatërruar lëndën “Perandoria” të cilën Prokuroria Speciale e zhvillonte ndaj tij.

Në sallën e gjykatës sot për detajet e takimeve me Boki 13 dhe Zoran Kiçeec derisa ishte në paraburgim, foli bashkëshortja e Orce Kamçevit, Ana Kamçeva. Me Bokin për herë të parë janë takuar në 1TV. Më pas, ka pasur edhe takime të tjera. Në to, Jovanovski ka pasur informacione se kur Orce nga paraburgimi do të thirret për bisedë në Speciale. Më pas, Boki ka kërkuar gjysmë milionë euro nga Ana, që Kamçev nga Shutka të shkoj në arrest shtëpiak. Kamçeva ka siguruar 350 mijë euro të cilat ia ka dhënë nëna e Orces, Ratka. Pjesën tjetër prej 150 mijë euro e ka siguruar Kiçeec dhe së bashku me të hollat kanë shkuar tek Boki.

Më mori Zoki Kiçeec. Shkuam në lagjen Orman tek Boki. Aty ishte stilisti Sergej Varoshlija. Ia dorëzuam paratë dhe Boki tallej kur e pa çantën me para dhe pa që mungojnë paratë. Pas kësaj tha se do të organizojë takim me Katica Janevën. Dhe ashtu ishte. Takimi u organizua tek Boki. U përshëndetëm me Katicën. Zhvilluam biseda të lira, lidhur me moshën e fëmijëve. Tha se si nënë është falënderuese që Boki e ka punësuar të birin e saj Llazarin në 1TV, përndryshe do të kishte punuar në anije- deklaroi Ana Kamçeva- dëshmitare në Reket.

Janeva e ka paralajmëruar Kamçevën se nëse dalin në opinion detajet e takimit të tyre do ta dijë se ajo ka treguar. I është kërcënuar se sa është e fuqishme dhe se Orces mund t’i hapë edhe disa raste. Jashtë sallës gjyqësore Kamçeva nuk deshi të komentojë asgjë.

Tregova çdo gjë që pata. Shpresoj se kam ndihmuar- tha Ana Kamçeva, dëshmitare në “Reket”.

Avokatët e të akuzuarve dyshojnë në konzistencën e dëshmive të dëshmitarëve të marrë në pyetje deri më tani – duke aluduar në Orce dhe Ana Kamçevën. Kanë vërejtur kundërthënie në deklarata.

Unë jo rastësisht ju thash se ka dallime shumë serioze në dëshmitë kur kanë qenë më të freskët në hetim dhe sot- tha Sasho Dukovski – avokat i Boki 13.

Ne këtë moment shohim moskonzistencë dhe këtë do ta komentojmë në fjalët përfundimtare. P: A është në favor ajo që Janeva drejtpërdrejtë nuk ka kërkuar para? P: Ajo nuk ka kërkuar para. Dëshmitarët deklaruan se Janeva nuk ka kërkuar para- Deljo Kadiev, avokat i Katica Janevës.

Gjykimi i sotëm përfundoi me dëshminë e kontabilistes në kompaninë “Orka Holding”. Ajo dy herë ka nxjerrë para nga llogaria e familjes Kamçev. Rreth 300 mijë euro ka marrë nga llogaria e Ana Kamçevës në dhjetor të vitit të kaluar. Këtë vit në muajin shkurt ka marrë 710 mijë euro nga llogaritë personale të motrës dhe të ëmës së Kamçevit. Gjykimi vazhdon më 25 dhjetor, ndërsa më 27 dhjetor për rastin Reket do të dëshmojë edhe një ish gazetar në 1 TV.

Top Channel