E diel, 14 Korrik 2019
12:29
Surpriza në ditëlindjen e Digitalb/ Në datat 14 dhe 15 korrik hap free si dhuratë të gjitha kanalet e platformës

Në këtë përvjetor të ditëlindjes së 15-të, Digitalb nuk e ndal morinë e surprizave të shumta për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Për dy ditë me radhë në datat 14 dhe 15 korrik, Digitalb hap free si dhuratë të gjitha kanalet e platformës për të ndjekur programet e tij sipas dëshirave dhe preferencave tuaja.

12:29
Digitalb si Netflix/Së shpejti prezantohet investimi në teknologjinë Over the Top

Në prag të festës së madhe të përvjetorit të 15-të, Digitalb zbulon surprizën e radhës për të gjithë Shqiptarët kudo ndodhen dhe jo vetëm. Së shpejti kompania do të prezantojë produktin e saj më të ri, investimin në teknologjinë OVER THE TOP, OTT, që e bën Digitalb-in të ngjashëm me platformat online të transmetimit si Netflix, HBO, Hulu etj, të cilat kanë filluar të bëhen popullore edhe në vendin tonë.

12:28
Basha pret delegacionin Amerikano-Hebraik: Orë e errët për Shqipërinë, s’do heshtim

Kreu i Partisë Demokratike është takuar me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ. Gjatë këtij takimi, shefi i selisë blu i ka shprehur këtij komuniteti shqetësimet e tij rreth krizës politike, duke i thënë se PD është e vendosur për të vazhduar betejën kundër korrupsionit në këtë orë të errët në Shqipëri.

12:19
Mullinjtë me ujë në Elbasan, ende në punë teknologjia e vjetër

Mullinjtë me ujë po shkojnë drejt zhdukjes pasi një teknologji e tillë flet mbi 100 vite më parë. Por, ka ende fshatra të cilat me mundim vijojnë ta mbajnë gjallë traditën, qoftë edhe për shkak të cilësisë së miellit në një mulli të tillë.

12:15
Ndihma ndaj agrobiznesit/Kryeministri viziton baxhot në Boboshticë

Për djathin feta të prodhuar në Korçë synohen tregjet rajonale e më gjerë. Ferma e përpunimit të qumështit “Shaka Boboshticë” përmes mbështetjes financiare të programit të Zhvillimit Rural, ka investuar në pajisje për modernizimin e teknologjisë prodhuese, si dhe të cilësisë së djathit në disa varietete të ndryshme. Ajo bashkëpunon me rreth 400 fermerë të zonës për grumbullimin e qumështit.

12:09
Kosova, më pak grurë/ Përgjysmohet sipërfaqja e tokës së mbjellë

Interesimi i bujqve nga Kosova për të mbjellë grurë ka rënë. Si pasojë sipërfaqet e mbjella me grurë janë përgjysmuar gjatë gjashtë vjetëve të fundit. Gjatë vjeshtës së vitit të kaluar janë mbjellë vetëm 50 mijë hektarë tokë me farë gruri, për dallim nga viti 2012, gjatë së cilit ishin mbjellë 102 hektar.

12:05
Bujtinat e Beratit, studentja mirëpret në shtëpinë e saj turistët

Ela Dingo , një studente nga Berati ka gjetur një mënyrë origjinale për të përballuar koston e studimeve universitare. Vajza e re nuk do t’i sforcoj prindërit e saj, sidomos pas sëmundjes qe kaloi nëna. Ela u sugjeroi prindërve që banesën ta kthenin në një bujtinë. Fillimi ishte vështirë për ta pasi siç thotë Ela nuk ishte lehtë ta realizoje.

12:05
New York pa drita/Mbetën pa energji 70 mijë banesa dhe biznese në Manhattan

Energjia elektrike është rikthyer pas blakoutit të në dite më parë në Nju Jork, që bllokoi trenat e metrove e la disa persona të bllokuar në ashensorë mbrëmjen e se shtunës.

12:03
Parajsa në majë të alpeve/Thethi, destinacion i pëlqyer në çdo stinë të vitit

Të paktë mund të jenë ata shqiptarë, të cilët nuk kanë dëgjuar për Bjeshkët e Namura. Bukuritë natyrore në Parkun e Thethit janë ndër më të rrallËt që mund të shohësh në vendin tonë.

11:21
Turi i Francës, etapën e 8 e fiton Thomas de Gendt

Tomas de Gendt është fituesi i etapës së 8 të turit të Francës, Macon-St.Etienne 200 km e gjatë. Çiklisti i skuadrës Lotto Soudal e bëri këtë sipas mënyrës së tij; gjeti momentin e duhur për t’iu rezistuar dhe t’iu shkëputur Thibaut Pinot dhe Julian Alaphillipe për të fituar këtë etapë me kohën 5 orë e 17 sekonda.

11:12
Turneu i Wimbledo, “mbretëresha” është Simona Halep

“Mbretëresha” e turneut të Wimbledonit është Simona Halep. Tenistja rumune mundi në finale Serena Williams, e cila ishte në kërkim të titullit të 24 Grand Slam në karrierë, një objektiv ky që mbetet ende një ëndërr për tenisten amerikane, që gjithsesi duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ndryshe nga sa pritej, finalja e kësaj të shtune nuk kishte histori me Halep që ishte dominuese në fushën e lojës pavarësisht se në anën tjetër të rrjetës ishte pikërisht një legjendë si Serena Williams.

11:07
Aksident i rëndë në Tiranë/ Vdes pasagjerja, në gjendje të rëndë shoferi

Një aksident me vdekje dhe plagosjen e një personi ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Tiranë.

10:51
Trump e braktisi marrëveshjen bërthamore të Iranit për inat të Barak Obamës

Donald Trump e braktisi marrëveshjen bërthamore të Iranit vetëm për inat të Barak Obamës; të tjera kabllograme të ish-ambasadorit britanik në SHBA kanë dalë në dritë dhe përcjellin një tablo më të plotë të asaj, mendonte sir Kim Darroch për shefin e Shtëpisë së Bardhë, administratën dhe vendimet e tij.

10:45
Gjurma e Armstrong, të shpallet trashëgimi e njerëzimit

50 vite pas 20 korrikut 1969, që vulosi gjurmën e njeriut në hënë, nuk ka asnjë normativë ndërkombëtare që të ruajë vendin e zbritjes. Atje, ku Neil Armstrong dhe shokët e tij, vendosën këmbën mbi tokën hënore; ku u vendos flamuri amerikan dhe ku u lanë disa suvenire nga misioni hapësinor Apollo 11. Ajo zonë, u quajt ‘Baza Tranquillity’.

10:41
Grabitqarët e detit rrezikojnë të zhduken nga Mesdheu

Peshkaqenët, grabitqarët më të mëdhenj të detit prej miliona vitesh, rrezikojnë të zhduken nga Mesdheu si pasojë e peshkimit të tepruar dhe për faktin se ndotja plastike po rritet gjithnjë e më shumë.

10:29
Ankth në det të hapur, shpëtohet pas 3 orësh jahti me shtetas serbë

Autoritetet shqiptare kanë shpëtuar gjatë natës 7 shtetas serbë, të cilët ishin duke lundruar në ujërat tona me një jaht, me flamur italian. Jahti u lokalizua në veri-perëndim të Sazanit, i cili kishte mbetur në det të hapur për shkak të defektit të motorit. Ka qenë policia kufitare, ajo që i është përgjigjur thirrjes për ndihmë.

10:16
Ekstradohet nga Belgjika grabitësi i dhunshëm

Ekstradohet nga Belgjika drejt vendit tonë 41-vjeçari  Alket Preka,  41 vjeç, banues  në Shkodër.

09:49
Pasuri nga para te “pista”, sekuestrohen 4 automjete luksoze

Finalizohet në Lezhë operacioni “Luksi“, për vendosjen e  sekuestro preventive të disa automjeteve luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete  kriminale.  

09:44
PD akuzoi së në Vaun e Dejës u votua me fletë të falsifikuara, anëtari i KQZ-së: Fletët u prodhuan në Slloveni

Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi i është kundërpërgjigjur akuzave të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ku ky i fundit një ditë më parë tha se në Vaun e Dejës është votuar me fletë votimi të falsifikuara.

09:17
Shkencëtarët rindërtojnë fytyrat e të famshmëve të antikitetit nga Tutankhamuni te Jezusi

Kush nuk do të ishte kureshtar të shihte fytyrën e vërtetë të Jezusit, Tutankhamun apo të personazheve të tjerë të antikitetit? Për fat të mirë, aftësia jonë për të rindërtuar ngjashmërinë e njerëzve të vdekur gjatë, të njohur si rindërtimi i fytyrës, ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në dekadat e fundit.

08:42
Sakrifica për tu arsimuar, fëmijët futen në qese plastike për të kaluar lumin

Banorët e fshatit Huoi Ha, në krahinën e Dien Bien në Vietnam jetojnë në  varfëri ekstreme dhe  e dinë se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo gjendje është të shkosh në shkollë.

08:33
22 amfora të lashta gjenden në brigjet shqiptare

Një projekt i përbashkët arkeologjik shqiptaro-amerikan ka gjetur amfora që janë të paktën 2,500 vjeçare në detin Jon pranë brigjeve shqiptare, të cilat mund të jenë aty si pasojë e një anije të mbytur në lashtësi.

08:13
Egjipti hap dy piramida antike, publikohen gjetjet e reja

Egjipti hapi të shtunën dy piramida antike në jug të kryeqytetit të Kajros dhe zbuloi një koleksion të sarkofagëve të sapo gjetur, disa prej të cilave përmbajnë mumiet e ruajtura mirë.

E shtunë, 13 Korrik 2019
22:26
Ky është shteti që zgjedhin gjermanët dhe francezët për të emigruar për punë

Emigrimin e njohim së fundmi si një fenomen ballkanik dhe afrikan, por ai ekziston edhe vetë brenda Bashkimit Evropian, ndonëse jo në të njëjta përmasa me ato të qytetarëve të shteteve të treta. Edhe gjermanët dhe francezët zgjedhin të emigrojnë për punë nga shtetet e tyre, por si vend pritës preferojnë kryesisht një tjetër anëtar të Bashkimit Evropian.

21:47
Basha riorganizon partinë, emrat e 24 koordinatorëve që do të ndjekin procesin

Lulzim Basha kërkon që Partia Demokratike të përfundojë në mënyrë kapilare organizimin e strukturave të saj në të gjithë Shqipërinë. Nëpërmjet një urdhri të marrë së fundmi, Basha kërkon që deri në datën 20 korrik degët duhet të bëjnë kalendarin e punës për deri në 31 gusht, që është afati maksimal për kryerjen detyrave dhe monitorimin e tyre nga grupi i punës.

21:32
Shoqëroi nipin e ish-ministrit, polici largohet pas 17 vitesh për të punuar si shofer bulmeti

“I ndershëm në Shqipëri”, kështu e ka titulluar gazetarja Anila Hoxha shkrimin ku pasqyrohen realitete të dhimbshme me të cilat përballen çdo ditë shumë punonjës policie në Shqipëri. Shkrimi i cili është kthyer në ‘viral’ në mediat online dhe rrjetet sociale tregon edhe historinë e një ish-polici të quajtur Artan A.

21:05
Nga i pastrehë kthehet në milioner duke ndërtuar ‘plazhe’ në banesa

Në moshën 15 vjeçare, Eric White do të mbeste në rrugë për të paktën 8 muaj duke u konsideruar i pastrehë. Ai ndërpreu shkollën dhe madje kishte vështirësi të germëzonte emrin e tij. “Atij i duhej një mrekulli për të filluar punë”, shkruan Usa Today.

20:39
Njoftoi për sëmundjen e rëndë, bota e futbollit bashkohet me Mihajloviç

Sinisa Mihajloviç dha sot lajmin se vuan nga sëmundja e rëndë e leucemisë, ndërsa premtoi se do nisë një betejë të fortë kundër të keqes, deri sa ta mposhtë atë, por pa lënë mënjanë karrierën e tij si trajner te Bologna.

20:16
FOTO/ Mama e tre fëmijëve duket joshëse në pishinë!

Chrisitne McGuinness dukej sensacionale e veshur me bikini blu, në këto pushime të sajat verore, në Spanjë.

19:57
Eksperti amerikan: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi u bllokua nga Angela Merkel

James Hooper, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit dhe ekspert me përvojë i Ballkanit, thotë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të mos ta ketë elementin territorit.

19:55
Foto+Video/ Jahti më luksoz në botë, në shitje për 15 milionë dollarë

Po kërkon një jaht luksoz? Atëherë je me fat: “Adastra”, që ka fituar një seri çmimesh për dizajnin dhe mund të kontrollohet me një iPad, është në shitje për 15 milionë dollarë.

19:40
Dy rusët që trazuan Ballkanin akuzohen se janë të shërbimit sekret

Një dyshe prankerash rusë imitojnë ish Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe telefonojnë e fusin në kurth politikanë dhe personalitete të njohura botërore.

19:30
Diaspora/ Artemida Lenz: Në Vjenë ka të huaj të cilët duan të mësojnë shqip

Dr.Atermida Islami Lenz jeton prej 24 vitesh në Vjenë. Ajo është e martuar me Volfgang Lenz, profesor i gjuhës gjermane.

19:18
Donald Trump në kërkim të aleatëve kundër Iranit

Pas një serie incidentesh në Gjirin Persik, SHBA po kërkojnë aleatë të vjetër e të rinj për të krijuar një koalicion ushtarak në mbrojtje të Ngushticës së Hormuzit. Cilat vende janë të gatshme e cilat të përmbajtura?

19:05
SHBA: Gjurma e Armstrong të shpallet trashëgimi e njerëzimit

50 vite pas 20 korrikut 1969, që vulosi gjurmën e njeriut në hënë, nuk ka asnjë normativë ndërkombëtare që të ruajë vendin e zbritjes.

18:45
20 vite burg mësueses që kreu marrëdhënie me nxënësin

Mësuesja 28-vjeçare në SHBA, Britani Zamora, nga Arizona, akuzohej se kishte kryer marrëdhënie me adoleshentin 13-vjeçar disa herë në klasë, por edhe në mjedise të tjera.

18:39
Grabitqarët e detit rrezikojnë të zhduken nga Mesdheu

Peshkaqenët, grabitqarët më të mëdhenj të detit prej miliona vitesh, rrezikojnë të zhduken nga Mesdheu, si pasojë e peshkimit të tepruar dhe për faktin se ndotja plastike po rritet gjithnjë e më shumë.

18:30
Nëna, babai dhe fëmija mbulojnë gojën me ngjitës para se të flenë

Një këngëtare e famshme në Indonezi habiti ndjekësit kur tregoi se ajo, bashkëshorti dhe djali i saj dy-vjeçar vënë çdo natë një ngjitës në gojë para se të flenë.

18:14
Rikthehet ”Manhattanhenge”, pamje mahnitëse të fenomenit që mbledh me qindra turistë

”Manhattanhenge” është një prej fenomeneve më të veçanta në Nju Jork. Perëndimi i diellit në linjë me rrugët kryesore të lagjes më të njohur në botë, Manhattan, krijon pamje spektakolare.

18:11
Turi i Francës/ Groenewegen fiton etapën e 7

Etapën e shtatë të Turit të Francës, e fiton një holandez. Bëhet fjalë për Dylan Groenewegen, i cili arriti të fitojë pas sprintit final, duke i përshkuar 230 km e saj, me kohën 6 orë 2 minuta e 44 sekonda.

17:58
Ëndërronte të takonte babain, 6-vjeçarja vdes në shkretëtirë

Në një fshat të vogël në Hasanpur të Indisë, të gjithë e njohin familjen Guruprit. Trupi i vajzës gjashtë vjeçare të kësaj familjeje u gjet nga autoritetet amerikane, në kufi me Meksikën, pak muaj më parë.

17:46
Blerjet e Bayern Munich, prezantohet Benjamin Pavard

Bayerni i Mynihut prezantoi një tjetër futbollist të blerë në merkaton e transferimeve.

17:26
Mbi të 40-at, por duken si të ishin 20! – Foto

Çdo ditë e më tepër po dëgjojmë se si ushtrohet presion ndaj vajzave të reja duke i inspiruar rreth formave trupore perfekte.

17:03
Nehat Kulla i lirë, “gjeneralit” të bandës famëkeqe i përfundon dënimi

Nga pasditja e sotme, Nehat Kulla do të jetë i lirë. I njohur edhe me nofkën “Gjenerali”, Nehat Kulla drejtoi një ndër bandat më famëkeqe në Tiranë dhe në Shqipëri në vitin e mbrapshtë 1997. Ai ka shlyer në burgun e Fushë Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

16:58
Emergjenca në Luiziana/ Stuhia “Barry” shton fuqinë në gjirin e Meksikës, pritet të godasë tokën

Presidenti Amerikan, Donald Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës në Luiziana, ndërsa një stuhi tropikale që po fuqizohet akoma më shumë, është gati të prekë tokën.

16:49
Meta rrëzoi Gjinushin, Akademia e Shkencave mbledhje të jashtëzakonshme

Asambleja e Akademisë së Shkencave do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme pas vendimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të mos dekretuar Skënder Gjinushin në krye të këtij institucioni.

16:36
I ndershëm në Shqipëri…

Nga Anila Hoxha

16:23
Skënderbeu rekurs në Gjykatën Federale Zviceriane: Proces i paragjykuar, i njëanshëm dhe i paracaktuar

Klubi i futbollit i Skënderbeut ka reaguar pas vendimit të CAS-it që la në fuqi pezullimin 10-vjeçar në kompeticionet europiane. Korçarët e konsideron të gjithë procesin në CAS si të paragjykuar, të njëanshëm dhe të paracaktuar që prej vitit 2016.

16:14
E dashura e Lautaros, turbullon fansat me foto me bikini

Agustina Gandolfo dhe Lautaro Martinez vazhdojnë të shijojnë pushimet pas përfundimit të Copa Americas. Modelja argjentinase u ka dhuruar fansave të saj në Instagram të tjera foto me bikini, që të turbullojnë mendjen.

16:08
Sërish krizë në Romë/ “Qyteti i përjetshëm” nën plehra

Vendgrumbullimet e mbeturinave në flakë dhe minjtë që shëtisin mbi plehra nëpër rrugët e qytetit; kjo panoramë ka ndezur frikën për shëndetin e banorëve të Romës ndërsa mjekët paralajmërojnë familjet të qëndrojnë larg mbeturinave.

15:51
Paris, protestojnë “Jelekzinjtë”/ Emigrantët pa dokumente kërkojnë statusin dhe strehim

Qindra emigrantë pa dokumenta protestuan pranë Panteonit, në Parisin qendror, duke okupuar kompleksin memorial me kërkesat për bisedime, me autoritetet, për rregullimin e statusit të tyre.

15:32
Korado Aliaj fiton “Top talent 2”/ Konkurroi për prezantues, juria e zgjodhi si më të mirin mes garuesve

Korado Aliaj është fituesi i edicionit të dytë të “Top Talent”. Ai konkurroi në kategorinë “Prezantues” dhe juria e përzgjodhi atë si më të mirin mes garuesve të tjerë.

15:27
Zgjedhjet e 30 qershorit, Bardhi: Edhe kandidate për Këshill edhe mbikëqyrëse e votave. Ndodh në Vaun e Dejës

Partia Demokratike përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, ka denoncuar sot një tjetër skandal që sipas tij ka ndodhur në Vaun e Dejës për zgjedhjet e 30 qershorit.

15:13
Razma/ Turistë të shumtë në një nga fshatrat më të bukur në veri të vendit

Pasi ke lënë pas Shkodrën, në më pak se 45 min arrin në Razëm, një nga fshatrat më të bukur të turizmit malor, në veri të vendit.

15:09
Rimëkëmbja energjetike; Projekti i BB duhet të mbyllej në nëntor, por pritet të shtyhet

Në nëntor të këtij viti duhej të mbyllej projekti i Bankës Botërore për rimëkëmbjen energjetike, por vonesat ne realizmin e objektivave pritet te çojnë në një shtyrje të afatit prej një viti.

15:08
U shtojnë orët, mjekët: Po shkelet kontrata dhe Kodi i Punës”/ Ministria: S’plotësojnë 40 orë pune

Një urdhër i Ministrisë së Shëndetësisë ka zgjatur orarin e punës për personelin mjekësor në Qendrat Shëndetësore për turnin e dytë me gati një orë.

15:04
Gjinushi: Dekreti i Metës, nul. S’dorëhiqem

Të premten, Presidenti Meta, refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, i zgjedhur në datë 24 maj të këtij viti.

15:04
Beteja e re në Kolegj; KQZ s’miraton dot përbërjet e këshillave bashkiakë, duhen 5 vota

Për 20 mandatet e parë të votuar në KQZ për këshillat bashkiak në 20 bashki do të jetë Kolegji Zgjedhor ai që do të vendosë.

14:51
Dënohet “Facebook”/ Gjobë prej 5 miliardë dollarësh

Rregullatorët amerikanë kanë miratuar një gjobë rekord prej 5 miliardë dollarësh për “Facebook-un” në lidhje me shkeljen e privatësisë.

14:28
PD: Në Vaun e Dejës është votuar me fletë të falsfikuara votimi

Partia Demokratike ka vijuar edhe këtë të shtunë me akuzat për manipulime të zgjedhjeve të 30 qershorit për numrin e votuesve.

14:25
Kritika ndaj Mitsotaqis/ Opozita greke kundër vendimeve të qeverisë së re

Opozita greke ka reaguar fuqishëm ndaj veprimeve të para të qeverisë së re konservator, të Kyriako Mitsotakis, një prej të cilave ishte publikimi i qarkores, me anë të së cilës Ministri i Punës, Janis Vroutsis anulloi dhënien e Numrit të Regjistrit të Sigurimeve Shoqërore (AMKA) tek emigrantët, refugjatët, azilantët dhe fëmijët e pashoqëruar të ardhur nga vendet e treta.

13:45
Tabaku: Me Ramën, Shqipëria e para për korrupsion, e fundit për mirëqenie

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke iu referuar edhe raportit të DASH për investimet në vend, thotë se Shqipëria ka nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon, ndërsa shqiptarët kanë mirëqenie më të ulët se fqinjët e tyre.

13:41
Kërkonin favore seksuale dhe para përmes shantazhit, arrestohen

Dy persona nga fshati Cakran i Fierit janë arrestuar nga policia pasi përmes shantazhit i kërkonin një femre favore seksuale si edhe para.

13:22
Griezmann te Barcelona/ Atletico iu hap luftë katalanasve

Antoine Griezmann është futbollist i Barcelonës. Pasditen e së premtes avokati i sulmuesit francez u paraqit në zyrat e La Ligës për të depozituar pagesën e klauzolës së kontratës së Griezmann prej 120 milionë Euro.

13:17
15 foto që provojnë se mjekra ndryshon gjithçka

Është mahnitëse të mendosh se shtimi i një tipari të fytyrës së një njeriu mund të ndryshojë tërësisht pamjen e tij. Kjo veçori është natyrisht, një mjekër.

13:01
Vodhi 280 milionë lekë, arrestohet bankieri i shpallur në kërkim

Dy vite pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër me 10 vite burg për vjedhjen përmes falsifikimit të 28.000.000 lekëve (të reja), policia e Shkodrës në mbështetje të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, arrestoi 41-vjeçarin Olsi Boriçin.

12:52
Murillo “braktis” Spanjën, rikthehet në Seria A

Jeison Murillo rikthehet sërish në Seria A. Mbrojtësi kolumbian do të luajë me fanellën e Sampdorias, dy vite pasi ai la Interin për t’u transferuar te Valencia në La Liga.

12:43
Veliaj: Kthyem një ‘minifshat’ në një nga lagjet më të mira të Tiranës

Bashkia e Tiranes ka përfunduar rehabilitimin e një blloku banimi në njësinë 3 në një sipërfaqe prej 1.6 hektarësh duke e transformuar atë.

12:22
Elbasani vlerëson Caljan/ Kampionit i japin titullin “Nder i Qarkut”

Peshëngritësi Briken Calja është nderuar ditën e premte me titullin “Nderi i Këshillit të Qarkut Elbasan” për arritjet e tij në sportin e peshëngritjes, në një ceremoni iku ishin të pranishëm disa nga deputetet e qarkut Elbasan dhe dy kryetarët e bashkive në detyrë, ai i Elbasanit dhe ai i Cërrikut.

12:10
Bletërritësja 17-vjeçare/ Pasioni i adoleshentes në Pishkash të Përrenjasit

Xhuana Skura është vetëm 17 vjeçe, por që në fillim të adoleshencës ajo zbuloi tek vetja një pasion, që jo çdokush e ka në moshën e saj.

12:10
Udhëtim në Bjeshkët e Nëmuna/ Destinacioni i turistëve të huaj, por edhe “streha” e piktorëve

Pjesë e Alpeve Evropiane janë edhe ato shqiptare, të njohura ndryshe si Bjeshkët e Nëmuna. Madhështia e kësaj bote të egër vërehet porsa nisesh për qytetin e Pejës.

11:49
“Lugina 2” arreston dy vëllezër, në kërkim i treti

Policia e kryeqyteti në përfundim të operacionit të koduar “Lugina 2”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka arrestuar dy vëllezër, si edhe ka shpallur në kërkim një të tretë.

11:24
Surpriza në ditëlindjen e DigitAlb: Në datat 14-15 korrik të gjitha kanalet falas, si dhuratë

Në këtë përvjetor të ditëlindjes së 15-të, DigitAlb nuk e ndal morinë e surprizave të shumta për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

11:19
Pushimet tuaja nuk do jenë kurrë si të tyret

Si po ia kaloni këto pushime? Me shumë gjasa ju nuk po i kaloni ato në jahte, avionë privatë apo duke derdhur pafund shampanjë, por “Fëmijët e pasur” të Instagramit po e bëjnë këtë.

11:14
Cerezo: Greizmann na zhgënjeu, nuk tërhiqemi sepse kemi prova

Enrique Cerezo këmbëngul se Atletico e Madridit duhet të këmbëngulë deri në fundit për të mbrojtur të drejtat e klubit në rastin “Griezmann”.

11:08
Federer thyen Nadal, në finale ndaj Djokoviç

Finalja e turneut historik Wimbledon për meshkuj do të diskutohet nga Roger Federer dhe Novak djokovic. Tenisti zviceran që do të luajë në këtë fazë për herë të 12 në karrierën e tij mundi në gjysmëfinale rivalin historik dhe njëkohësisht mikun e tij Rafael Nadal 3-1 duke marrë hakun për humbjen në gjysmëfinalen e Roland Garros.

10:41
Befason United, rrit çmimin e Pogba

Lajme të këqija për Realin e Madridit dhe Juventus, vijnë nga kampi britanik i “djajve të kuq”. Sikurse raporton tabloidi anglez, “Daily Mirror”, drejtuesit e Manchester United, të zhgënjyer nga fjalët e fundit të menaxherit të Paul Pogbasë, Mino Raiola, kanë vendosur të rritin çmimin e kartonit të mesfushorit francez, duke e çuar nga 160 milionë në 200 milionë euro.

10:22
Tensioni në rritje, Britania dërgon anije lufte në Gjirin Persik

Situata në Gjirin Persik po përkeqësohet: Në mesin e tensioneve me Iranin, Britania e Madhe dërgon anijen e luftës “HMS Duncan” në gji, që duhet të sigurojë transportin e anijeve në rajon.

10:13
Boeing 737 MAX jashtë qarkullimit deri në 3 nëntor

Kompania “United Airlines Holdings” njoftoi të premten se avionët Boeing 737 MAX nuk do të përdoren për fluturime deri më 3 nëntor, një shtyrje e re e afatit që çon në anulimin e rreth 2,100 fluturimeve në shtator dhe 2900 në muajin tetor.

10:13
Bibliotekat publike, trendi më i ri i qytetarëve të Tiranës

Bibliotekat publike në Tiranë, duket se po kthehen në tendencë për qytetarët e të gjitha grupmoshave. Falë Bashkisë së Tiranës, ato që dikur ishin shndërruar në kafene dhe pika bastesh, brenda mandatit të parë të kryebashkiakut Veliaj i janë rikthyer komunitetit.

10:06
Rikthehet Ed Sheeran, synon majat e klasifikimeve

Ed Sheeran po përgatitet të dominojë sërish verën me një album të ri, të sapoprezantuar.

09:55
Sonte në Hipokrati: Sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Infeksionet e transmetuara seksualisht janë një shqetësim i madh individual, shoqëror dhe i shëndetit publik. Kostot e tyre sociale, shëndetësore dhe ekonomike janë të konsiderueshme dhe ndikojnë në jetën dhe mirëqenien e individëve si dhe marrëdhënieve në shoqëri.

09:45
Meta, “Luani i Artë”/ Presidenti vlerësohet me çmimin ndërkombëtar në Venecia

Me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”, Presidenti Ilir Meta u vlerësua në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”.

09:39
Afganistan, vritet një tjetër ushtarak amerikan

Një ushtar amerikan raportohet se është vrarë gjatë shërbimit në Afganistan. Ngjarja është konfirmuar nga vetë misionin i NATO-s.

09:23
Ushtronte dhunë ndaj gruas, arrestohet edhe për armëmbajtje pa leje

Një 46-vjeçar nag Mirdita është arrestuar nga policia e këtij qyteti nën akuzën e dhunës fizike dhe psikologjie ndaj bashkëshortes së tij.

09:12
Kujdes nga pijet me sheqer, studimi: Rrezik për kancerin

Konsumi i pijeve me sheqer, përfshirë edhe lëngun e frutave 100 për qind, mund të rrisë rrezikun e kancerit.

09:04
Bentley prezanton makinën e së ardhmes – FOTO

Bentley Motors, shtëpia e makinave e themeluar më 10 korrik 1919, në Crewe, në zonën rurale britanike, mbush 100 vjeç dhe i bën vetes një dhuratë speciale’ makinën e së ardhmes.

08:58
Spongebob mbush 20 vjeç

I shfaqur për të parën herë më 17 korrik 1999, në 20 vitet e fundit ka mbretëruar si seria e animuar numër një për fëmijët.

08:42
Wieslaw Tarka: Ballkani Perëndimor dhe BE janë në udhëkryq

Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE as s’mund të sfidohet dhe as s’mund të zëvendësohet me forma të tjera angazhimi të BE, thekson në intervistë me DW, Ambasadori Wieslasw Tarka, koordinator i Samitit të Poznan-it.

08:27
Shkup, Ambasadorja amerikane, Kate Byrnes dorëzon letrat kredenciale

Ambasadorja e re amerikane Kate Marie Byrnes, e cila para pak ditësh arriti në Shkup, sot i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Stevo Pendarovski.

06:23
Luftë mes gardës së Iranit dhe militantëve kurdë, disa të vrarë

Në Lindjen e Mesme vazhdojnë përplasjet mes forcave policore dhe atyre rebele e terroriste. Këtë radhë është shënuar një përleshje mes forcave të Iranit dhe militantëve kurdë.

06:04
Video/ Aksident në kufi, shikoni pamjet e rënda

Një aksident ka ndodhur në kufirin e Kroacisë ku janë përplasur dy automjete. Njëra makinë po priste në radhë për të kaluar kufirin kur u përplas nga pas nga automjeti tjetër.

05:50
Makina përplaset me kamionin, 34 vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident automobilistik ka ndodhur pas mesnate në Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në by-passin e Lushnjes rreth orës 2 e 30. Në aksident janë përfshirë dy mjete, një autoveturë tip benz dhe një kamion.

04:38
Rregjistrimi i popullsisë në ShBA, Trump u kërkon informacion agjensive federale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump hoqi dorë nga përpjekjet e tij për të shtuar një pyetje në formularin e regjistrimit të popullsisë në vitin 2020. Ai tha se ka vendosur të mbedhë informacione mbi njerëzit që banojnë në Shtetet e Bashkaura nëpërmjet agjencive të ndryshme federale. Në një fjalim të enjten, presidenti Trump fajësoi demokratët dhe gjykatat që ai i quan “jo miqësore”, për krijimin e pengesave ndaj asaj që ai thotë se ishte pyetje legjitime. Kritikët thonë se kjo çështje do të pengonte shumë banorë pa shtetësi, qofshin ligjërisht apo jo në Shtetet e Bashkuara, që të marrin pjesë në regjistrim dhe se shtrembërimi i rezultateve mund t’u japë republikanëve më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe avantazhe tjera.

02:12
Zhytje pas ushqimit? Ja çfarë thonë ekspertët

Ështe makthi i shumë prindërve, megjithatë ky fenomen nuk prek vetëm femijet. Është folur shumë për faktin që pas ngrënies, nuk duhet hyrë menjëherë në ujë. Por sa duhet pritur saktësisht? Kjo është një prej dilemave të mëdha të verës dhe shpeshherë, shkak i betejave mes të rriturve dhe të vegjëlve të tyre kapriçoze.

01:43
Griezmann lojtari i ri i Barcelonës, ja çfarë thotë francezi

Barcelona ka zyrtarizuar blerjen e saj më të re. Antoine Griezmann është lojtari më i ri i Barcelonës.

01:14
Arrestohet R Kelly, akuza për pedofili

Me “I belive I can Fly”, ka bërë të ëndërrojnë gjenerata të tëra por tani, R Kelly, ose Robert Sylvester Kelly, është arrestuar në Chikago për molestim minorenësh, pedopornografi dhe pengim të drejtësisë.

E premte, 12 Korrik 2019
23:59
Ashraf 3, shfaqet në 3D lufta 120-vjeçare e popullit iranian për liri e demokraci

Ky është Ashraf-3, në afërsi të Manzës dhe 30 kilometra larg Tiranës ku banojnë mijëra anëtarë të grupit kryesor opozitar iranian, MEK në Shqipëri.

23:49
Korado Aliaj, fituesi i “Top Talent 2”

Korado Aliaj është fituesi i edicionit të dytë të “Top Talent”. Ai konkurroi në kategorinë “Prezantues” dhe juria e përzgjodhi atë si më të mirin mes garuesve të tjerë.

22:54
22 amfora 2500 vjeçare gjenden në afërsi të Karaburunit

Një sasi amforash të paktën 2500-vjecare janë gjetur në një thellësi 40-60 metra në afërsi të bregdetit shkëmbor të Karaburunit. 22 amforat me grykë të ngushtë dhe dy-mbajtëse u gjetën gjatë kërkimeve të bëra nga anija e kërkimit shkencor ”Hercules” në kuadër të projektit të përbashkët shqiptaro-amerikan të arkeologjisë nënujore.