Një tjetër grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në orën 21 e 37 minuta në një kazino në qendër të Shkupit.

Grabitësi duke kërcënuar se ka armë, ka hyrë në ndërtesën në Rrugën “Sreçko Puzhalka” dhe ka vjedhur paratë e qarkullimit ditor.

Nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk është shënuar asnjë i lënduar, ndërsa nga Ministria e Brendshme thonë se po punojnë në zbardhjen e rastit, si dhe zbardhjen e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në të njëjtën ditë në kazinon Vegas në rrugën e Kaçanikut.

Policia është vënë në kërkim të grabitësve, të cilët ma maska dhe mirë të organizuar, me automatikë dhe pistoleta kanë hyrë nga ana e pasme e objektit dhe kanë qëlluar ndaj të pranishmëve.

Në vendngjarje ka ndërruar jetë mundësi i njohur 20 vjeçar, Bunjamin Nuishi nga fshati Krushopek, i cili në kazino kishte punuar si sigurim. Po ashtu  i vdekur nga kjo grabitje mbeti edhe një i ri 22 vjeçar nga Kosova.

Top Channel