“Seks kur isha e mitur…”, Balotelli shantazhohet nga një 18-vjeçare, ja sa euro i kërkon

16/02/2020 17:00

Një vajzë 18-vjeçare i ka bërë shantazh sulmuesit italian Mario Balotelli, për t’i marrë 100 mijë euro, duke shfrytëzuar faktin që mes të dyve kishte pasur raporte seksuale disa kohë më parë, kur italiani luante për Nice.

Vajza ka pretenduar se ka qenë 17 vjeçe kur ka kryer marrëdhënie seksuale me sulmuesin dhe se do ta denonconte në polici, nëse Balotelli nuk do të paguante një gjobë prej 100 mijë eurosh.

Megjithatë sulmuesi e denoncoi menjëherë në polici 18-vjeçaren, e cila do të përballet tani me akuzat për shantazh, ndërsa avokati i Balotellit tha se sulmuesi ishte siguruar që vajza i kishte mbushur 18 vjeç gjatë kohës kur kishin kryer aktin seksual.

Top Channel