Kryemadhi në Fier: Rama është ‘vrasësi’ i punësimit, por edhe ne jemi fajtor

15/02/2020 17:30

Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka mbledhur në qytetin e Fierit mbështetësit e partisë që ajo drejton.

Në këtë mbledhje, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministri Rama, duke i kujtuar këtij të fundit edhe premtimet elektorale. Sipas Kryemadhit Rama ka bërë që shumë të rinj dhe  të reja të largohen nga Shqipëria. Ajo e ka konsideruar kryeministrin Rama si ‘vrasës’ i punësimit.

“Në xhepat tuaj paksohen paratë dhe shtohen faturat e larta, energjisë ujit dhe tkasat e bashkisë. Rriten faturat e kopshtit të fëmijëve. Kjo ka sjellë që shqiptarët të largohen nga Shqipëria. Bashkë me varfërinë dhe me mungesën e shërbimeve, shqiptarët u shtohet edhe malli për fëmijët e tyre. Është rritur me 22% emigrimit. Ata janë shkolluar por largohen se s’kan mundësi pune. Ishim në SHBA ku u takuam me të rinj e të reja. Ata donin të ktheheshin sa më shpejtë. Ajo që donin të ktheheshin sa më shpejt. Edi Rama është një vrasës i punësimit. Vetem vitin kaluar emigracioni u rrit me 22%. ” tha Kryemadhi.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se  nëse në Shqipëri nuk veprohet për ndryshim rrezikon që të mbetet një vend i  varfër. Ajo ka shtar se një pjsë e dajit i përket edhe opozitës e cila nuk veproi.

“Rama nuk hapi 300 mije vende pune. Por i largoi. Nuk hapi 300 mije vende pune Dhe rrogat nuk i rriti. Edi Rama një ‘vrasës’ i punësimit dhe sidomos i punësimit të të rinjve. Ajo që ndjejmë çdo ditë është që të rinjtë besojnë te LSI Ndjehemi krenare qe rinia beson tek LSI, sepse ne i kemi dhënë mundësi të rinjve. Edi Rama po e çon Shqipërinë drejt plakjes. Ata fajësonin politikën. Ne kemi faj, pasi nuk ja kemi kujtuar Ramës 300 mijë vendet e punës. Ai jo vetëm që nuk hapi aq, por mbylli vende pune, biznese, dhe la në rrguë familje duke rritur madje edhe kostot, çmimet edhe taksat.” tha Kryemadhi.

 

 

Top Channel